• e enjte, 18 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 17 korrik / 2024

Shkup - Drejtoria Doganore i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, për momentin është vështirësuar lëvizja për dalje dhe hyrje në shtet përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Për shkak të kësaj Drejtoria Doganore ju bën thirrje qytetarëve që t'i shfrytëzojnë vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë. 

Shkup - Gjithsej 4,1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Në një konferencë për shtyp në Qeveri ajo informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8,22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19,178 miliardë denarë. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot është takuar me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj dhe me përfaqësuesin e UNHCR-së në vend, ambasadorin Gabriel Gualano de Godoj.

Shkup - Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shqiptoi dënime me burg dhe me kusht për ata që e pranuan fajësinë në seancën kryesore të mbajtur më 15 korrik në lidhje me rastin “Zinxhiri”. Siç konfirmuan nga Gjykata Themelore Penale për MIA-n, dënimi total i tre të akuzuarve është 4 vjet e 11 muaj, ndërsa një e akuzuar është dënuar me burgim me kusht prej dy vjetësh, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Katër kompanitë e përfshira në këtë rast duhet të paguajnë dy milionë e gjysmë denarë.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend, Akiim Ali, në mënyrë që të dorëzojë kopjet e letrave kredenciale.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski. Fokusi parësor i takimit ishte në drejtim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim për të punuar së bashku drejt një shoqërie pa diskriminim, ku çdo individ ka mundësi dhe të drejta të barabarta.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informon se përsëri është hapur vendkalimi kufitar Bogorodicë, i cili sot ishte përkohësisht i mbyllur për shkak të zjarrit i cili shpërtheu në anën greke. Për momentin vendkalimi kufitar funksionon normal.

Shkup - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti sot në takim dekanin e FTUU-së Prof. Dr. Xhezair Idrizi, udhëheqësin e laboratorit Prof. Dr. Ismail Ferati, menaxheren e cilësisë  Mr. Sc. Hava Miftari, menaxherin  teknik Mr. Sc. Durim Alija si dhe përgjegjësen e laborantëve Rejhana Luma. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD).  Në takim, anëtarët e Komisionit e kanë informuar presidenten Siljanovska Davkova me aktivitetet aktuale, vëllimin e parashtresave të parashtruara, vendimet e marra dhe numrin e rasteve deri tani të konfirmuara të diskriminimit. Në këtë drejtim, siç njoftuan nga zyra e kabinetit të Siljanovska Davkovës, e kanë theksuar përkushtimin e tyre për transparencë, qasje dhe proaktivitet në eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot realizoi takim me delegacionin  e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup të udhëhequr nga kreu Oleg Soldatov, fokusi i të cilit ishte përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe politikave për ngritjen e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor, veçanërisht në përfshirjen  e kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Strumicë - Në një paraqitje dramatike përmes Fejsbukut kryetari i Novosellës, Gjorgje Bozhinov bashkë me ekipin e zjarrfikësve nga NJZT Strumicë dhe disa civilë kërkoi ndihmë që të evakuohen nga vendi i zjarrit mbi fshatin Badilen ku nga të gjitha anët janë bllokuar nga stuhia e zjarrit. 

Strumicë - Kryetari i komunës së Novosellës, zjarrëfikësit dhe civilët, të cilët janë ngujuar nga zjarri në malin Ograzhden dhe i cili përmes fjalimit dramatik përmes Fejsbukut kërkoi ndihmë, pak më parë janë a]evakuuar me helikopteër slloven. Lajmin e kanë bërë të ditur zjarrfikësit e Strumicës me një video ku shihet duke u nisur drejt helikopterit.

