• e enjte, 18 korrik 2024
MIA Flesh

09:00/18 korrik/2024

Shkup - Ambasadori japonez Ocuka Kazuja sot do ta vizitojë Kuvendin. Siç infomojnë nga pres shërbimi kuvendor,  ambasadori japonez do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi. Më pas, Gashi do të takohet me përfaqësues të DCAF.

Shkup - Në Kuvend sot pritet që Komisioni për sistem poitik dhe marrëdhënie ndërmjes bashkësive ta vazhdojë seancën e dytë. Anëtarët e këtij Komisioni do të vazhdojnë me debatin rreth Raportit vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2023. Në rend dite janë edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2023, Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për marrje të vendimit në shkallën e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse për vitin 2023.

Shkup - Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale R1103 Negotinë - Shtip, afër fshatit Pepelishtë, komunikacioni  është ndërprerë  për të gjitha llojet e automjeteve, në të dyja drejtimet, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski sot në vendkalimin kufitar Tabanoc do të ketë takim me sekretaren e përgjithshme të Asociacionit "Makam-trans", Biljana Muratovska. Siç paralajmërojnë  nga Drejtoria e Doganave, takimi ka për qëllim përparimin e masave dhe politikave për përshpejtimin e transportit.

Negotinë - Formohet shtabi rajonal i krizës për zjarret në vend me seli në Kavadar. Me shtabin e krizës do të koordinojë kryetari Mitko Jançev. Ky është vendim që mbrëmë është marrë në takimin koordinues për zjarret, të mbajtur në Negotinë. Për seancën ka informuar kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski përmes profilit të tij në Fejsbuk. Siç thekson, kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, drejtori i QMK-së Stojançe Angellov, komandantët e NJTZ dhe kolegët kryetarë komunash nga komunat që janë të përfshira me zjarret kritike.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 107 sanksione,  prej të cilave nëntë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...

Shkup - Nga ora 08:15 e mëngjesit të sotëm, konsumatoët e Usjes nuk do të kenë ujë për shkak të defektit në rrugë F-150 mm në rrugën "Boris Trajkovski" p.n, afër kopshtit në lagjen Usje. Siç informon NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në riparimin e defektit.

Shkup - Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 13 deri 23, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri 42 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

Bruksel - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në takimin e katërt të shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të Komunitetit politik evropian, që do të mbahet në kështjellën Blenhajm në afërsi të qytetit britanik Vudstok në qarkun Oksford. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut që do të marrë pjesë në Samit janë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska.

Kajro - Përderisa përfaqësueit e Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë ta sshqyrtojnë propozimin e fundit paqësor, delegacioni negociues izraelit, sipas tre zyrtarëve anonim në aeriportin egjiptian, ka arritur në Egjipt i përgatitur për t'i vazhduar negociatat për ndërprerje të zjarrit.

Nju-Jork - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov e përshëndeti kandidatin për nënpresident të Donalld Trampit, Xhej Di Vens për shkak të qëndrimit të tij për luftën në Ukrainë, të cilën Moska e filloi para më shumë se dy viteve. Siç transmetoi DPA, Vens, senator nga Ohajo, u deklarua për paqe dhe përfundim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, ka thënë Llavrov dje në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork."Vetëm mund ta përshëndesim këtë sepse kjo është mu ajo që nevojitet - të ndalojmë ta ndezim Ukrainën me armë", tha Llavrov.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden rezultoi pozitiv me Kovid gjatë fushatës në Nevada dhe i cili ka simptoma të lehta, njoftoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. Bajdeni deklaroi se në ditët e ardhshme do të izolohet në shtëpinë e tij në Delaver. Sëmundja për të vjen në një moment të papërshtatshëm kur gjithnjë e më shumë kandidatë kryesorë demokratë bëjnë thirrje që ai të tërhiqet dhe t'i japë shans një kandidatit më të ri që mund ta fitojë Donald Trampin, kandidatin republikan për president, raportoi korrespondenti i MIA-s.

Pekin - Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një qendër tregtare në provincën Seçuan të Kinës jugperëndimore, raportojnë mediat shtetërore. Zjarri shpërtheu në një  14-katëshe në zonën e teknologjisë së lartë të qytetit Zigong, duke përfshirë zonën përreth me tym të dendur, njoftoi agjencia e lajmeve Sinhua.Zjarri është shuar në orët e para të mëngjesit, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV.

Londër - Nuk ndalojnë reagimet në Çellsi pas skandalit të Enco Fernandezit i cili pas paraqitjes me kombëtaren në finalen e Kopa Amerika, i ofendoi francezët në bazë racore. Të gjithë futbollistët francezë të Çellsit menjëherë pas incidentit e fshinë bashkëlojtarin e tyre nga profilet në rrjetet sociale. Gjithashtu, një belg dhe një lojtar nga Bregu i Fildishtë tashmë nuk e ndjekin argjentinasin.

Buenos Ajres - Presidenti argjentinas Havier Majli ka vendosur që ta largojë nga posti zëvendësministrin e Sportit të vendit, Hulio Garo, i cili i ka bërë thirrje kapitenit të kombëtares Lionel mesi që të kërkojë falje për incidentin me këngën raciste pas fitores në finalen e Kopa Amerikan në vitin 2024. "Askush nuk mund t'i thotë kombëtares së Argjentinës, në kampionatin botëror dhe fiotues i dyfishtë në Kupën e Amerikës, ose kujtdo qoftë qytetari tjetër, çka të thotë, çka të mendojë dhe çka të bëjë. Për shkak të kësaj arsye, Hulio Garo më nuk është zëvendësministër i Sportit të Argjentinës", njoftuan nga Kabineti i presidentit të Argjentinës, informoi "TuS Sports".

 

QËNDRONI TË LIDHUR