• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA FLESH

15:00/16 korrik 2024 

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe partneriteti i fokusuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë së Maqedonisë.

Beograd, 16 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq sot mori pjesë në dërgimin e pjesëtarëve të Njësisë së helikopterëve dhe Sektorit për situata emergjente të cilët u nisën drejt Maqedonisë së Veriut me helikopter kundër zjarreve Kamov Ka-32 për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve pyjore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Në ditët në vijim edhe më tutje do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë maksimale të ditës e cila gjithkund do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë 40 gradë. Deri në fund të javës së punës do të jetë aktiv niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende po e pret raportin e Komisionit të formuar të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve për rastin me foshnjen tremuajshe me shenja në trup, për çka dje ishte informuar nga drejtori i sapoemëruar i asaj Klinike, Rexhep Memedi.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takime të ndara me ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq dhe me ambasadorin e Japonisë, Ocuka Kazuja. Situatat aktuale në vend dhe rajon dhe tema të rëndësishme të politikës së jashtme ishin në fokus të takimeve. Në të dyja takimet, siç informon MPJ-ja, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që po ndërtohen dhe zhvillohen në vazhdimësi.

Tetovë, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Tetovës së bashku me shefin e SPB Tetovë dhe drejtorin e NP "Parkingjet e qytetit" sot në bulevardin "Ilinden" kanë kryer mbikëqyrjen e gjendjes në trafik, pas vendimit të djeshëm të disa pjesëve nga dy rrugë të bulevardit të mos lejohet parkimi i automjeteve. Vendimi ka të bëjë me disa pjesë të "Ilindenit" dhe "Bllagoja Toska", ndërsa nuk ka të bëjë me parkimin paralel të bulevardit "Iliria".

Tetovë, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot nga Tetova tha se koalicioni "Vlen" do të paraqitet së bashku edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2025, dhe pastaj do të vendoset nëse do të bëhen një parti. Këtë fundjavë, "Vlen" formoi trup koordinues.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Pas kryerjes së një procedure hetimore gjithëpërfshirëse që është zhvilluar që nga fillimi i këtij viti në rastin "Gërçec", prokurori në fjalë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave në Gjykatën Themelore Penale-Shkup.

Negotinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Aktualisht, katër helikopterë dhe Er traktorë po shuajnë zjarrin nga ajri në malin Serta nga ana e Negotinës. Zjarri që ka rënë të mërkurën rreth orës 10:30 është ende aktiv dhe po shuhet sot nga toka dhe ajri. Kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov në deklaratën për MIA-n ka theksuar se po bëhen të gjitha përpjekjet për përballje me zjarrin.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve – Bjoran Gabriel, përfaqësues i BEI në Shkup dhe Aleksandro de Konçini, nëpunës i lartë për kredi për Maqedoninë e Veriut në BEI ku u u diskutuan mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit.

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - KME Manastir vuri në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, kumtoi SHA EMV, filial i KME "Manastir". Siç theksohet, Bllok 1 është vendosur në funksion në orën 11:45, ndërsa më herët, gjatë fundjavës, në rrjet ishte edhe Blloku 3.

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim në Bruksel mbi dokumentin e planit të sekuencimit brenda kohës së paraparë më 18 korrik, ka bërë të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu. Në një përgjigje për RTV21 Kadiu fajëson Serbinë për mos gatishmëri të zbatimit të marrëveshjes. Por, opozita kritikon Qeverinë për mos gatishmëri të zbatimit të obligimit të cilat, sic thonë, Kurti i kishte pranuar në Bruksel dhe në Ohër. Analistët vlerësojnë se procesi i dialogut është bllokuar. Kërkojnë ndërprerjen e tij deri në rimodelim të formatit.

Bruksel, 16 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sot deklaroi se Bashkimi Evropian ende nuk ka sjellë vendim për heqje të masave ndëshkuese kundër Kosovës dhe se në Këshillin e BE-së vazhdojnë diskutimet për mënjanim të mundshëm të sanksioneve.

Uashington, 16 korrik 2024 (MIA) - Një ekip snajperist i policisë lokale u vendos në ndërtesën nga çatia e së cilës atentatori, Tomas Metju Kruks, qëlloi dhe plagosi ish-presidentin amerikan dhe kandidatin aktual për president, Donald Tramp, gjatë një tubimi parazgjedhor, publikoi NjuJork post, duke cituar burime nga organet ligjzbatuese.

Moskë, 16 korrik 2024 (MIA) - Lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e paqes të organizuar nga Kievi, Kremlini tha sot se fillimisht duhet të sqarohet se për çfarë samiti bëhet fjalë.

Xhalalabad, 16 korrik 2024 (MIA) - Së paku 40 persona e humbën jetën, ndërsa 347 janë lënduar nga moti i lig që dje e goditi provincën Nangarhar në Afganistanin lindor, kumtoi Ministria afgane e Shëndetësisë. Zëdhënësi i minsitrisë, Sharafat Zaman deklaroi se numri i viktimave pritet të rritet përderisa vazhdojnë përpjekjet për kërkim dhe shpëtim.

Bruksel, 16 korrik 2024 (MIA) - Komisioni evropian sot solli vendim të mobilizojë ndihmë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në përballjen me zjarret pyjore që i kapluan të dy vendet, kumtoi sot zëdhënësi i KE-së për ndihmë humanitare dhe përballje me kriza, Balash Ujvari.

Strasburg, 16 korrik 2024 (MIA) - Eurodeputetët e sapozgjedhur sot kanë filluar punën në Strasburg - pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit Evropian. Ka dy kandidatë për postin - kryetarja aktuale Roberta Mecola (Partia Popullore Evropiane) dhe Irene Montero (e Majta).

Varshavë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radoslav Sikorski, vlerësoi se ekziston mundësi reale për paqe në Ukrainë, nëse Donald Tramp fiton zgjedhjet në SHBA dhe kërcënon Rusinë se do të rrisë ndihmën për Ukrainën nëse Moska zyrtare nuk ulet në tryezën e bisedimeve dhe nuk nënshkruan marrëveshje paqësore.

Strasburg, 16 korrik 2024 (MIA) - Njëzet e trevjeçarja Lena Shiling (Të Gjelbrit/ESA) nga Austria është eurodeputetja më e re në Parlamentin evropian, i cili sot filloi me punë në Strasburg. Eurodeputetja më e vjetër është 77-vjeçarja Leoluka Orlando (Të Gjelbrit/ESA) nga Italia, e cila ishte prefekte e Palermos mbi 20 vite, ndërsa ishte edhe kryetare e Federatës italiane për futboll amerikan.

Londër, 16 korrik 2024 (MIA) – Geret Sauthgejt sot dha dorëheqje nga pozita e përzgjedhësit të kombëtares angleze në futboll. Eksperti pesëdhjetë e tre vjeçar vendosi të largohet nga posti me vullnetin e tij të lirë. Sauthgejt është trajner i Anglisë që nga shtatori i vitit 2016. Nën drejtimin e tij, anglezët luajtën 102 ndeshje, fituan 64, barazuan 20 herë dhe humbën 18 ndeshje.

Madrid, 16 korrik 2024 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape për herë të parë është fotografuar me fanellën e klubit të tij të ri. Njëzet e pesë 25-vjeçari është fotografuar me presidentin e Madridit, Florentino Perez. Ai mban në dorë fanellën e personalizuar të Real Madridit me numrin 9 të cilin do ta bartë në skuadër.

QËNDRONI TË LIDHUR