• e premte, 19 korrik 2024
MIA FLESH

9:00/19 korrik 2024

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, vende-vende në formë të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe dukuri të breshrit.

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Në Kuvend sot Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ta vazhdojë mbledhjen e tretë. Sipas rendit të ditës të parashtruar në ueb-faqen e Kuvendit, ka mbetur një pikë e rendit të ditës - Propozim - vendimi për themelim të grupeve të deputetëve dhe zgjehdje të kryetarit dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera. 

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe kryetari i Komunës së Jegunovcit, Dimitar Kostadinoski sot do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. Siç njoftuan nga Ministria, Andonovski dhe Kostadinovski do të kryejnë ekspertizë në lokacionin ku është parashikuar hapja e zyrës administrative për "Një pikë për shërbime" në Komunën e Jegunovcit.

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 10 orë disa pjesë të Shkupit janë pa energji elektrike pas stuhisë së mbrëmshme të ndjekur me shi, erë të fortë dhe breshër. Nga qendra për kontakt e EVN-së infirmojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe punojnë në mënjanimin e defektit.

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se janë 13 zjarre aktive, nga gjithsej 28 zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit. Zjarre ka në mes të fshatit Jabollçishtë dhe Drenovë të komunës së Çashkës, afër fshatit Kalanjevë të komunës së Velesit, afër fshatit Sirkovë dhe Podlest të Komunës së Rosomanit, afër vendit të quajtur Begovo Pole në komunën e Studeniçanit (pylli me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët), ndërmjet fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, f. Puhçe dhe  Piperovë në komunën e Shtipit, afër fshatit Gabrovnik të Komunës së Çashkës, fshati Sllatinë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Gajrinc të Komunës së Probishtipit, afër fshatit Podles të Komunës së Çashkës, afër fshatit Smolevë të komunës së Manastirit, fshati Nebregovë në komunën e Prilepit dhe Dollnenit dhe afër Pepelishtes të Komunës së Shtipit.

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Në malin Serta sot në mëngjes është mjegullt dhe nuk mund të shihet nëse ku dhe sa është aktiv zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën e kaluar, thotë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov i cili ndodhet atje, duke paralajmëruar informata për më vonë.

Uashington, 19 korrik 2024 (MIA) - Komentatori politik konservativ amerikan dhe mbështetës i fuqishëm i Donald Trampit, Lu Dobs ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, thuhet në komunikatën e publikuar mbrëmë nga ekipi i tij në X.

Tel Aviv, 19 korrik 2024 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa tetë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në afërsi të filialit të ambasadës amerikane në Tel Aviv herët në mëngjes, kumtoi shërbimi izraelit i shpëtimit Magen David Adom. Të lënduarit janë dërguar në spital, informoi shërbimi i shpëtimit Magen Davod Adom në X.

Santiago, 19 korrik 2024 (MIA) – Një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmë pjesën veriore të Kilit, afër kufirit me Argjentinën, dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha materiale, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan.

Paris, 19 korrik 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se “në javët apo muajt e ardhshëm” planifikon ta vizitojë Serbinë, me qëllim për t'i finalizuarë negociatat për marrëveshjet ushtarake, duke përfshirë marrëveshjen për shitjen e aeroplanëve Rafal në Beograd. 

Milvoki, 19 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp ka pranuar zyrtarisht nominimin për zgjedhjet presidenciale në konventën e Partisë Republikane, duke theksuar se ai kandidon për të qenë president i gjithë Amerikës, jo vetëm i gjysmës së vendit.

QËNDRONI TË LIDHUR