• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/10 korrik/2024

Shkup - Në margjinat e Samitit parlamentar në Uashington, u realizua takim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi me kryetarin e Radës Supreme të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, me nismën e tij, informon sot shërbimi për shtyp i Kuvendit. Stefançuk falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe për të gjitha iniciativat e Ukrainës, për bashkëngjitjen tonë në sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, si dhe për mbështetjen e "Formulës së Paqes" të propozuar nga Presidenti i Ukrainës.

Shkup - Ministri i Eionomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me koordinaoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak. Duxhak informoi për aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e tyre me ministrinë, sidomos në lidhje me implementimin e Axhendës 2030 dhe qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ). Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Duxhak i kushtoi vëmendje të veçantë aktiviteteve në fushën e sipërmarrjes, punësimit me fokus grupet vulnerabël, klimës së favorshme të biznesit dhe dialogut ekonomiko-social, ndërsa shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës në vitet e ardhshme.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës konsulton shkollat dhe publikun për organizimin e pushimit pranveror në vitin shkollor 2024-2025 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët për herë të parë kishin pushim pranveror gjatë vitit shkollor që përfundoi. MASH në kumtesë citon se për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth nevojës së pushimit pranveror ka dërguar pyetësor te shkollat në linkun në vijim, me qëllim që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit/kujdestarët të japin mendimin e tyre personal.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim me ambasadoren e Francës, N.E. Siril Baumgartner, në të cilën u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e arsimit. "Ministrja Janevska falënderoi Qeverinë dhe popullin francez për mbështetjen që e merr vendi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Franca është aleate e rëndësishme në afrimin e vlerave arsimore evropiane. Janevska në takim informoi për ndryshimet në arsimin fillor dhe të mesëm, me rishikimin e Konceptit për arsim fillor, si dhe për procesin e hartimit të Ligjit për Arsimin e Mesëm dhe Ligjit për Arsimin e Mesëm Profesional, si dhe për hapat të cilat Qeveria do të marrë për të avancuar procesin edukativo-arsimor në vend", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Metju Loson. Gjatë takimit, siç njoftojnë nga kabineti i ministres, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht duke theksuar nivelin shumë të lartë të marrëdhënieve ekonomike dhe faktin se Mbretëria e Bashkuar është një vend që është një nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban  Nikollovski  realizoi takim me përfaqësuesin e Drejtorisë së doganave dhe të hyrave të Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë dhe rajonin, Simon Vudkok. "Lufta e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, përshpejtimi i tregtisë si dhe forcimi i kapaciteteve të Drejtorisë  Doganore së Doganave do të jenë në fokus të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar", njoftuan nga Drejtoria e Doganave.

Shkup - Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për vlerësim të kushtetueshmërinë e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore për fëmijët e sapolindur, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësja e Gjykatës, Hristina Bellovska. Ajo theksoi se Gjykata me shumicë votash ka shprehur shpresë në harmonzimin me dispozitat kushtetuese në zgjidhjen ligjore shteti nuk jep ndihmë në para vetëm për fëmijën e parë dhe të dytë të lindur, me çka i diskriminon fëmijët e lindur pastaj në falmije.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli sot i publikoi kuotat për regjistrim në vitin e parë - ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2024/2025, konform vendimit të Qeverisë. Në Universitetin “Shën Ciril i Metodi” - Shkup, janë të lira 9921 vende - nga të cilat 4761 janë për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 4210 për studentë të rregullt që do të bashkëfinancojnë studimet dhe 950 vende për studentë me korrespondencë. Sipas kuotave të përcaktuara për vendet e lira, USHCM-i sot në faqen e saj ukim.edu.mk shpalli Konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2024/2025 për programet e studimit të 23 fakulteteve në përbërje të tij.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë e ka shqyrtuar Propozim-vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, me ç'rast Qeveria e Kosovës mbajti një minutë heshtje. Kryeministri Kurti tha se këtë vit shënojmë 25 vjetorin e çlirimit, kujtojmë masakrat e kryera nga Serbia edhe përkujtojmë të gjitha viktimat e luftërave të viteve të ’90-ta në Ballkan. “Përkujtojmë me dhembje 8372 djem e burra të Srebrenicës të vrarë e të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Kurti.

Paris - Sot u gjendëm në një qorrsokak sepse askush nuk mund ta dijë se prej ku do të vjen kryeministri, as ç'farë politike do të udhëheq vendi, deklaroi pas mbërritjes në Kuvendin francez liderja e ekstremit të djathtë, Marin Le Pen. Le Pen i dënoi marrëveshjet parazgjedhore për të cilat tha se e kanë ndaluar partinë e saj Tubimi Kombëtar (TK) të vjen në pushtet, raportoi TV BFM. "Është vetëm një vonesë", tha ajo para Kuvendit Kombëtar, në të cilën u kthyen deputetët e TK-së dhe theksoi se Kuvendi Kombëtar duhet ta reflektojë përfaqësimin e të gjithë francezëve.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) Zhozep Borell dhe komisari evropian për zgjerim Oliver Varhei sot vlerësuan se "gjenocidi në Srebrenicë, para 29 vitesh, është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është detyra jonë të nderojmë mbi 8.300 djem dhe burra që ishin vrarë në mënyrë sistematike në kodrat rreth Srebrenicës", citohet në kumtesën e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së. Borell dhe Varhei apelojnë te "liderët ta hedhin poshtë retorikën për ndarje dhe të veprojnë me të vërtetën, drejtësinë, besimin dhe dialogun".

Uashington - Marrëvshja e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të NATO-s, deklaroi kryeministri britanik Kir Starmer në takimin e Aleancës. Duke folur në vigjilje të samitit në Uashington me rastin e 75 vjetorit të NATO-s, Starmer deklaroio se plani për lidhje më të afërta me Brukselin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është me vërtetë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe", transmeton Politiko.

Uashington - Norvegjia do t'i dhurojë gjashtë aeroplanë  uftarakë F-16 Ukrainës , njoftoi sot gazeta norvegjeze "Verdens Gang", duke e cituar kryeministrin norvegjez Jonas Gar Stjore në samitin e NATO-s në Uashington. "Aftësia e Ukrainës për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore është absolutisht thelbësore në luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë, kështu që Norvegjia ka vendosur të dhurojë gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë", tha Gar Stjore në samit.

Uashington - Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë në vitin 2025, kështu që NATO duhet të jetë e gatshme ta mbështesë Ukrainën të paktën edhe disa vite, deklaroi përfaqësuesi i lartë i NATO-s gjatë Samitit të Aleancës në Uashtington. "Në fund të fundit, të gjithë ne duhet të jemi të gatshëm të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën të paktën edhe pas vitit 2025. Siç kemi thënë prej kohësh, ky nuk është konflikt që mbaron së shpejti", tha ai, duke theksuar se Rusia "me siguri" do të jetë në gjendje të durojë jetën në ekonominë ushtarake për të paktën tre ose katër vjet të tjera, transmeton agjencia "Unian".

Uashington - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi  se pret që SHBA-ja  të mbetet aleat i "fortë dhe i përkushtuar" i Aleancës, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA. Në Uashington, gjatë fjalimit para gazetarëve, Stoltenbergu shprehu besim se anëtarët e Aleancës do të mbeten të përkushtuar që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s dhe shtoi se është ende herët të thuhet se kur kjo do të ndodhë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR