• e enjte, 11 korrik 2024
MIA Flesh

15:00/11 korri/2024

Ohër - Presidentja Gordana Siljanovska sot si komandant suprem i Armatës, i vizitoi pjesëtarët e armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë në Liqenin e Ohrit. Pas pritjes me nderime ushtarake, presidentja Siljanovska Davkova, në shoqërim të shefit të Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, u informua për kapacitetet e Batalionit të forcave speciale, ndërsa pastaj ka pasur mundësi të njoftohet përmes prezantimit me shkathtësitë dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të njësisë për realizimin e operacioneve në ujë dhe paraqitjen e aftësive luftarake.

Ohër - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova si komandant suprem i forcave të armatosura sot në Ohër theksoi se ndoshta duhet të mendohet në drejtim për t'u mundësuar të rinjve të cilët dëshirojnë në baza vullnetare të kryejnë shërbimin ushtarak."Një pjesë e të rinjve kanë dëshirë të jenë pjesë jo vetëm e armatës profesionale, por vullnetarisht në forcat ushtarake, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie", tha presidentja e cili sot mori pjesë në stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Armatës nga Batalioni i forcave speciale të cilët po zhvillojnë stërvitje në kampin stërvitor në ujë të Liqenit të Ohrit.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski i cili e kryeson delegacionin qeveritar në Uashington në Samitin e NATO-s me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës, dje mori pjesë në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga presidenti amerikan Xho Bajden për shefat e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samit. "Mora pjesë në darkën në Shtëpinë e Bardhë të cilën e organizoi presidenti i SHBA-së, Xho Bajden për shefat e qeverive dhe shteteve me rastin e 75-vjetorit të NATO-s. Këtë mundësi e shfrytëzova që të loboj për Maqedoninë dhe të dërgoj porosi se rajoni në vend se me të kaluarën duhet të merret dhe të ndërtojë të ardhmen. Është e nevojshme qasje e re dhe politikë e argumenteve", shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk publikoi se në margjinat e fotosesionit zyrtar të liderëve të qeverive dhe shefave të shteteve në samitin e NATO-s në Uashington ka zhvilluar bisedë të shkurtër me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Gllavçev. "U konstatua se duhet të relaksohen marrëdhëniet, ku theksova se duhet parë nga e ardhmja dhe të shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunim. Temat e së kaluarës dhe hapja e pengesave të reja nuk do t'i afrojnë të dy popujt dhe se duhet bërë përpjekje dhe hapa që do të ushqejnë besimin midis shteteve si në periudhën para vetos dhe fillimit të politikës së obstruksioneve", shkruan Mickoski. 

Shkup - Kuvendi sot e filloi mbledhjen e 10-të në të cilën për procedurë të mëtutjeshme ishin pranuar dhjetë ligje me procedurë të shkurtuar, të cilët, siç sqaruan deputetët, janë, në përgjithësi, harmonizim me ndryshimet tashmë të miratuara të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe formimin e Ministrisë së re të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, në të cilin është biseduar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve me theks në ekonomi, si dhe për mbështetjen franceze për eurointegrimin tonë.  "Ministri Durmishi në takim theksoi se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës është i shkëlqyeshëm dhe intensiv, ndërsa mbështetja që Franca i jep vendit tonë është me rëndësi të madhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike", njoftuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Shkup - Me dhjetë ligje nga lëmia e energjetikës të cilat sot janë në rend dite në mbledhjen e kuvendit, Ministria e re e Energjetikës do të bëhet funksionale, ndërsa do të shfuqizohet Agjencia e Energjetikës dhe këshilli drejtues i Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës. Kompetencat dhe të punësuarit nga Agjencia e Energjetikës do të kalojnë në Ministrinë e re, ndërsa kompetenca e këshillit drejtues të Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës do t'i ndërmarrin Ministria e re e Energjetikës dhe drejtori i i Agjencisë. 

