• e enjte, 11 korrik 2024
MIA FLESH

12:00 /  11 korrik / 2024

Shkup - Vizita e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski në SHBA, përveç pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, ka karakter dypalësh, thotë në deklaratë për RTM ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski , njoftoi MPJ. Mucunski thekson se marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ishin fokusi i ditëve të para nga vizita në SHBA.

Shkup - Qeveria e re do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të reduktuar pritjen për regjistrim në kopshtet për fëmijë. Në bisedën për Radio MOF, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska theksoi se kopshtet private janë një nga zgjidhjet e këtij problemi.

Shkup - Banka Popullore ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim e vendit në zonën evropiane të pagesave në euro (SEPA), që paraqet një hap kyç përpara për zhvillimin dhe integrimin e mëtejshëm të sistemit financiar vendor në hapësirën ekonomike evropiane.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me kolegët nga italia, Shqipëria dhe Bullgaria, Guido Kroseto, Niko Peleshi dhe Atanas Zaprijanov, dje në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington kanë nënshkruar Letër të Qëllimit për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak në kuadër të Korridorit panevropian VIII, për nevojat e Aleancës.

Shkup - Përmes digjitalizimit deri në uljen e burokracisë dhe të mundësisë për keqpërdorime, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen mjekët në shtet, ishte temë e bisedës të drejtorëve të FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, me përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve Privatë (SHMP), Lilija Çollakova Dervishova dhe Mevludin Kuçi. 

Shkup - Që nga viti 1989, data 11 korrik festohet si Dita botërore e popullsisë e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet të cilat prekin popullsinë e botës. Me iniciativën e demografit në Bankën Botërore, K. C. Zaharia, Këshilli drejtues i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpall 11 korrikun si Ditën botërore të popullsisë. Në këtë ditë të vitit 1987, popullsia e botës arriti në pesë miliardë.

Negotinë - Në përgjithësi, nuk ka rrezik për lagjet dhe infrastrukturën nga zjarri i madh në poligonin e armatës "Pepelishtë", me largësi prej dhjetë kilometrash, shuarja vazhdon, informuan mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Negotinë - Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit në rrethinën e Negotinës, u dërgua apel që banorë të disa fshatrave t'i braktisin vendbanimet. Kumtesën e tillë sapo e lëshoi Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Negotinës.

Sarajevë - Në Qendrën memoriale Potoçari sot do të shënohet 29 vjetori nga gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, të cilin e kanë kryer forcat serbe në korrik të vitit 1995. Në Potoçari sot do të varrosen eshtrat e edhe 14 viktimave të identifikuar në Srebrenicë.

Bruksel - Gjenocidi në Srebrenicë para 29 viteve është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane dhe është detyra jonë të nderojmë kujtimin e mbi 8.300 djemve dhe burrave që u vranë sistematikisht në kodrat që rrethojnë këtë qytet boshnjak, porositi përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel dhe eurokomisari për politikat e fqinjësisë dhe zgjerim Oliver Varhej në një deklaratë të përbashkët me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Pekin - Kina e akuzoi NATO-n se e denigron vendin dhe kërkoi nga Aleanca që të qëndrojë jashtë Azisë, sepse ushtria e saj demonstroi ndikim të rritur me numër rekord të operacioneve ajrore në afërsi të Tajvanit dhe stërvitje detare në afërsi të Filipineve. Pekini sot e kritikoi NATO-n për shkak të akuzave të aleancës transatlantike se Kina është bërë "mundësuese vendimtare" e luftës ruse kundër Ukrainës. 

Uashington - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë në një konferencë për mediat në Uashington, foli për çështjen e forcimit të mëtutjeshëm të potencialit mbrojtës të aleancës ushtarake dhe ndihmës shumëpalëshe për Ukrainën e cila refuzon agresionin rus.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden e priti kryeministrin e ri britanik Kir Starmer në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington. Bajdeni e përshkroi Mbretërinë e Bashkuar si mbështetje që e lidh aleancën transatlantike bashkë. 

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe zonja e parë Xhil Bajden mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë kanë organizuar darkë për aleatët dhe partnerët në NATO. "Xhil dhe unë jemi të nderuar që kemi aq aleatë dhe miq të afërt në ambient të njëjtë", iu drejtua Bajden liderëve botërorë dhe bashkëshorteve/bashkëshortëve të tyre, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Uashington – Në deklaratën e përbashkët të miratuar në Samitin e NATO-s në Uashington, ndër të tjera theksohet se Aleanca do të mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, një rajon “me rëndësi strategjike për Aleancën Veriatlantike”.

Uashington - Zëdhënësi për sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi deklaroi se SHBA është "optimiste e kujdesshme" për negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës. "Ne jemi optimistë të kujdesshëm se punët po shkojnë në drejtimin e duhur. Ka ende zbrazëtira midis dy palëve (Izraelit dhe Hamasit), por ne besojmë se ato mund të zvogëlohen", theksoi Kirbi.

Dortmund - Përzgjedhësi i Anglisë, Geret Sauthgejt i ka shprehur pritjet për finalen e Euro 2024. "Pikërisht për këtë kemi ardhur këtu. Do të jetë ndeshje tejet e vështirë kundër Spanjës. Do të përballemi me ekipin më të mirë në evropian në këtë moment. Por Anglia ende është këtu. Do të luajmë më ta pas një ndeshje me të vërtetë të mirë në gjysëmfinale. Jam shumë i lumtur për të gjithë", deklaroi Sauthgejt në ueb faqen e UEFA-s.

Sharlot – Futbollisti i Uruguait, Hose Himenez ka shpjeguar se pse erdhi deri te përplasja fizike mes futbollistëve të reprezentacionit dhe tifozëve të Kolumbisë pas ndeshjes gjysmëfinale të Kopa Amerika të luajtur mbrëmë në Sharlot të SHBA-së.

QËNDRONI TË LIDHUR