• e mërkurë, 10 korrik 2024
MIA FLESH

09:00 / 10 korrik / 2024

Shkup - Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të mbajë seancën e dytë. Në rend dite të kësaj seance janë raportet vjetore për punën e disa institucioneve shtetërore për vitin 2023, siç janë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Avokati i Popullit për shkallën e garantimit të respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, Agjencia për administratë, Këshilli i prokurorëve publikë dhe Komisioni shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse.

Shkup - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë Komunën e Vinicës në kuadër të vizitave nëpër komuna me qëllim të prezantimit të vlerës reale të shtuar të Bashkimit Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe përfitimet e procesit të inkuadrimit në BE në nivel lokal (rajone, qytete dhe fshatra).

Shkup - Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi janë ngujuar në një ishull të vogël në lumin Treska. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemt kanë mbetur të ngujuar në ishullin e vogël, për shkak të ujit të ardhur, të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.

Shkup – Në Uashington vazhdon Samiti i NATO-s, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të formimit të Aleancës në vitin 1949. Tema kryesore janë sigurimi i mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën, planet për parandalimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të Paktit, forcimi i industrisë dhe investimeve të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9. Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në 39 gradë.

Athinë - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sonte do të takohen në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediumeve greke, takimi u caktua për ora 16 sipas kohës lokale.

Seul - Kompania hekurudhore kombëtare e Koresë së Jugut sot ka ndaluar trenat në disa linja të rregullta dhe i ka anuluar trenat e shpejtë për shkak shirave të dendur në pjesën qendrore të vendit të cilët nga e diela kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, njoftojnë mediat britanike. Në qytetin Gunsan herët në mëngjes vetëm për një orë ka rënë gjithsej100 mm shi, ndërsa më shumë se 200 mm shi në një ditë ka rënë në disa vende në pjesën qendrore të vendit, kumtoi shërbimi meteorologjik.

Kiev - Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov dje ju bëri thirrje bashkëatdhetarëve të tij në mbarë Evropën që të regjistrohen për Legjionin ukrainas, i cili do të jetë me seli në Poloninë fqinje, duke e quajtur hap kyç për përmirësimin e gatishmërisë luftarake me ndihmën e Perëndimit.  Krijimi i njësitit, të cilin më 8 korrik e paralajmëroi presidenti Volodomir Zelenski në Varshavë, është pjesë e marrëveshjes së sigurisë të nënshkruar me Poloninë, si mjet për fuqizimin e radhëve të forcave të armatosura të Ukrainës.

Uashington - Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Iranin se po përpiqet që të shfrytëzojë protestat në SHBA që kanë të bëjnë me konfliktin në Rripin e Gazës. Pasi që një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Irani po përpiqet të shkaktojë përçarje në shoqërinë amerikane, Shtëpia e Bardhë kumtoi se sjellja e Teheranit është e papranueshme, transmeton BTA.

Uashington - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski u bëri thirrje liderëve politikë amerikanë në Uashington që të mos presin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA për të marrë veprime vendimtare për të ndihmuar vendin e tij kundër pushtimit rus, publikojnë mediat britanike.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden në hapjen e Samitit të NATO-s në Uashington deklaroi se Aleanca është "më e fuqishme se kurrë", sepse përballet me "moment kyç" në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Uashington - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Samitin e Aleancës në Uashington ishte dekoruar me çmimin më të lartë civil amerikan - Medalja Presidenciale e Lirisë. Medaljen ia dhuroi presidenti i SHBA-së, Xho Bajden në ceremoninë e hapjes së Samitit të NATO-s.

Dortmund - Kapiteni i reprezentacionit të Anglisë, Hari Kejn ka lavdëruar mbrojtësin holandez Virxhil van Dajk para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024. "Gjatë viteve në Sautempton dhe Liverpul kemi luajtur shumë ndeshje të mëdha dhe kishim ndeshje të mira. Herë ai e fitonte betejën, herë unë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Do të përgatitem t'ia bëj gjërat të vështira dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë për mua. Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë", tha Kejn për "Sky sports".

Mynih - Kombëtarja e Spanjës mbrëmë në Mynih e ka fituar Francën me rezultatin 2:1 dhe u bë finalisti i parë i EURO 2024. Francezët e kanë hapur rezultatin në minutën e nëntë përmes Randal Kolo-Muanit. Spanja barazoi përmes Lamin Jamalit në minutën e 21-të. Spanjolli 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në historinë e kampionateve evropiane dhe botërore.

Ist Raderford - Kombëtarja e Argjentinës mbrëmë e ka fituar Kanadanë me rezultatin 2:0 në gjysmëfinale të Kopa Amerika. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Medoulends" në Ist Raderford (SHBA). Në minutën e 22-të, Julian Alvarez e hapi rezultatin. Goli i tij ishte i vetmi në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, Lionel Mesi e dyfishoi epërsinë e argjentinasve dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.

QËNDRONI TË LIDHUR