• e shtunë, 13 korrik 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

12 korrik 2024 

Resnjë, 12 korrik 2024 (MIA) - Duhet ndërtimi i një objekti nga ana e Maqedonisë dhe investime nga ana greke për të mundësuar hapjen e vendkalimit kufitar "Markova Noga", theksoi sot ambasadori evropian Dejvid Gir në promovimin e mundësive nga programi "EU4Prespa", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP, i cili siguron fonde edhe për këtë qëllim.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike (MAP) ka filluar procedurën për tërheqjen e projektligjeve për zyrtarët administrativë, për të punësuarit në sektorin publik dhe për ngritjen profesionale dhe trajnimin e zyrtarëve administrativ. Qëllimi është, siç njoftoi sot ministri dikasterial Goran Minçev, të përgatiten zgjidhje më cilësore që do të jenë praktikisht të zbatueshme dhe që do të sjellin përfitime për të gjitha palët e interesuara.

Gostivar, 12 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai në pyetjen e gazetarëve për vlerësimet pas ditëve të para nga marrja e funksionit, konsideron se Strategjia për luftë kundër korrupsionit nuk është zbatuar dhe shfaqi dyshim se kjo është për shkak të lidhjes mes funksionarëve dhe sektorit afarist.

Bruksel, 12 korrik 2024 (MIA) - Dosja evropiane e vendit, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dinamika e brendshme politike, ishin temat kryesore të takimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Zhozep Borell në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, tashmë ka pasur disa takime me sindikatat, sipas të cilave rritja aktuale e pagave prej 15 për qind nuk mjafton. Këtë çështje ai e ka ngritur edhe në Qeveri, por duke pasur parasysh se gjendja e Buxhetit, siç tha ai, është katastrofike, do të kërkohet një zgjidhje kompromisi. Sipas Minçevit, tani nuk mund të thuhet me siguri se cili do të jetë verdikti i negociatave.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi u.d. drejtorët mjekësorë në katër institucione shëndetësore publike, informojnë sot pasdite nga Ministria kompetente. "Klinika Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv dhe Qendra Emergjente (TOARMIQE) është emëruar prof. Dr. Marija Srceva. Në Spitalin e Specializuar për Nefrologji – Strugë emërohet Dr.Berat Lena. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Pantelejmon”  është emëruar prof.dr. Cvetanka Bajraktarova. Në Institutin Universitar të Biokimisë Klinike,emërohet dr. Nikollina Grozdanovska", citojnë nga Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë për media.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Dy pilotët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim i kaluan procedurat e nevojshme para çdo fluturimi dhe aeroplanët er traktor janë nisur drejt shuarjes së zjarrit në rajonin e Negotinës, informoi për MIA-n drejtori i DMSH-së, Bekim Maksuti. Sipas rregullave të caktuara nga Asociacioni evropian për aviacion civil (EACA), pilotët para çdo fluturimi bëjnë kontroll të ndërssjelltë për gatishmërinë e tyre psiqike dhe fizike.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Gjatë muajit maj të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.0 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 869 263 mijë denarë, që është për 10.5 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të defektit të mbledhësit 110 klovoltësh të MEPSO-s, jashtë funksionit është REK "Bitola", kumtuan nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin nga Filiali i Kombinatit të xehtarisë - energjetik "Bitola" pranë SHA EMV.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot në një konferencë për shtyp njoftoi se balancuesi do të pezullohet. Ky mjet digjital, siç tha ai, ka qenë subjekt i abuzimeve në të kaluarën. Sipas Minçevit, në Ministrinë e Administratës Publike (MAP), nga numri i përgjithshëm i administratorëve të punësuar, 43 për qind janë nga komunitetet etnike dhe kjo është subjekt i rishikimit.

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) -  Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli është takuar sot me filantropin e njohur Lazim Destani. Vizita e sotme, siç njofton UT-ja është zhvilluar në kuadrin e takimeve që Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli i realizon në 30-vjetorin e Universitetit me personalitete të njohura nga lëmi i arsimit, shkencës, kulturës, artit dhe sipërmarrësisë, sidomos me kontribues që e kanë ndihmuar këtë institucion që në fillim të veprimtarisë arsimore-shkencore. 

Prishtinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special,  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuait Muhamet Alidemaj për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile.

Prishtinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës opozitare për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti se është “i infiltruar nga armiqtë e Kosovës në sistemin politik" të vendit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Londër, 12 korrik 2024 (MIA) - Bota në fund të shekullit të 21-të do të ketë 200 milionë njerëz më pak se sa pritej paraprakisht, sipas një raporti të KB-së në të cilin theksohet ndikimi dramatik të rënies së natalitetit në popullsinë globale. Në edicionin e ri të  raportit për "Perspektivat e Popullsisë Botërore", të cilin KB-ja e publikon çdo dy vjet, theksohet se popullsia e botës do të rritet nga 8.2 miliardë në vitin  2024 në një maksimum prej rreth 10.3 miliardë në vitin 2080, për t'u ulur në rreth 10.2 miliardë në fund të shekullit.

 Kartum, 12 korrik 2024 (MIA)  - Autoritetet sudaneze kanë urdhëruar të gjithë të huajt të largohen nga kryeqyteti Kartum dhe rajoni i tij  brenda dy javëve për arsye sigurie, njoftoi DPA, duke cituar departamentin policor përgjegjës për shtetasit e huaj në vend. Të huajt duhet të largohen për sigurinë e tyre për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis armatës së rregullt të Sudanit dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, tha policia. 

Londër, 12 korrik 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse kanë humbur më shumë se 70.000 ushtarë në operacionet e tyre ushtarake në Ukrainë në dy muajt e fundit, njoftoi DPA, duke cituar të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, e cila citon burime të inteligjencës.

Moskë, 12 korrik 2024 (MIA)  - Një aeroplan transportues rajonal "Suhoj Superxhet 100" është rrëzuar sot në juglindje të Moskës gjatë një fluturimi testues pa pasagjerë, ndërsa  besohet se tre anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në aeroplan kanë humbur jetën, raportojnë agjencitë ruse.

Paris, 12 korrik 2024 (MIA) - Lojërat Olimpike (LO) në Paris kanë vendosur tashmë një rekord të ri me 8.6 milionë bileta të shitura në dy javë para hapjes zyrtare. Rekordin e mëparshëm prej 8.3 milionë biletash të shitura e mbante Atlanta, e cila ishte nikoqire e Lojërave në vitin 1996.

 

QËNDRONI TË LIDHUR