• e premte, 19 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/18 korrik/2024

Shkup - Kuvendi e ka caktuar seancën për zëvendësministra në Qeveri për më 23 korrik, me çka tërësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Siç theksohet në ueb-faqen e Kuvendit, seanca është caktuar për në ora 11, me rend dite prej tre pikave. Përveç pikën për emërimin e zëvendësministrave, në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore - leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Zhvillim urban i komunave dhe përmirësim i ekonomisë lokale, është një nga prioritetet e Qeverisë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Niukoillovski në takimin me Shaoshing Ju, drrejtoreshë e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Masimiliano Paoluçi, drejtor i zyres së Bankës botërore për Maqedoni dhe Kosovë. Siç deklaruan sot nga Ministria e Transportit, Nikollovski ka potencuar se Qeveria përmes Ministrisë së Transportit po e fillon ciklin më të madh investues në zhvillim dhe modernizim të infrastrukturës së përgjithshme.

Shkup - Italia mbetet partneri ynë dhe mbështetës i fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, kanë konstatuar në takimin e punës ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ambasadori i Italisë në vend Andrea Silvestri, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë. Në takim ambasadori Silvestri i uroi ministrit të Drejtësisë Filkov punë të suksesshme në kryerjen e funksionit, me ç'rast është biseduar për avancimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) këtë mëngjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 24 zjarre në ambient të hapur, si dhe se 13 prej tyre janë ende aktive, ndërsa shuhen edhe nga toka edhe nga ajri me të gjitha fluturaket që janë për momentin në dispozicion dhe nga vendet tjera. Nga atje theksuan se është aktiv zjarri në fshatin Kalanjovë të Negotinës, ku digjet pyll me bimësi të ulët dhe shkurre.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi për MIA-n incidentin e armatosur që mbrëmë ndodhi në komunën e  Çairit të Shkupit në të cilin një person u lëndua. "Mbrëmë në orën 21:50 në SPB Shkup është raportuar se në SPQ "Naumi i Ohrit" ishte dërguar D.B. (31) nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime nga arma e zjarrit në territorin e Çairit në Shkup. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB-ja. 

Rosoman - Zjarret në Kalanjevë të Negotinës dhe Sirkovë të Rosomanit janë aktive, konfirmuan për MIA-n nga Qendra për menaxhim me kriza. Në Kalanjevë janë duke u djegur pyje me kërcell të ulët dhe shkurre dhe siç informoi për MIA-n kryetari i Komunës së Rosomanit, Stojan Nikollov, nga lokacioni i djeshëm afër Sirkovës, zjarri është transferuar në afërsi të fshatit Mrzen.

Shkup - Me projeksion të filmit "Lumturi e papritur" në regji të Vudi Alen dhe me ndarje të çmimeve për realizimet më të mira mbrëmë është mbyllur Festivali ndërkombëtar i firlmit evropian - Sinedejs (Cinedays). Çmimi "Ylli i artë" ose filmi më i mirë është për "Qytetin" në regji të Amit Ulman. Siç informoi Qendra kulturore rinore (QKR), çmimin e ka ndarë juria në përbërje të Gorjan Atanasov dhe TV montazhist Ivica Dimitrijeviq, aktor dhe regjisor, Mina Gjukiq, regjisore, Rohan Beri Krikmar, producent filmi dhe përzgjedhës i festivalit dhe Gentian Koçi, regjisor.   

Prishtinë - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës bëri të ditur mbrëmë se  është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Nga MPJ-ja e Kosovës informojnë se bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i  UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes.  

Beograd - Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq konnfirmoi se gjatë natës në Lloznicë një polic është vrarë, përderisa një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa pjesëtarët e MPB-së në vendin e ngjarjes gjetën një pasaportë kosovare të të dyshuarit me emrin Artan Haajrizi (1991) dhe një letërnjoftim gjerman, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Sonte rreth orës 00:55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën në Lipniçki Shor, nëpunës të policisë nga Stacioni policor kufitar Tërbushnica kanë ndaluar një automjet mercedes me targa të Tutinit, në të cili ndodheshin dy persona", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Berlin - Sipas projektbuxhetit të miratuar nga Qeveria, Gjermania vitin e ardhshëm planifikon pothuajse për gjysmë ta zvogëlojë ndihmën ushtarake për Ukrainën,   nga rreth tetë miliardë euro në rreth katër miliardë euro. Ministri i Financave Kristian Lindner tha se financimi i Ukrainës ishte "i sigurt për të ardhmen e parashikueshme" për shkak të   planit të G7 për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat nga interesat e mjeteve të ngrira ruse.

