• e enjte, 18 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 17 korrik / 2024

Shkup - Gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Në një konferencë për shtyp në Qeveri ajo informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8.22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19.178 miliardë denarë.

Shkup - Arriti aeroplani i madh zjarrfikës rumun "Spartan" i cili hedhë të ashtuquajtuart bomba ujo mbi pesë tonë. Si logjistikë, atë e shoqëron edhe aeroplani "Herkul". Do të fillojnë të veprojnë së shpejti në shuarjen e zjarreve, deklaroi sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.Ai informoi se sot në mëngjes, në orën 5, ka mbajtur brifing me pilotët e helikopterëve të cilët fluturojnë për t'i shuar zjarret në mbarë vendin.

Shkup - Institucionet janë të obliguara të dorëzojnë analizë funksionale në bazë të së cilës do të vlerësohet gjendja dhe në të njëjtën kohë do të vendoset se çfarë do të bëhet me pagën minimale, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.  Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria ka gjetur mjete për rritjen e pagës minimale, ministrja ka theksuar se sigurisht që është dashur të ketë korrigjim të pagës së administratës dhe kjo është e paraparë në Buxhet.

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot ka bërë të ditur se  nga masat për Kovid në Buxhet, që i ka krijuar qeveria paraprake, janë shkurtuar 620 milionë denarë. Masat për KOVID-in, siç tha Dimitrieska Koçoska në një konferencë për media,  tashmë nuk duhet të ekzistojnë më sepse korona tashmë është në të kaluarën dhe ka kohë që është pas nesh.  

Shkup - Askush në vend nuk disponon me të dhëna të sakta për numrin e lejeve të dhëna ekologjike B të integruara, të cilat komunat ua japin firmave, puna e të cilave ndikon në mjedisin jetësor, citohet në Hulumtimin e Qendrës për komunikime civile.

Shkup - Nevojitet racionalizim i shpenzimeve, zhvillim mi udhërrëfyesit të qartë për digjitalizim të çdo institucioni, në suaza të standardeve të vendosura në nivel kombëtar, digjitalizim intensiv i të gjitha regjistrave dhe kyçja e tyre në rrethinën e vetme për shkëmbim të të dhënave, theksoi ministri për Tranformim digjital, Stefan Andonovski.

Shkup - Minsitrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska, sot, në konferencën për shtyp për ribalancin e Buxhetit, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për atë se sa mjete janë dnarë për funksionalitetin e Agjencisë mediatike informative (MIA), duke pasur parasysh se Agjencisë për këtë vit iu ndanë vetëm 50 për qind nga paratë e nevojshme, tha se gjithçka që është në korniza ligjore për pagesë të rrogave është paraparë me ribalancin.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarët Tatjana Vasiq dhe Ana Pavllovska Daneva dje kanë realizuar takim pune me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir dhe bashkëpunëtorët e tyre.  Ambasadori Gir, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, ka potencuar se e njeh rolin e Gjykatës Kushtuetuese si kyçe në sigurimin e barazpeshës mbi tri degët e pushtetit në sistemin kushtetues dhe në sigurimin e sundimit të drejtësisë.

Shkup - Duhet të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i të rinjve të talentuar, të cilët regjistrohen në fakultetet teknike në zhvillimin e IKT-sektorit në vend, porositi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. "Numri më i madh i të rinjve tanë regjisrohen në këto fakultete dhe përfundojnë me studime të shkëlqyera, ndërsa di edhe një pjesë të madhe të tyre që do të regjistrohen në studime dhe kanë rezultate fantastike. Dhe mendoj se duhet ta shfrytëzojmë deri në maksimum. Do të duhet të gjejmë mënyrë t'i motivojmë që më shumë ta ndhmojnë sektorin shtetëror, por mendoj se kjo nuk do të jetë vetëm paga, e cila do të jetë një komponentë shumë e fuqishme, por këto do të jenë edhe trajnime shtesë, progres në karrierë, përfundim të master studimeve në fushën e sajber sigurisë", deklaroi Andonovski për mediat pas hapjes së sesionit të Grupit të 6-të punues - Antikorrupsioni në Konventën nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK).

Shkup - Drejtoria Doganore ka parandaluar tentim për nxjerren e  paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanoc me vlerë prej 6.850 euro, të cilin shtetasi i Maqedonisë së Veriut nuk i ka paraqitur. Devizat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore, njofton Drejtoria Doganore.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim pune me Fatih Turkmenogllu, Shef i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup. Në takim, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës, u shkëmbyen mendime dhe u bisedua për prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me riorganizimin e fundit të ministrive, për bashkëpunimin që kjo Ministri e ka pasur deri tani me BERZH-in, si dhe për projektet e ardhshme.

