• e hënë, 15 korrik 2024
MIA Flesh

9:00/15 korrik 2024 

Shkup - Lufta me stihitë e zjarrit në shtet vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikipterë dhe er traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Maqli i Zi në luftën kundër zjarreve. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov mbrëmë vonë deklaroi se vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin Serta, dhe se shuarja vazhdon sot në mëngjes me helikipterë dhe er traktorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, nga sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare disaditore tek Forcat e armatosura (FA) të Republikës së Turqisë.Gjatë vizitës në Shtatmadhorinë e FA turke dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara, gjenerali Gjurçinovski është planifikuar të zhvillojë takime me shefin e Këshillit të sigurimit të Republikës së Turqisë, gjeneralin Metin Gjurak dhe ministrin e Mbrojtjes, Jashar Gyler.

Shkup - SHBA është partneri më i rëndësishëm strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qëllimi i saj është ta mbështesë, jo për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit, deklaroi ambasadorja amerikane Angela Ageler në një intervistë për emisionin "200" në Alsat. E pyetur për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se po bëhet praktikë ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të vendit, ajo thotë se nuk ka menduar për këtë.

Shkup - Pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga Shërbimi për punë të përbashkëta pranë IPSH Qendra klinike "Nëna Terezë", kumtoi QRMK - Shkup. Siç informojnë, ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë në periudhën prej orëss 8:30 deri në orën 15:00.

Shkup- Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitar "Tabanoc" për hyrje dhe në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë. UV=10. Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temepratura minimale do të bie deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 41 gradë.

Marmaris - Të paktën 19 persona janë lënduar në zjarrin në anijen turistike në afërsi të bregut të vendpushimit turk Marmaris, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, njoftoi Komanda e rojes bregdetare.  "Për shkak të zjarrit në anijen turistike Igëls, janë evakuuar 96 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Komanda e rojes bregdetare, transmetojnë mediat turke.

Moskë - Armata ruse mbrëmë ka pohuar se ka rrëzuar 22 drinë ukrainas në pjesën perëndimore të Rusisë dhe në Krime, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. "Gjatë natës së kaluar, sisteme për mbrojtje kundërajrore kanë shkatërruar 22 fluturake pa pilot", thuhet në kumtesën e publikuar në Telegram.

Tel Aviv - Izraeli dje kumtoi se Rafa Salama, komandant i lartë i grupit islamik palestinez Hamas, është vrarë në sulmin ajror për të cilin autoritetet shëndetësore në Gazë thanë se goditi një kamp refugjatësh dhe në të cilin jetën e humbën së paku 90 njerëz. Ndërkohë, Hamasi i mohoi informatat se pas sulmit janë ndërprerë negociatat për ndërprerje të zjarrit dhe kthim të pengjeve të mbetura, të cilat po mbahen në Doha të Katarit, lajmëroi DPA.

Uashington - Personi që ka humbur jetën në tentativën për atentat të Donald Tramp është 50 vjeçari kori Kompratore, i cili me trupin e tij e ka mbuluar familjen kur kanë filluar të shtënat. Kori Kompratore ëlshtë hedhur mhi familjen e tij që ta mbrojtë nga plumbat kur kanë filluar të shtënat, deklaroi mbrëmë guvernatori i Pensilvanisë, Xhosh Shapirio. Ai deklaroi se është takuar me familjen e personit të vrarë.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë duke folur nga Zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi nevojën për bashkim pas atentatit ndaj rivalit të tij republikan Donald Tramp. Sulmi ndaj ish-presidentit Tramp është një “thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë”, tha Bajden, duke shtuar që “Fatmirësisht (presidenti) Tramp nuk u lëndua rëndë”. Politika nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë, tha Bajden, duke shtuar se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me fletëvotim.

Majami - Futbollisti më i mirë argjentinas Lionel Mesi e fitoi trofeun e 45-të ekipor në karrierën e tij. Argjentinasit herët në mëngjes e mposhtën Kolumbinë me 1:0 pas vazhdimit në finalen e Kupës së Amerikës 2024. Mesi në fushë hyri në përbërjen fillestare dhe u zëvendësua në minutën e 66-të për shkak të një lëndimi. Sulmuesi 37-të vjeçar ka shënuar një gol në pesë ndeshjet e turneut.

QËNDRONI TË LIDHUR