Kavadar - Fshati Shivec është shpëtuar nga zjarri, zjarri tani është përballë fshatit, por nuk rrezikon, tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, pasditen e sotme në video-deklaratë. "Rreziku në fshat është ulur, mendoj se tashmë është pjesërisht nën kontroll, me shumë gjasa së shpejti do të vendoset kontrolli i plotë, falë banorëve të guximshëm vendas që u ngjitën në kodër me lopata, ndërsa shumica e tyre me degë, kanë arritur t'i kapërcejnë flakët", deklaroi Angellov.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Presidentja Osmani, siç kumton kabineti i saj, do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Prishtinë - Policia e Kosovës publikoi se në dy muajt e fundit në tërë Kosovën janë parashtruar mbi 2.800 kërkesa për ndërrimin e patent shoferëve serbë me ato të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Nga policia e Kosovës për portalin KoSSev konfirmuan se më shumë kërkesa janë parashtruar në katër komunat në veri të Kosovës - 2.426, e më së shumti në Mitrovicën e Veriut.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama sot i hodhi poshtë informacionet se plazhet janë gjysmë të zbrazëta dhe se turistët kosovarë bregdetin shqiptar e kanë zëvendësuar me destinacione kryesisht në Greqi, Turqi dhe Mal të Zi.

Athinë - Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën lindore të gadishullit grek Peloponez në rajonin e gjerë të Korinthit, ndërsa sipas mediave vendase, tre zjarrfikës janë lënduar lehtë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Gjermania vitin e ardhshëm do të reduktojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, tregojnë të dhënat nga propozim-buxheti për vitin 2025. Ndihma gjermane për Ukrainën do të ulet në katër miliardë euro në vitin 2025 nga rreth tetë miliardë euro këtë vit.

Paris - Një ekstremist i djathtë është arrestuar në Francë nën dyshimin se ka planifikuar sulme gjatë Lojërave Olimpike në Paris, të cilat do të hapen javën e ardhshme, deklaroi sot një burim nga forcat e sigurisë, i cili dëshiroi të mbetet anonim. 18 vjeçari i dyshuar neo-nazis ishte administrator i një grupi në Telegram i quajtur "divizion arian francez", ku kërcënonte për Lojërat Olimpike në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht", tha burimi. 

Paris - Rreth 45.000 policë do ta sigurojnë hapjen e Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, në të cilën do të marrin pjesë mbi njëqind shefa të shteteve dhe qeverive. Në ceremoninë, e cila për herë të parë do të mbahet jashtë stadiumit, do të marrin pjesë rreth 80 anije që do të transportojnë sportistë nga e gjithë bota në rutën e lumit përgjatë Senës deri në Kullën e Ajfelit, deklaroi shefi për Planifikim dhe Koordinim të LO, Lambis Konstantinidis. 

Londër - Mbreti britanik Çarls i Tretë, duke paralajmëruar planet e qeverisë së re laburiste, paralajmëroi rivendosjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas Bregiztit. "Qeveria ime do të tegntojë të rivendos marrëdhëniet me partnerët evropianë dhe do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare dhe investuese të Britanisë së Madhe me BE-në", tha Mbreti Çarls i Tretë.

Kajro - Një delegacion izraelit sot mbërriti në Egjipt në vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës. Në Kajro mbërritën gjashtë përfaqësues izraelitë. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë marrëveshje me të cilën do t'i jepnin fund luftërave dhe do të liroheshin rreth 120 pengje të cilat i mbante grupi Hamas në Rripin e Gazës.

Moskë - Rusia dhe Ukraina liruan gjithsej 190 pengje në shkëmbimin e fundit të pengjeve, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Si rezultat i procesit negociues, janë liruar 95 ushtarë rusë, publikoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram. Në shkembimin e pengjeve janë liruar 95 ushtarë ukrainas.

Uashington - Zgjedhja e Xhej Di Vens për kandidat nënpresidencial ka rritur frikat në Evropë se ai do të favorizonte politikën "Amerika në vend të parë", e cila mund të kulmonte me presion amerikan ndaj Ukrainës të nënshtrohet para Vladimir Putinit dhe të kërkojë paqe me Rusinë, deklaroi një diplomat evropian i paemëruar në Uashington.

Madrid - Përforcimi i Real Madridit, Kilian Mbape do të mungojë në turneun veror parasezonal të “Mbretërve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Atletik”. Gjatë turneut, klubi madrilen do të zhvillojë tri ndeshje miqësore. Kundërsharët e Realit do të jenë Milani, Barcelona dhe Çellsi. 

QËNDRONI TË LIDHUR