• e mërkurë, 10 korrik 2024
MIA FLESH

18:00/9 korrik 2024

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shef i zyrës në Maqedoninë e Veriut, Akim Ali sot e pati takimin e parë zyrtar me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari. Siç qëndron në postimin e OBSH-së në Fejsbuk, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për qëllimet e përbashkëta në lidhje me reformën e shëndetit publik dhe përparimit strategjik të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Veles, 9 korrik 2024 (MIA) - Mbrëmë vonë rreth orës 21, qytetari 74-vjeçar J.D. me shtëpizë verimi në fshatin Banjicë, Komuna e Çashkës, në oborrin afër çeshmes, ishte kafshuar në këmbë nga një gjarpër. Familja e tij në interes të kohës, men jëherë e kanë dërguar në spitalin e Velesit dhe me atë rast janë lajmëruar në shërbimin e Ndihmës së shpejtë. Ai rrugës deri në fshatin Klukovec ishte marrë nga ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore dhe menjëherë i ishte dhënë kundërhelni për gjarpër dhe i është ofruar ndihma mjekësore, pas çka është dërguar në Qendrën urgjente në Spitalin e përshithshëm të Velesit, informoi për MIA-n, Marina Andova, zëdhënëse e IPSH Spitali i përgjithshëm.

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s, në takimin me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Villon, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, gjeneral në pension dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare i Barak Obamas, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. 

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Qytetarët duhet të mbajnë me vete një shishe me ujë, të freskohen me ventilatorë ose kondicionerë, të veshin rroba të lehta me ngjyrë të hapur dhe komode, të bëjnë dush me ujë më të freskët ose të vakët kur ndjejnë se kanë nxehtë, të mbajnë kapelë, sheshir ose çadër për mbrojtje, të bëjnë gjumin sa duhet, të hanë fruta dhe sallata, të shmangin alkoolin, kafenë, çajin, si dhe ushqimet e nxehta, pikante dhe të kripura që mund të dehidratojnë, rekomandon Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se Propozim-vendimi për autobusët e rinj ekologjik në transportin publik, është dorëzuar te këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për seancën e Këshillit i cili duhet të mbahet javën e ardhshme.

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Dy u.d. drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov sot patën takim me Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së dhe Trpe Deanoski, kryetar i AOGJSH-së, si dhe me Bojan Tripunovski, sekretar i përgjithshëm i AOGJSH-së, dhe Zoran Peçevski, kryetar i sindikatës së FSSHRMV.

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Një gjellëtore në lagjen Vllae të Shkupit është mbyllur përkohësisht pas informimit nga Qendra për Shëndet Publik se katër persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive me simptoma të helmimit nga ushqimi, njoftojnë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Në gjellëtore, siç njoftojnë AUV-ja, u krye një kontroll i jashtëzakonshëm dhe u morën strisho nga sipërfaqet e punës dhe mostra të të gjithë ushqimeve të inkriminuara të konsumuara nga personat.

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot në Uashington pati takim me ish amabsadorin e SHBA-së Filip Riker, me të cilin bisedoi për sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe mbështetja që na nevojitet për realizimin e interesave strategjike.

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) -  Të paktën shtatë persona humbën jetën nga stuhia e uraganit "Beril" në shtetet amerikane të Teksasit dhe Luizianës, ndërsa në vijim është aksioni për lidhjen e më shumë se dy milionë konsumatorëve të cilët dje kanë mbetur pa energji elektrike, njoftuan sot mediat amerikane.

Sarajevë, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i HDZ-së në BeH, Dragan Çoviq paralajmëroi se situata politike në Bosnja e Hercegovinë është e keqe, gjë që e vështirëson procesin e integrimit evropian për të cilin të gjithë në mënyrë verbale bëjnë përpjekje, por beson se kjo është pjesë e sjelljes së zakonshme në prag të zgjedhjeve lokale, të caktuara për në tetor dhe pastaj pret që gjendja të ndryshohet.

Ankara, 9 korrik 2024 (MIA) - Të paktën shtatë migrantë humbën jetën, një u zhduk, ndërsa 19 u shpëtuan sot në afërsi të bregut perëndimor të Turqisë në Detin Egje, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaj. Jerlikaja në platformën X shënoi se hetimi pas një migranti të zhdukur në afërsi të bregut në qytetin Çeshme vazhdon.

Kajro, 9 korrik 2024 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi dhe drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës (CIA), Uiliam Bërnjs sot biseduan për përpjekjet për arritje të armëpushimit në luftën në Rripin e Gazës, njoftoi presidenca egjiptiane. "Presidenti e konfirmoi qëndrimin e Egjiptit për hedhje poshtë të vazhdimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës", thuhet në komunikatë.

Doha, 9 korrik 2024 (MIA) - Një zyrtar anonim i organizatës militante palestineze Hamas konfirmoi për agjencinë saudite të lajmeve Al Arabia se nuk janë të vërteta raportimet se grupi parimisht kishte rënë dakord  për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që nuk garantonte "armëpushim gjithëpërfshirës", duke theksuar se kërkesa e dytë bazë e Hamasit është "tërheqja e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës".

Tel Aviv, 9 korrik 2024 (MIA) - Nëntë persona, mes tyre të paktën pesë fëmijë, humbën jetën në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureixh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftuan sot mediat rajonale. Siç u tha, bombat izraelite ishin drejtuar ndaj një tubimi i civilëve pranë rrethrrotullimit Abu Rasas në kampin Bureixh.

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, deklaroi presidenti francez Emanuel Makroni para samitit të 75-vjetorit të Aleancës në Uashington, raportoi DPA.

QËNDRONI TË LIDHUR