• e diel, 21 korrik 2024
MIA FLESH

18:00 / 19 korrik / 2024 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim me Gabriel Gulano de Godoj, përfaqëues i Zyrës së Komesarietit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCRP në shtetin tonë. Në takim, siç njofton MPB, u konfirmua bashkëpunimi i mirë i MPB-së me UNHCR-në, rezultatet e arritura bashkërisht, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për çështje aktuale si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Shkup - Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot kanë mbajtur mbledhje, ku i kanë theksuar marrëdhëniet e fuqishme dhe të përhershme, si dhe përkushtimin e tyre të përbashkët për promovimin e sundimit të mirë dhe efikas dhe administratë të departizuar publike. U bë fjalë edhe për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në administatën publike dhe menaxhimin.

Shkup - Qeveria e Zvicrës është mbështetja më e madhe e zhvillimit lokal dhe rajonal dhe duhet të vazhdojë bashkëpunimi për të siguruar zhvillim edhe më dinamik, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​është thënë në takimin e sotëm të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski me ambasadorin e Zvicrës, Veronik Ulman.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua edhe me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, procesin tonë euro-integrues në kontekst të Planit të rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor - mekanizmat për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave lidhur me përafrimin drejt Unionit.

Shkup - Avancim në këmbimin tregtar, tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonën e turizmit, dakorduan sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Në lidhje telefonike të dy ministrat kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve dhe angazhimin për përforcimin e bashkëpunimit në niveli politik dhe ekonomik.

Shkup  - Të gjitha sistemet e aeroportit janë në funksion dhe për momentin nuk ka anulim të fluturimeve, informojnë nga TAV Maqedoni, filial i TAV Aeropotit, operator i aeroportit të dy aeroporteve në Maqedoni. "Fakt është se disa kompani ajrore po përballen me vështirësi me sistemet e tyre, por ne kemi marrë masa për të mundësuar operim të pandërprerë në aeroporte", thuhet në kumtesën e TAV-it.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë në fushën e arsimit me fokus të veçantë në ofrimin e mbështetjes cilësore  për nxënësit me aftësi ndryshe si dhe arsimin e të rriturve.

Shkup - Në Londër realizova takim me Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar, Çarlls III, publikoi kryeministri Hristijan Mickosi në profilin e tij në Fejsbuk.  "Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, në të cilën biseduam për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme", ka shkruar Mickoski.

Shkup - Boban Stojanovski, anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot është zgjedhur për zëvendës sekretar të përgjithshëm në Kuvend. Ish ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Drejtësisë, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Krenar Lloga do të marrin apanazh pas përfundimit të funksionit në 12 muajt e ardhshëm. Është votuar dhe kërkesa për qira për banesën e deputetëve Daniela Hristova, Gracia Bakraçevska, Jovan Jauleski dhe Jovanka Trençevska.

Shkup - Moti i nxehtë ndikon negativisht në bujqësi. Toka humbet më shumë lagështi, dhe të korrat detyrohen të transpirojnë intensivisht. Nëse ka mungesë uji gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, rendimenti dhe cilësia mund të ulen, paralajmërojnë agrometeorologët. Prandaj rekomandohet aktivizimi maksimal i sistemeve të ujitjes.

Shkup - Njëzet e gjashtë raste të reja të pertusisit, e njohur si kolla e mirë, janë raportuar nga periudha 12 deri 18 korrik, që paraqet rënie për 35,4 për qind në krahasim me periudhën paraprake shtatëditore. Pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në Shkup - 10. Janë raportuar edhe shtatë raste nga Kumanova, nga dy në Kratovë dhe Tetovë dhe nga një rast në Gjevgjeli, Negotinë, Kërçovë, Manastir dhe Kriva Pallankë. Mosha e pacientëve lëviz nga tre muaj deri 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmoshat deri katër vjeç. Prej rasteve të reja, janë hospitalizuar dy persona, tregon raporti më i ri i Institutit për Shëndet Publik (ISHP), i publikuar pasdite. 

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Italisë Andrea Silvestri. Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, janë shkëmbyer mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, me theks të veçantë për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Shkup - Boban Stojanovski, anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot është zgjedhur për zëvendës sekretar të përgjithshëm në Kuvend. Ish ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Drejtësisë, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Krenar Lloga do të marrin apanazh pas përfundimit të funksionit në 12 muajt e ardhshëm. Është votuar dhe kërkesa për qira për banesën e deputetëve Daniela Hristova, Gracia Bakraçevska, Jovan Jauleski dhe Jovanka Trençevska.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski kumtoi se janë paguar subvencionet për masat 1.3 dhe 1.10 nga Programi për vitin 2023. Mjetet, informoi, prej sot tashmë do të jenë në dispozicion për bujqit.

