• e hënë, 15 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 15 korrik / 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Në takim, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi i suksesshëm, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për gjendjet aktuale, si në dy vendet ashtu edhe në rajon.

Shkup - Presim fakte dhe argumente relevante për rastin me foshnjën në Klinikën e Fëmijëve, për momentin nuk shohim ndonjë faj tek infermierja. Do të përmbahemi, derisa të marrim argumentet përkatëse nga komisioni që do të shqyrtojë rastin. Besojmë në institucionet dhe në Ministrinë e Shëndetësisë se rasti do të zgjidhet si duhet, theksoi në deklaratën e sotme për media, Gordana Beshliovska, kryetare e Unionit të shoqatave, e udhëhequr nga Shoqata e infermiereve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve - Për ne", rreth ngjarjeve aktuale në Klinikën e Fëmijëve, ndërsa "në lidhje me pretendimet për sjellje joprofesionale të një infermiereje me një të porsalindur".

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot ka realizuar takim me euroambasadorin Dejvid Gir dhe me përfaqësuesin nga delegacioni i BE-së në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Kulturës. Në takim, ministri Lutkov shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në fushën e kulturës, si dhe për mbështetjen në proceset integruese evropiane si një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën në Uashington theksoi se bëhet fjalë për një vizitë jashtëzakonisht të suksesshme me agjendë intensive, në të cilën bashkëbiseduesit kishin mundësi të shohin politikanë më ndryshe, me plan dhe prioritete të qarta.

Shkup - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policia e Burgjeve ka bërë kallëzim penal ndaj D. S., F.Gj. dhe D.J., nëpunës policorë në Stacionin Policor Qendër, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Kanadasë, Xhajls Norman. Siç njofton MPJ-ja, Mucunski ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e përgjithshme të ambasadorit, duke theksuar se me angazhimin e tij dhe angazhimet e vazhdueshme ka kontribuar në shkallë të lartë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë.

Shkup - Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve koha e pritjes në vendkalimin kufitar "Tabanoc" për hyrje dhe është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" dhe "Dojran" për dalje nga vendi është rreth 45 minuta, informon LAMM.

Shkup - Prej sot vendoset ndalesë e plotë për lëvizje nëpër pyje. Ndalesa do të vlejë prej orës 06:00 deri në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarret pyjore është pakësuar, kumtoi sot pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Shkup - Mbështetja e Italisë është e rëndësisë së madhe, si dhe përforcimi i marrëdhënieve të partneritetit, ishte theksuar në takimin e sotëm të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me ambasadorin e Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që gjatë ditës së nesërme ose më së voni deri pasnesër të vihet nën kontroll situata me zjarret. Në një deklaratë për mediat të dhënë sot në Ohër, Mickoski tha se përveç ndihmës nga Turqia e cila mbërriti sot, pritet ndihmë edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Shkup - Gjendjet dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe ndërmarrja e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjeve, parandalimi i korrupsionit, dhuna dhe trajtimi adekuat i personave të dënuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të drejtësisë Igor Filkov me u.d. drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve (DES), Aleksandar Pandov.

Shkup - Bashkëpunimi i suksesshëm me AHK Maqedonia e Veriut, pjesë e rrjetit të odave gjermane jashtë vendit do të vazhdojë për shkak se kuadri i kualifikuar është i nevojshëm për kompanitë të cilat punojnë në vend, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Republika e Turqisë me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dërgoi ndihmë prej dy aeroplanëve dhe një helikopteri për shuarje të zjarreve në vend, konfirmoi sot ambasadori turk, Fatih Ullusoj.

Shkup - Dy aeroplanë turq për shuarje të zjarrit "er traktorë" dhe një helikopter po i bashkangjiten shuarjes së zjarreve që e kapluan vendin. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov informoi se ata herët në mëngjes ateruan në aeroportin në Shkup.

Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 54 vende matëse në qytet. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 8 deri më 12 korrik ka marrë 210 kampionë për analizë fiziko-kimike dhe 210 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 njësi matëse në Qytetin e Shkupit.

Negotinë - Mëngjesi i sotëm është i qetë në Sertë, digjet në disa lokacione të vogla, njoftoi sot kryetari i Negotinës, Goran Stojanov. "Kam vizituar malin Serta, ku ka disa ditë që ka rënë zjarr. Nga sa munda të regjistroja, dhe nga informacionet nga personat e përfshirë në shuarjen e zjarrit, mëngjesi i sotëm është i qetë dhe flakë pothuajse nuk ka. Problemet nisin me rritjen e temperaturës dhe praninë e erës.

Ohër - Gjysma e 500 milionë eurove të cilat vendi i dakordoi me Hungarinë, do të jenë për komunat, ndërsa gjysma për biznesin, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Siç sqaroi, komunat do t'i shfrytëzojnë paratë për projekte konkrete të cilat do tua përmirësonin jetën qytetarëve, ndërsa firmat do të marrin ndihmë për shkak të kushteve aktuale të këqija të tregut, por në llogari të kësaj do të duhet të "kthejnë" me investime, të paktën 5.000 të punësuar të rinj dhe rritje të prodhimtarisë prej pesë për qind mbi  shkallën e inflacionit. 

Beograd - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot deklaroi se përmes telefonit ka arritur një kërkesë për ndihmë nga Maqedonia e Veriut  për shkak të numrit të madh të zjarreve që kanë shpërthyer në territorin e atij vendi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bruksel - Hungaria, në përbërjen e kryesuesit aktual me BE-në, paralajmëroi se për 28 dhe 29 gusht planifikon mbajtjen e Samitit për punë të jashtme në Budapest, por në periudhën e njejtë do të caktohet edhe mbledhja e Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit (FAK), pohoi portali i Brukselit "Politiko", duke i'u referuar burimeve diplomatike.

Bruksel/Keln - Disa organizata që angazhohen për transparencë sot i bënë thirrje kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen, nëse rizgjedhet në funksion, një prej aktiviteteve të saja zyrtare të jetë "njohja përfundimtare" e kërcënimit për demokracinë e Bashkimit Evropian dhe të sigurohet zbatim i drejtë i rregullave për transparencë, që nevojiten për menaxhim me procesin e krijimit të politikave evropiane.

Mogadishu - Numri i të vrarëve si pasojë e një sulmi me auto-bombë në një kafene në kryeqytetin somalez Mogadishu është të paktën nëntë persona, raportojnë agjencitë e huaja, duke cituar burime nga forcat e sigurisë. Shpërthimi ndodhi pranë një kafene-restoranti plot me njerëz që po ndiqnin në televizor finalen e kampionatit të futbollit Euro 2024.

Damask - Sirianët sot votojnë në zgjedhjet parlamentare në pjesë të vendit nën kontrollin e partisë në pushtet të presidentit Bashar al-Asad. Partia Baaa e cila është në pushtet që nga viti 1963 dhe aleatët e saj të majtë laikë dhe nacionalistë arabë nuk kanë pothuajse opozitë, ndërsa alternativa e vetme janë kandidatët e pavarur.

QËNDRONI TË LIDHUR