• e martë, 16 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 16 korrik/ 2024

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë nga 36 deri 43 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 10. Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë.

Zagreb - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë dërgon aeroplan Kanader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të sigurojë ndihmë humanitare në shuarjen e zjarreve, kumtoi mbrëmë Ministria në Zagreb. Aeroplani Canadair CL-415 me dy ekuipazhe dërgohet në Maqedoni të Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, shtohet në kumtesë.

Shkup - Zjarri në malin Sertë sot do të shuhet nga ajri dhe toka. Në mbledhjen e Shtabit të krizave të komunës së Negotinës mbrëmë është bërë e ditur se nga ajri do të veprohet me katër helikopterë dhe tre avionë zjarrfikës, ndërsa pjesëtarë të ARM-së, MPB-së, NJSSH-së, zjarrfikës nga disa qytete, ndërmarrjet publike komunale, Pyjet Nacionale, gjuetarë dhe vullnetarë të tjerë.  Është siguruar mekanizimi i nevojshëm për veprim nga terreni, ndërsa është planifikuar që në orët e para të mëngjesit të nisin aktivitetet për shuarjen e zjarrit.

Shkup - Prej orës 22:54 në qarkoren Manastir, drejtimi rrugor Prilp-Resnjë rikahëzohet komunikacioni nëpër qytetin e Manastirit. Siç kumtoi LAMM, shkaku është zjarri aktiv. Për shkak të zjarrit nërrugën rajonale R1103 Negotinë - Shtip, afër f.Pepelishte, komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Budapest - Kryeministri hungarez Viktor Orban i dërgoi një letër kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell, në të cilën, ndër të tjera, bën thirrje për bisedime me Kinën për një "konferencë paqësore" dhe rivendosje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, raportoi Bild.

Majami - Gjykata në Floridë e hodhi poshtë procedurën kundër Donalld Trampit, në të cilën ai akuzohet se në mënyrë joligjore ka ruajtur dokumente të besueshme pas largimit nga funksioni, gjë që për ish-presidentin republikan dhe kandidat zyrtar për rizgjedhje është edhe një fitore e madhe juridike.

Muskat – Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në afërsi të një xhamie në kryeqytetin e Omanit, Muskat, njoftoi policia lokale. Policia mbretërore e Omanit ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhi pranë xhamisë në zonën Al Vadi Al Kabir, kumtoi policia dhe dha vlerësimet e para për numrin e viktimave.

Sanë - Rebelët islamik huthë nga Jemeni kanë sulmuar tre anije, përfshirë edhe një cisternë nafte në detin e Kuq dhe Mesdhe, duke shfrytëzuar raketa balistike, dronë dhe anije të mbushura me mjet shpërthyes, konfirmoi ushtria amerikane.

Nju Jork - Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka mbërritur në Nju Jork, ku sot dhe nesër do të kryesojë debatet e hapura në nivel ministror në Këshillin e Sigurimit të KB-së. Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të KB-së që nga 1 korriku. Lavrov sot do të marrë pjesë në një debat të hapur për bashkëpunimin shumëpalësh, ndërsa nesër do të kryesojë një debat të hapur ministror për situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze.

Rio de Zhanejro - Autoritetet braziliane filluan një "mega operacion" në Rio de Zhanejro, duke dërguar pothuajse 2.000 ushtarë dhe oficerë civilë në 10 lagje të varfëra për ta kthyer kontrollin ndaj zonave në të cilat dominon krimi i organizuar. "Forcat e sigurisë të qeverisë shtetërore janë në rrugë dhe luftojnë kundër organizatave kriminele të cilat duan të marrin qytetarë si pengje", deklaroi guvernatori Klaudio Kastro.

QËNDRONI TË LIDHUR