Uashington - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të kontrollohen dyshimet për lëshime eventuale dhe punë të jashtëligjshme të përfaqësive diplomatike - konsullore. "Periudhën e ardhshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjatë procesurës transparente dhe ligjore, do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për përcaktimin e lëshimeve dhe gabimeve në punën e përfaqësive diplomatike-konsullore, fillimisht në ato ku ekzistojnë dyshime serioze për veprim joadekuat, jashtë akteve ligjore dhe nënligjore, ndërsa me qëllimin përfundimtar punës transparente dhe mbrojtjes së dinjitetit të shtetit", deklaroi Mucunski për RTM në Uashington ku po qëndron me një delegacion qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. "Në Klinikën universitare për kirurgji digjestive për drejtor është emëruar prof.dr. Ognen Kostovski, në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji prim. dr Oliver Zafirovski, përderisa në në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve është emëruar dr. Rexhep Memedi", qëndron në kumtesë. 

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta dhe reformat e planifikuara në gjyqësor."Në periudhën e ardhshme pritet të fillojnë aktivitetet në sferat e dakorduara të cilët dalin nga memorandumi i nënshkruar të cilin një vit më parë e nënshkruan ministritë e të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zbatimit të principeve të sundimit të ligj, reforma në fushën e së drejtës civile dhe penale, reformat në luftën kundër korrupsionit, digjitalizimi në gjyqësor", kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ZNAM - Për Maqedoninë tonë i ka përcaktuar kandidatët për dy zëvendësministra në Qeveri, në ministrinë e Transformimit Digjital dhe për Energjetikë dhe Miniera. Siç bëri të ditur zëdhënësi i partisë Nikolla Memov në konferencë për media, për kandidat për zëvendësministër të Energjetikës është propozuar Mirosllav Labudoviq, magjistër i elektroteknikës, i lindur në vitin 1982. 

Shkup - Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë që u mbajtë dje, ZNAM - Për Maqedoninë Tonë unanimisht i ka përcaktuar kandidatët për dy zëvendësministra në Qeveri, në ministrinë e Transformimit Digjital dhe për Energjetikë dhe Miniera. Siç bëri të ditur zëdhënësi i partisë Nikolla Memov sot në konferencë për media, për kandidat për zëvendësministër të Energjetikës është propozuar Mirosllav Labudoviq, magjistër i elektroteknikës, i lindur në vitin 1982, i cili ka përvojë pune në disa korporata në pozita të ndryshme.

Shkup - Vendi në vit humb 146 milion metër kub ujë të pijshëm. Pothuajse gjysma e kompanive të ujit operojnë me humbje financiare, ndërsa te pjesa më e madhe e tyre rreth humbjes së ujit është më shumë se 40 për qind, thuhet në hulumtimin e Qendrës për komunikim të qytetarëve.

Shkup - Në muajin maj të këtij viti në vendin tonë janë evidentuar 106.604 turistë, prej të cilëve 25.5 për qind vendas, ndërsa 74.5 për qind të huaj, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Numri i bujtjeve në maj arrin 200.439, prej të cilëve 29.4 për qind të gjithë janë turistë vendas, ndërsa 70.6 për qind të huaj.

Shkup - Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka publikuar raportin për periudhën prill – qershor 2024. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2024, në KPMD-së janë dorëzuar 77 parashtresa dhe atë 61 nga persona fizikë dhe16 nga persona juridikë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i parashtresave të dorëzuara është rritur për 4.05 për qind. Baza më shpeshta të konfirmuara të diskriminimit kanë qenë orientimi seksual dhe paaftësia, pastaj të ndjekura nga përkatësia etnike, gjinia dhe besimi politik.

Shkup - Nga mesnata do të zvogëlohet çmimi me pakicë i mazutit, ndërsa çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Mazuti zvogëlohet për 1.009 denarë për një kilogram dhe ai nga mesnata do të shitet me çmim prej 47,625 den/kg. Eurosuperi BS 95 edhe më tej do të shitet me çmim prej 84 denarëve për një litër, Eurosuper BS - 98 me çmim prej 86 denarë për një litër, ndërsa dizeli me çmim prej 77 denarë për një litër.