Shkup - Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga organet kompetente nuk janë mjaftueshëm efikase në krijimin e kushteve për përfshirje të gruas rurale në tregun e punës. Nuk është siguruar emancipim i mjaftueshëm, e as sigurohet vlerë adekuate të punës së saj, gjegjësisht pagës. Në vazhdimësi, dekadat e fundit organet kompetente nuk kishin vesh për zhvillimin e barabartë rajonal. Ky është proces i cili zgjat dhe dërgon në nevojën e ndërmarrjes së masave shtesë, ishte theksuar në ngjarjen përfundimtare për prezantimin e Raportit të përbashkët revizor nga revizioni rajonal kooperativ i suksesit. 

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot, në konferencën për shtyp për ribalancin, tha se Buxheti është dëmtuar për më shumë se 32 milairdë denarë. Ajo pret, siç përmendi, për gjendjet e konstatuara të reagojë Prokuroria themelore publike. Siç tha Dimitrieska Koçoska, ka shumë obligime të arritura të cilat nuk janë paraqitur.

Shkup - Biznesi do t'i marrë 250 milionë euro të planifikuara nga 500 milionë euro të dakorduara me Hungarinë nën kushtet e njejta nën të cilat do t'i marrë shteti, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Për realizimin e mjeteve, siç theksoi, do të bisedohet me Bankën për zhvillim. Dimitrieska Koçoska thekson se kreditë do të jepen nën kritere të caktuara, sepse duhet, tha të ndërpritet praktika e deritanishme e miratimit të parave pa kontroll të shpenzimit të tyre.

Shkup - Në vijim  është një proces i madh reformues i ridizajnimit të proceseve afariste dhe automatizimit dhe digjitalizimit të tyre, me të cilat do të ndryshohet mënyra e llogaritjes së pagave dhe mbledhjes së taksave, paralajmëroi drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova. Me risitë pritet të ndryshojë mënyra aktuale, siç tha ajo, tradicionale të funksionimit të DAP-it  si administratë tatimore.

Strumicë - Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para tetë ditësh, prej mbrëmë u zgjerua drejt vendit Rajanovo. Nga mëngjesi e shuajnë dy helikopterë - "Kamov" nga Serbia dhe "Blek houk" nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare që e mori vendi ynë për shuarje të zjarreve.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar sot takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, me të cilin kanë diskutuar për regjistrimin e popullsisë.Kryeministri Kurti, siç njofton shërbimi për informim i Qeveria shprehu mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin, siç thanë të suksesshëm, të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Gjevgjeli - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, aktualisht është në ndërprerje komunikacioni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, sërish do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar.

Athinë - Zjarr pyjor ka shpërthyer në pjesën veriore të Greqisë në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë (Evzoni), kufiri përkohësisht është i mbyllur, ndërsa në ndërprerje është edhe komunikacioni drejt vendkalimit nga ana greke, njoftoi korrespondetja e MIA-s nga Athina. Në shuarjen e zjarrit intervenojnë 39 zjarrfikës nga dy ekipe këmbësorike, 12 automjete dhe një helikopter.

Bruksel - Komisioni Evropian nuk i ka siguruar opinionit  qasje të mjaftueshme në informacione për marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 të bëra me kompanitë farmaceutike gjatë pandemisë, tha sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë.  Kjo po ndodh një ditë para se të votohet në Parlamentin Evropian për kandidaturën e Ursula fon der Lajenit për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

Uashington - Kandidati presidencial republikan Donald Tramp tha se Tajvani duhet t'i paguajë SHBA-së për mbrojtjen, sepse tani nuk i jep asgjë si rikthim. "Shumë mirë i njoh ata njerëz, i respektoj shumë. Ata morën rreth 100 për qind të industrisë sonë për çipat. Mendoj se Tajvani duhet të paguajë për mbrojtjen tonë. E dini, ne nuk dallohemi nga kompania e sigurimeve. Tajvani nuk na jep asgjë", theksoi Trampi.

Uashington - Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë së bashku të paktën 37 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për të mbrojtur në mënyrë adekuate qytetarët dhe pronat nga efektet gjithnjë e më të dëmshme të ndryshimeve klimatike, përfundohet në raportin rajonal për ndryshimin dhe zhvillimin klimatik (CCDR) të Bankës Botërore të publikuar sot.

QËNDRONI TË LIDHUR