• e hënë, 15 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 15 korrik/ 2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Ohrit, ku do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore, ekzistuese dhe të reja, të disa projekteve. Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës sportive në fshatin Leskoec, Komuna e Ohrit, ku pas 30 viteve, në kuadër të SHF "Vanço Nikoleski" fillon ndërtimi i sallës sportive prej 592 m2, ndërsa do të përfshijë edhe fushë për sporte të llojllojshme.

Shkup - Unioni i shoqatave, i udhëhequr nga Shoqata e infermierëve, teknikëve, akushereve dhe infermierëve dentar - "Për ne", lidhur me zhvillimet aktuale në Klinikën për fëmijë, dhe "në lidhje me pretendimet e sjelljes joprofesionale të infermieres me një të porsalindur", u bëri thirrje sot institucioneve përkatëse që të sigurojnë prova për zbardhjen e rastit.

Shkup - Në të gjitha vendet e rajonit edhe sot janë në fuqi paralajmërimet për temperatura të larta për shkak të valës së nxehtë afrikane që po zgjat me ditë të tëra, ndërsa ulje e temperaturave mund të pritet për dhjetë ditë. Temperaturat e parashikuara të ajrit janë nga 35 deri në 40 gradë, ndëra temperatura e detit është e lartë dhe lëviz prej 24 deri në 27 gradë.

Shkup - Për shkak të defektit të gypit lidhës në rrugën "Sllavejko Arsov" 42, do të ndërpritet furnizimi me ujë për përdoruesit nga zona e lartë e kësaj rruge dhe lagjja Përzhinë. Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 09:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.

Shkup - Katër vetura mëngjesin e sotëm janë përplasur afër stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan informacionin për MIA-n.

Shkup - Mbi njëqind parfume "Gisada" në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga ana e nëpunësve doganor në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc pasi një shofer i autobusit pa i deklaruar ka bërë përpjekje për t'i futur në shtet ilegalisht , informojnë nga Drejtoria Doganore.

Shkup - Janë aktive nëntë zjarre në hapësirë ​​të hapur në vend, ndërsa janë shuar 17 zjarre, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). "Ende është aktiv zjarri në malin Serta, i cili shtrihet në tre komuna si katër zjarre të pavarura. Në komunën e Negotinës, në atarin e fshatit Kalanjevë, ku digjet bimësia e ulët dhe pylli, në komunën e Konçes, në afërsi të fshatit Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm, ku digjet një pyll me kërcell të ulët - pisha, më komunën e Shtipit, në vendin e quajtur Patrik, ku digjet bredhi, pylli i dushkut dhe pylli i përzier dhe në komunën e Shtipit, në mes të fshatit Dragoevë dhe Sellcë, në lokalitetin e quajtur Haxhi Rexhepli, janë përfshirë bimësia e ulët dhe shkurret", thuhet në njoftim.

Shkup - Në kuadër të jubileut të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”, në mbrëmje do të mbahet koncerti i Nita Grubi – piano dhe Elena Golomeova – soprano. Siç informojnë nga Drejtoria për kulturë dhe art - Shkup, në koncert do të shfaqen disa vepra, ndër të cilat: Skena e Xhildës nga Opera “Rigoleto”, Skena e Zhanetës nga Opera “Dasma e Zhanetës”...

Stamboll - Turqia sot shënon festën kombëtare, 15 korrikun, Ditën e demokracisë dhe unitetit kombëtar.  Sot bëhen tetë vjet nga përpjekja e parandaluar për grusht shtet natën e 15 korrikut të vitit 2016 nga ana e organizatorit FETO të predikuesit mysliman Fetullah Gjylen, e cila është shpallur si grup terrorist.

Budapest - Shanset për arritje të paqes janë shumë më të mëdha përmes negociatave, sërish hapje të kanaleve diplomatike dhe dialog se sa me dërgesën e armëve, sanksioneve dhe strategjisë së themeluar në anashkalimin e diplomacisë, deklaroi dje shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto.

Berlin - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, e cila sot do ta vizitojë Afrikën Perëndimore, shpreson se do ta zgjerojë bashkëpunimin me Senegalin dhe Bregun e Fildishtë në mënyrë që të parandalohet përhapja e destabilitetit që për momentin e ka goditur Sahelin në pjesën tjetër të rajonit, lajmëroi DPA.

Gjenevë - Normat globale të vaksinimit të fëmijëve mbeten nën nivelet para pandemisë vitin e kaluar, njoftuan sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), që parashikon shqetësim te ekspertët.  Në vitin 2023, 84 për qind e fëmijëve në nivel botëror ishin vaksinuar plotësisht kundër difterisë, tetanusit dhe pertusisit - ose kollës së mirë, një vaksinim i trefishtë që konsiderohet një tregues kryesor i shkallës së vaksinimit të fëmijëve, raportoi DPA.

Herson - Tetë persona janë plagosur në bombardimet e djeshme ruse të rajonit jugor të Ukrainës, Herson, njoftoi sot në Telegram guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Sipas tij, të sulmuarit ishin Antonivka, Sadove, Bilozerka, Kizomis, Stanislav, Sofiavka, Darivka, Mikilske, Pridnipërvske, Dniprovske, Çornobaivka, Berisllav, Tiahinka, Novovoroncovka, Çervonji Maiak, Kostirka, Zmiivkail dhe armiku Lmivher.

Talin - Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Dorëheqjen ia ka dorëzuar presidentit Alar Karis, pasi që është nominuar përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, shkruan portali estonez EPP. T

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan në zgjedhjet e ardhshme, Donald Tramp deklaroi se pas tentimit për atentat në të cilin u lëndua lehtë, tërësisht e ndryshoi fjalimin që do ta mbajë të enjten, në ditën e fundit, të katërt të konventës së republikanëve në Milluoki dhe deklaroi se do të bëjë thirrje për përpjekje të reja për unitet kombëtar.

Mogadishu - Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një auto-bombë jashtë një kafeneje në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë, raportojnë mediat lokale. Sulmi ndodhi mbrëmë kur para kafenesë ndodheshin një numër i madh personash të cilët po ndiqnin transmetimin televiziv të finales së Kampionatit evropian të futbollit.

Peshevar - Në dy sulme vetëvrasëse në Pakistan, tetë civilë u plagosën, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material, kumtoi sot policia vendase. Në kumtesë citohet se fillimisht shpërtheu automjeti i mbushur me mjete shpërthyese, ndërsa pastaj sulmuesi i dytë aktivizoi një jelek me dinamit në afërsi të rrethojës së ndërtesës në qytetin Banu në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunhva, në afërsi të kufirit me Afganistanin. Është theksuar edhe se policia menjëherë ka reaguar dhe ka parandaluar përpjekjen për hyrje në ndërtesën ku gjenden banesat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

QËNDRONI TË LIDHUR