Shkup - Qyteti i Shkupit kumtoi se më 12 dhe 13 korrik (e premte dhe e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektimi me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave. Nëse koha nuk e lejon kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të bëhen të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Negotinë - Për momentin përveç forcave të cilat po shuajnë zjarrin nga toka në Negotinë, intervenon dhe një helikopter policor, ndërsa së shpejti do t'i shoqërohet dhe një helikopter i armatës, informojnë nga QMK-ja. Theksojnë se për momentin nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për popullatën. Komuna e Negotinës ka dërguar apel deri te të gjithë ata që qëndrojnë në afërsi të fshatit si Brusnik, Kalanjevë dhe Lipa ku jetojnë vetëm pak banorë, por që të njëjtat përdoren si vendbanime për fundjavë, si preventivë të largon nga atje. 

Negotinë – Pushteti lokal i Negotinës apelon tek të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit të madh në rajonin e Negotinës të lajmërohen në Komunë në numrin e telefonit 043/361-045. Një apel i tillë është vetëm një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim."Apelohet deri te qytetarët e komunës së Negotinës të mos lëvizin në drejtim të vendbanimeve Kallanjevë, Uji i Bardhë, Lipa, Brusnik, Peshternicë dhe zonat përreth", thuhet në konkluzion. 

Negotinë - Helikopteri i Armatës, i cili sipas paralajmërimeve  është dashur rreth orës 12 të angazhohet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, ende nuk është përfshirë, ndërsa helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili nha mëngjesi i sotëm ka  intervenuar nga ajri  është tërhequr për shkak të orëve të përfunduara të punës, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n.

Athinë - Qeveria dhe kryeministri Kirjakos Micotakis ndjekin politikë përgjegjëse të jashtme dhe pa devijime themi se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi dhe dukshëm, nëse nuk e ndërrojnë mënyrën, në të cilën i kanë trajtuar marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të shkojnë përpara, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullut me gazetarët, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina. Zëdhënësi qeveritar në fillim të brifingut e theksoi atë që kryeministri grek Kirjakos Micotakis e ka përmendur gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në lidhje me Marrëveshjen e Prespës "duke e theksuar se implementimi i tyre i plotë është i domosdoshëm për Aleancën e NATO-s dhe për Ballkanin Perëndimor.

Moskë - Rusia do të përgatisë përgjigje ushtarake në sistemimin e planifikuar të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, transmetoi Hina. SHBA dhe Gjermania dje së bashku publikuan se në vitin 2026 do të fillojnë me sistemimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani si shenjë e përkushtimit të NATO-s dhe mbrojtjes evropiane.

Jerusalem - Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord mbi parimet për lirimin e pengjeve dhe një marrëveshje për armëpushim dhe tani po negociojnë se si ta zbatojnë atë, publikoi sot "Uashington post". Gazeta vlerëson se hapi kryesor për të dyja palët është se ata ranë dakord të "qeverisnin përkohësisht" me Gazën, ndërsa në fazën e dytë të marrëveshjes të qeverisin forcat e mbështetura nga administrata palestineze e cila qeveris me pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar. Për sigurinë në fazën e dytë do të angazhohen forcat e trajnuara nga SHBA-ja me mbështetjen e vendeve të mesme arabe.

Uashington - Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez në Samitin e NATO-s në Uashington u ka bërë thirrje partnerëve të Aleancës të tregojnë "unitet dhe konsekuencë" të njëjtë për Rripin e Gazës, siç demonstruan për Ukrainën. "Nuk mund të akuzohemi se po zbatojmë standarde të dyfishta. Përkundrazi, kërkojmë unitet dhe konsekuencë për Gazën, siç kërkojmë përgjigje ndaj pushtimit rus ndaj Ukrainës", tha Sançez në seancën e Këshillit veriiatlantik në Uashington.

Berlin - Francezi Fransoa Leteksie u emërua për gjyqtar kryesor në ndeshjen finale të Kampionatit evropian 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, publikoi faqja zyrtare e UEFA-s. Ndihmës të Leteksies do të jenë bashkëkombasit Siril Munie dhe Medi Rahmuni, ndërsa gjyqtar rezerv - Shimon Marçinjak (Poloni). Ndeshja do të luhet më 14 korrik në ora 21:00 në Stadiumin olimpik në Berlin.

QËNDRONI TË LIDHUR