• e shtunë, 20 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 19 korrik / 2024

Shkup - Ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta demokratike, sundim të së drejtës, liri, siguri dhe si vende aleate, në mëynrë aktive kontribuojmë në nisma rjaonale me qëllim të pëërforcimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal, konkluduan ministri Vllado Misajllovski dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mori pjesë edhe atasheu mbrojtës, Stjepan Domjançiq.

Shkup - Minsitria e Ekonomisë dhe Punës sot publikoi pesë thirrje publike në pajtim me Programin për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, për çka, siç kumtoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit rikujtojnë se në rrjedhë është  konsultimi publik për programet mësimore  të shtyra nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, me qëllim që palët e interesuara, veçanërisht mësimdhënësit, të njoftohen  dhe nëse kanë sugjerime dhe propozim zgjidhje për ndryshime të mundshme, të japin mendimin e tyre të argumentuar për përmirësimin e tyre.

Shkup - Nga Ministria e Shëndetësisë sot informojnë se ditëve të fundit janë emëruar 14 u.d. të rinj drejtorë të institucioneve shëndetësore publike në tërë vendin. U.d drejtorë të rinj janë emëruar në Spitalin klinik në Manastir, në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, në Spitalin e përgjithshëm në Veles, në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare, në Klinikën për kirurgji pediatrike, në Institutin për Mjekësi transfuzive dhe Spitalin psikiatrik në Demir Hisar..

 Shkup - Kompania ajrore hungareze "Wizz Air" i paralajmëron pasagjerët që sot  të mbërrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre pasi priten ndërprerje të mundshme për shkak të një problemi të vazhdueshëm me sistemet globale të TI-së.

Tetovë – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot informoi se nuk janë raportuar probleme në sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore, pasi mediat raportuan për prishje të sistemit që kanë ndodhur në disa vende të botës. Andonovski tha se e mira e situatës është se nuk është sulm kibernetik dhe se kanë marrë informacione se bëhet fjalë për mungesë të resurseve në platformën Majkrosoft.

Beograd - Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi se vrasësi i policit serb në afërsi të Lloznicës është vrarë. "Pjesëtarë të policisë e kanë vrarë vrasësin e policit në rrethinën e Lloznicës", deklaroi Daçiq, kumtoi MPB e Serbisë. Mediumet serbe njoftuan se Daçiqi është nisur në vendin e ngjarjes.

Berlin - Infrastruktura kritike në Gjermani po përballet me probleme për shkak të ndërprerjes së teknologjisë informative shkaktuar nga një problem në firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të vendit. Nuk kishte shenja të një sulmi kibernetik, shtoi zëdhënësi

 Londër - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka mbërritur në Londër në Dauning strit, ku do të mbajë fjalim në mbledhjen e kabinetit britanik.   Kryeministri britanik Kir Starmer i uroi mirëseardhje Zelenskit, i cili do të jetë lideri i parë i huaj i cili personalisht do të mbajë fjalim para kabinetit pas ish presidentit amerikan Bill Klinton në vitin 1997. 

Feniks - Numri i telefonit për ndihmë urgjente në SHBA (911) është në ndërprerje që nga mëngjesi i sotëm në disa shtete, pas një ndërprerjeje globale të IT që preku aeroportet, bankat dhe bizneset e tjera. Policia në Feniks, Arizona, kumtoi se ndërprerja preku qendrën e kompjuterizuar 911 të Drejtorisës së Policisë në Feniks.

Gjenevë - Zyra e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se në Rripin e Gazës po përhapet “anarkia” me plaçkitje, vrasje dhe të shtëna me armë, ndërsa popullata po përballet me krizë akute humanitare.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka treguar sot kryeministrit britanik Kir Starmer dhe qeverisë së tij se armët e tyre raketore me rreze të gjatë veprimi janë vendimtare për përpjekjet e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

QËNDRONI TË LIDHUR