• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/17 korrik/2024

Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë solli disa vendime për shkarkimin e drejtorëve të deritanishëm dhe emërimin e kuadrove të reja, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë. "Fejsall Beadini, emërohet në u.d. drejtor i Byrosë së Vlerësimit, autoritet në kuadër të ministrisë së Drejtësisë, Sedad Rushani emërohet në u.d. drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Shaban Alajbegu emërohet në u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror Arsimor,  Haqim Ramadani emërohet u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale, Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit, ndërsa  Mesud Jakupi, u.d.drejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash, informojnë nga Qeveria.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot në Qeveri do të mbajë konferencë për mediat për ribalancin e Buxhetit. Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, Dimitrieska Koçoska do ta sqarojë vendimin e marrë në seancën e djeshme të qeverisë. Qeveria dje në seancë ka diskutuar për ribalancimin e Buxhetit, ndërsa ministrja në periudhën e kaluar ka bërë me dije se do të ketë para për paga dhe pensione dhe për gjithçka që është marrë si detyrim sipas ligjit, si dhe se shpenzimet joproduktive do të shkurtohen.

Shkup - SPB Shkup e ka zbardhur ngjarjen penale të 1 prillit të këtij viti në fshatin Haraçinë të Shkupit. Është zbuluar identiteti i kryesit të veprës penale dhe kundër tij në Prokurorinë themelroe publike Shkup është paraqitur padi penale për " vrasje në tentativë". Është denoncuar se te kryetari i Komunës së Haraçinës R.I. dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore, nga një person NN nga pushkë automatike janë gjuajtur më shumë predha, me ç'rast lëndime kanë pësuar E.S. (39) dhe A. A. (22).

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI). Takimi, siç informoi sot Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, është fokusuar kryesisht në reformat në sektorin e energjisë që vendi do t'i zbatojë.

Shkup - Qeveria në seancën e mbajtur dje ka marrë vendim për anulimin e konkluzionit të Qeverisë së mëparshme teknike, që shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8. Seksioni 2: Gostivar-Bukojçan nga 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parapara me buxhet dhe as ekonomikisht të qëndrueshme, njoftojnë sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Shkup - Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujorsh të rreziqeve sistematike dhe të dhënave të fundit të disponueshme, Këshilli ekzekutiv i Bankës popullroe solli vendim për rritje të shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimin e bankave për plotësisht 0,25 pikë procentuale, deri në nivelin prej 1,75%, që do të zbatohet prej 1 gushtit të vitit 2025. Shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike e cila do të zbatohet në korrik 2025 ruhet në nivelin prej 1,5%, si edhe në tremujorin e kaluar, informojnë sot nga Banka popullore.

Shkup - Po dërgojmë katër helikopterë në zjarrin në malin Serta, në pjesën e Negotinit, afër fshatit Kalanjevë, dy prej të cilëve janë helikopterë të ushtrisë sonë, një helikopter i policisë dhe do t'u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e komunës së Gjevgjelisë, mbi fshatin Negorci, dërgojmë dy helikopterë sllovenë, në territorin e komunës së Novosellës, në malin Ograzhden, në kufirin me Bullgarinë, po dërgojmë një helikopter të madh turk, si dhe një helikopter të madh serb, i cili bart pesë tonë ujë, tha sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov.

Shkup - Hulumtimi i mendimit publik "Praktika dhe perceptime të qytetarëve në pikëpamje të informimit  dhe përballjes me dezinformatat" të cilën Instituti për studime komunikuese (IKS) e ka realizuar në qershor dhe korrik, ka treguar se 71 për qind e qytetarëve konsideorjnë se mediat sigurojnë vetëm informacione sipërfaqësore, ndërsa 39 për qind mendojnë e komunikimi nga institucionet publike shpesh bazohet në deklarata paushale në vend të argumente.

Shkup - Me shfaqjen e filmit "Lumturi e papritur" me regji të Vudi Alen, sonte mbaron edicini i 2-të. CINEDAYS. Filmi do të shfaqet në parkun e QKR-së nga ora 20:30.  Më herët, nga ora 19:30, në kuadër të programit off të festivalit, është Living Music Projectn në kinemanë “Frosina”.

Shkup - Vazhdon vala e të nxehtit në Ballkan që po zgjatë mbi 10 ditë. I tërë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën valë të të nxehtit prej fillimit të korrikut, ndërsa parashihet që i nxehti të zgjasë edhe dy javë, shkruan shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe (SWE). "Kjo është valë historike e të nxehtit me temperatura ditore të colat e tejkalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin ballkanik dhe në Evropësn Lindore. Detërat në rajonin mesdhetar gjithashtu mbeten të nxehtë dhe në disa vende arrijnë 30 gradë Celsius, kumtoi SWE.]

Shtip - Pas orës 10 pritet të arrijnë "er traktorët" në pjesën e Shtipit të lumit Serta, informoi sot për MIA-n, kryetari i Shtipit, Ivan Jordanov. Ai theksoi se nga mbrëmë bëhen edhe basene pranë lumit Bregallnicë, afër fshatit Sofiliri të Shtipit. Kjo është kontraktuar gjatë ditës së djeshme dhe është kërkuar nga Qendra për menaxhim me kriza.