Strasburg - Fqinjësia evropiane ështl e ardhmja jonë dhe pranimi i vendeve të treja në Unionin tonë paraqet përgjegjësi të madhe morale, historike, politike dhe gjeosstrategjike për Evropën, porositi sot kandidatja për kryetare të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në fjalimin para deputetëve të Parlamentit evropian. "Do t'i mbështesim kandidatët për anëtarësim, duke pounuar në invetime dhe reforma dhe do t'i integrojmë, kur të kemi mundësi, në kornizën tonë juriudike. Inkuadrimi çdoherë do të jetë proces i bazuar në merita dhe do të kujdesemi të gjitha vendet të jenë të gatshme, para se të inkuadrohen. Kompletimi i Unionit tonë është në interesin tonë thelbësor dhe ky do të jetë prioritet thelbësor i Komisionit tim", porositi Fon der Lajen.

Nicë - Të paktën shtatë persona e humbën jetën në zjarrin që mbrëmë shpërtheu në një ndërtesë banimi në Nicë, Francën juglindore.  Shërbimi i zjarrfikësve njoftoi se  ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu në katin e shtatë të një ndërtese në lagjen Mullns në pjesën e punës së qytetit. "Edhe përkundër përpjekjeve të mëdha, fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarri",  bëri të ditur ndihma e shpejtë. 

Panama Siti - Migrimet të cilat kryhen përmes ngushticës Darien mes Kolumbisë dhe Panamasë është zvogëluar në mënyrë drastike këtë muaj, pasi presidenti i Panamasë Zhoze Raul Murinjo mori detyrën dhe urdhëroi kontroll të rreptë të kësaj zone të mbuluar me xhungël të dendur, njoftoi sot policia kufitare e këtij vendi të Amerikës Qendrore. Numri i kalimeve përmes Darienit është ende afër atij të vitit 2023, kur një rekord prej 500.000 njerëz, prej të cilëve ishin nga Venezuela, morën atë rrugë shumë të rrezikshme.

Uashington - Ish-kryetarja e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, demokratja Nensi Pelosi, kohë më parë i tha presidentit Xhozef Bajden se anketat tregojnë se ai nuk mund ta fitojë rivalin republikan, Donalld Tramp. Ajo, gjithshtu, theksoi se Bajden mund t'i shkatërrojë gjasat e demokratëve për ta fituar Dhomën përfaqësuese, nëse vazhdon me fushatën për mandat të dytë, konfirmuan katër burime të noftuara me këtë bisedë, sipas Si-En-En-it.

Uashington - Senatori demokrat amerikan Bob Menendez u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se do të japë dorëheqje nga Kongresi pasi është shpallur fajtor për gjashtë akuza për ryshfet, raporton NBC njuz. Menendezi, (70) është gjykuar për marrje të ryshfeteve në para dhe shufra ari për t'u kryer shërbime biznesmenëve të Nju Xhersit, si dhe se ka punuar si agjent i huaj për Egjiptin, gjë të cilën Menendez e ka mohuar.

Hjuston - Administrata Kombëtare Amerikane e Aviacionit Hapësinor  - NASA dje njoftoi se megjithatë nuk do ta dërgojë roverin e vet "VIPER" në Hënë. Vendimi për rishikimin dhe anulimin e projektit u morr për shkak të tejkalimeve të shpenzimeve, rritjeve të mundshme të shpenzimeve në të ardhmen dhe vonesave në datën e nisjes. Projekti, i quajtur "Rover polar me sondë avulluese për hulumtim" (Volatiles Investigating Polar Exploration Rover - VIPER), "do të ndërpritet pas një rishikimi të brendshëm gjithëpërfshirës", njoftoi NASA. Roveri hënor do të çmontohet dhe pjesët do të përdoren për qëllime të tjera.

Çester - Në minutën e 85-të të ndeshjes (5:1) të pjesës së rregullt të sezonit të  MLS-së kundër Nju Ingland  Revolushën, Kavan Salivani ka hyrë në terren  për Filadelfia Junion. Ai u bë lojtari më i ri në historinë e ligave kryesore sportive profesionale në Amerikën e Veriut. Lojtari aktualisht është 14 vjeç e 293 ditë.

QËNDRONI TË LIDHUR