Shtip - Është duke u shuar zjarri mbi fshatrat Sellcë, Puhçe dhe Dragoevë në malin Serta. Mëngjesin e sotëm nga ajri kanë vepruar edhe dy helikopterë. Kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov për MIA-n deklaroi se prerje rreth maleve janë bërë në afërsi të fshatrave.

Dibër - Dibra sot pasdite është përfshirë nga stuhi e përcjellë me reshje të dendura shiu, erë, breshër dhe shkarkime elektrike. Rrugët ishin plot me ujë, ka degë të rëna nga disa drunjë, por fatmirësisht sipas autoriteteve dëmet në kulturat bujqësore janë të parëndësishme, për shkak të vëllimit të vogël të breshërit.

Ohër - Departamenti për parandalim pranë SPB Ohër këto ditë në kuadër të fushatës “Verë e sigurt”, në të gjithë zonën po zhvillon disa fushata edukative-parandaluese “Mbrohu nga vjedhjet”. Ekipet të nëpunësve policor patrullojnë në disa pjesë të qytetit dhe, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, u kujtojnë atyre rregullat bazë se si të mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja, cila është gjëja më e dobishme për të mbrojtur automjetet e tyre nga vjedhja në parkingje, por edhe sendet me vlerë nga grabitjet në plazh.

Tiranë - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë informoi se “sistemi në Aeroportin ndërkombëtar të Tiranës nuk është prekur nga rënia e sistemit kompjuterik global, por ka vonesa të shkaktuara nga aeroporte të tjera.

Bruksel - Komisioni evropian sot njoftoi se do të sigurojë 400 milionë euro për Administratën palestineze si formë të ndihmës urgjente financiare në dy muajt e ardhshme. KE-ja theksoi se paratë do të paguhen në formë të granteve dhe kredive në tre këste mes korrikut dhe shtatorit, varësisht nga përparimi në zbatimin e agjendës së reformave të Administratës palestineze. 

Bruksel - Kryetarja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në programin e saj theksoi se "zgjerimi" i Bashkimit Evropian do të jetë një nga synimet e saj kryesore gjeostrategjike, veçanërisht për shkak të invazionit rus në Ukrainë dhe në thelb ripohoi politikën dhe procedurën e mëparshme për pranimin e mundshëm, por tani të përshpejtuar të vendeve të reja në anëtarësim.

Daka – Studentët sot sulmuan burgun në lagjen qendrore të Bangladeshit, Narsingdi dhe liruan qindra të burgosur para se t'i vënë flakën. Të burgosurit janë arratisur nga burgu, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën burgut. “Nuk e di numrin e të burgosurve, por bëhet fjalë për qindra”, tha një polic anonim.

Moskë – Gjykata Rajonale në Ekaterinburg të Rusisë e dënoi sot gazetarin amerikan të “Vollstrit xhurnall” Ivan Gershkoviç me 16 vjet burg me siguri maksimale. Gershkoviç u shpall fajtor për spiunazh sipas nenit 276 të Kodit Penal të Rusisë.

Hanoj - Sot në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Nuen Fu Trong, lideri më i fuqishëm bashkëkohor i Vietnamit dhe arkitekti i fushatës më të madhe kundër korrupsionit në vend. Nuen nga viti 2011 deri më sot shërbeu si Sekretar i përgjithshëm i Partisë komuniste, ndërsa mijëra njerëz u arrestuan me akuza për korrupsion në shtetin njëpartiak ku u intensifikua represioni kundër disidentëve dhe aktivistëve.

Uashington - Në kushte të presionit në rritje ndaj presidentit amerikan Xho Bajden që të tërhiqet nga kandidatura e tij për rizgjedhje, shumica e demokratëve vlerësuan se kandidatja e tij Kamalla Haris do të bëhej presidente e mirë, tregojnë rezultatet e anketës së fundit, njoftuan mediat amerikane duke iu referua anketës së Qendrës për kërkime të marrëdhënieve me opinionin (AP-NORC).

Uashington - Presidenti Xho Bajden "absolutisht" mbetet në garë për Shtëpinë e Bardhë, deklaroi sot shefja e fushatës së tij Xhen O'Mali Dilon. Ajo shtoi se Bajdeni është më i përkushtuar se kurrë për të mposhtur Donald Trampin. Deklarata e saj pasoi pas presionit të shtuar nga demokratët që Bajdeni të tërhiqet nga gara për rizgjedhje për shkak të moshës dhe shëndetit të tij

Milano - Kapiteni i kombëtares spanjolle Alvaro Morata është lojtar i ri i Milanit, publikoi klubi i famshëm italian.Morata arrin në “San Siro” pasi fitoi titullin e kampionit të Europës, me ftesë të Zllatan Ibrahimoviqit. Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe do të mbajë numrin “shtatë”.

 

QËNDRONI TË LIDHUR