Shkup - Temperaturat në tre liqenet natyrore në vend edhe më tej janë ende mbi mesataren për muajin korrik. Në  liqenin e Dojranit mëngjesin e sotëm janë matur 29,7 gradë, në liqenin e  Prespës 25,5, ndërsa në liqenin e Ohrit 26 gradë Celsius. Në lidhje me nivelit të ujit, sipas matjeve hidrologjike të DPHM, Liqeni i Prespës dhe Ohrit janë sot një centimetër më të ulët se dje, ndërsa në liqenin e Dojranit nuk ka ndryshime.

Prishtinë - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Komentet Sveçla i bëri në një intervistë për emisionin "Euronjuz Albania" , ku tha se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb.

Budapest - Refuzimi i udhëheqësisë së BE-së të negociojë me Hungarinë dhe kërcënimi me bojkot nuk do ta detyrojnë Budapestin ta ndërpresë misionin paqësor për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, deklaroi për RIA Novosti ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Peter Sijarto. "Të gjithë politikanët pro luftës në Evropë u hodhën menjëherë pas fillimit të këtij misioni paqeje. Dhe na kërcënuan me bojkot, refuzim për të negociuar me njëri-tjetrin, kërcënuan se do të na injoronin. E dini, sulme të tilla nuk na pengojnë nga vazhdimi i misionit paqeruajtës, ato na inkurajojnë të bëjmë më shumë përpjekje për të promovuar një zgjidhje paqësore të kësaj lufte në Ukrainë", tha Sijarto, duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenca hungareze e BE-së "ka marrë kërcënime reale me hapa praktik nga lidershipi i Bashkimit Evropian pas misionit paqësor të kryeministrit hungarez Viktor Orban".

Nairobi - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar nga shembja e një miniere ilegale ari në veri të Kenisë. Autoritetet e mbyllën minierën e arit Hilo pranë kufirit me Etiopinë në mars, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet midis komuniteteve lokale për shkak të qasjes në zonë, por minatorët vazhduan të gërmojnë në vend.]

Bangkok - Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një dhomë hoteli luksoz në qendër të Bangkokut, ndërsa policia tajlandeze dyshon se shkaku i vdekjes është helmimi, lajmëroi Si-En-En-i. "Personeli i hotelit i ka gjetur trupat në dhomën në katin e pestë në Grand Hajat, pasi që mysafirët nuk arritën të çlajmërohen pas më shumë se 24 orëve", tha komisari i policisë së Bangkokut, Titi Saengsavang, sipas Si-En-En-it.

Uashington - Ekonomia botërore do të ketë rritje për 3,2 për qind në vitin 2024 dhe për 3,3 për qind në vitin 2025, thuhet në njoftimin e publikuar të korrikut për ekonominë botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është i pandryshuar nga raporti i mëparshëm nga prilli. "Aktiviteti ekonomik tregoi rezistencë në fillim të vitit, i mbështetur nga konsumi i fortë privat në ekonomitë kryesore," tha Zhan-Mark Natal, nënkryetar i Departamentit të studimeve ekonomike botërore në Departamentin e hulumtimeve të FMN-së.

Uashington - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonsoni deklaroi se "nuk ka dyshim" se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Donald Tramp, do të vazhdojë të mbështesin Ukrainën. "Biseduam për Ukrainën dhe nuk dyshoj se do të ketë mbështetje të fortë dhe të vendosur për atë vend dhe mbrojtjen e demokracisë", ka shkruar Xhonsoni në profilin e tij në rrjetin Iks, ku ka postuar edhe një foto të tij dhe Trampin.

Londër - Çellsi detajisht do ta shqyrtojë videon kontroverse, në të cilën futbollisti i tyre Enco Hernandez e festoi fitoren e Argjentinës ndaj Kolumbisë në finalen e Kopa Amerika, publikoi gazetari "Dejli mejl" Kieran Gil. Në autobusin e kombëtares argjentinase, lojtari i mesfushës së bashku me bashkëkombasit e tij këndoi këngë raciste me të cilën i ka ofenduar lojtarët e kombëtares franceze. Ekipi i Premier Ligës nga Londra ka për qëllim seriozisht ta kuptojë këtë situatë dhe të ndërmarrë masa përkatëse.

Madrid - Kryetari i Atletiko Madrid, Enrike Serezo ka komentuar transferimin e mundshëm të sulmuesit Alvaro Morata në Milano. Më parë u raportua se Milani do të paguajë 13 milionë euro për 31-vjeçarin spanjoll dhe do të nënshkruajë kontratë me të deri në fund të qershorit të vitit 2028. "Morata u largua. A do të shkojë në Milano? Duket se po. Ata që duan të qëndrojnë qëndrojnë. Ata të cilët nuk na duan, le të ikin. Kjo na shqetëson sepse Alvaro është një lojtar fantastik dhe një person i madh", deklaroi Serezo për "Calciomercato". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR