• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 20 korrik/ 2024

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes së re në Trubarevë të komunës së Gazi Babës. Kopshti do të ketë kapacitetin për akomodimin e 60 fëmijëve. Ai do të shtrihet në një sipërfaqe prej 720 metrash katrorë, në të cilën do të ndërtohen tre klasa për fëmijë, hapësira administrative dhe hapësira të tjera ndihmëse.

Shkup - Nga viti i ardhshëm kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisioni "Stadion" në Kanal 77, transmeton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Shkup - KSHPK në një postim në ueb faqen e tyre, i referohet nenit 11 të Ligjit për dokumentet e udhëtimit për të sqaruar se është "e drejtë, jo privilegj" që kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska e ka marrë pasaportën diplomatike nga MPJ dhe gjashtë kolegë të saj kanë aplikuar për ta marrë atë. Pasi Dimitrovska e bëri të ditur këtë ditëve të fundit në një intervistë televizive, pas së cilës pati reagime në opinion, KSHPK-ja sot në njoftim, duke përmendur nenin 11 të Ligjit, thekson: "Pasaporta diplomatike u jepet personave të zgjedhur dhe të emëruar, nëpunësve udhëheqës dhe punonjësve menaxherial në institucionet shtetërore; zyrtarëve diplomatiko-konsullorë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose të caktuar për punë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit;

 Shkup - Prokuroria Themelore Publike nga Struga ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave për veprën penale "pjesëmarrje në një rrahje".  Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht të vitit të kaluar në luna parkun në rrugën "Partizanska", ku dy fëmijë 16-vjeçarë kanë nisur një debat dhe rrahje, pas së cilës janë përfshirë prindërit dhe të afërmit e tjerë të fëmijëve. Rrahja ka kulmuar me një nga fëmijët që ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditjet me grushta -  thyerje të nofullës, kontuzione të kokës dhe trupit, mavijosje dhe prerje.

Shkup - Në territorin e shtetit, sipas informacioneve të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, janë aktive 12  zjarre. Gjatë 24 orëve  janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 23 janë shuar.  Siç informon QMK, ende jan aktive zjarret ndërmjet fshatrave Dragoevë dhe Selcë dhe fshatrave Puhçe dhe Piperovë të Komunës së Shtipit, zjarri në poligonin Krivollak në drejtim të rrafshinës së Shtipit, ndërsa nga ana e Negotinës është vënë nën kontroll, si dhe zjarri në afërsi të fshatit Badilen të Komunës së Novosellës. 

Shtip - Nuk shuhen zjarret në malin Serta në rajonin e Shtipit. Sot janë aktive vatrat mbi fshatin e Shtipit, Puhçe dhe në afërsi të vendgjuetisë private. Në një deklaratë për MIA-n, kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov thekson se në terren nga mëngjesi në këto dy vatra ndërhyjnë  zjarrfikësit nga Shtipi, por edhe nga disa komunat fqinje, Armata, policia dhe NP "Pyjet e Maqedonisë". Janë përfshirë edhe gjuetarët, si dhe shoqatat  dhe popullsia lokale si mbështetje logjistike. 

 Shkup - Për shkak të rritjes së frekuencës  të automjeteve në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc sot pritet 30 minuta. Në pjesën tjetër të vendkalimeve kufitare, siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ohër - Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Ohër, informon se Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Makedonski Brod është njoftuar për një zjarr në atarin e fshatit Tazhevë, në drejtim të Borova Breznicës, ku digjet pylli me pisha.

Athinë - Sot shënohet 50 vjetori i pushtimit turk të Qipros, më 20 korrik të vitit 1974, ditë që tradicionalisht shënohet në ishull - në pjesën veriore me festë dhe praninë e presidenti turk, në pjesën jugore, në Republikën e Qipros për të përkujtuar përvjetorin e zi në prani të presidentit qipriot dhe kryeministrit grek, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Ish deputetja e parlamentit ukrainas dhe linguiste Irina Farion (60), e njohur për fushatën e saj për të mbrojtur gjuhën ukrainase, u vra mbrëmë dhe policia filloi një ndjekje masive për sulmuesin që e qëlloi atë në rrugë në qytetin perëndimor Lviv. Guvernatori rajonal i Lviv, Maksim Kozicki, tha për Telegram se Farion vdiq pasi u dërgua në spital.

Kiev - Dronët rusë mbrëmë qëlluan objekte të infrastrukturës energjetike në dy rajone në Ukrainën veriore, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar autoriteteve lokale. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 13 nga gjithsej 17 dronë rusë në pesë rajone në lindje, veri dhe qendër të vendit, kumtuan forcat ajrore.

Kopenhagë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për një luftë vendimtare kundër HIV-it dhe stigmës së lidhur në Evropë, përpara një konference ndërkombëtare për SIDA-n që hapet të hënën në qytetin jugor gjerman të Mynihut. "Ndërsa numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po rritet në Evropë, situata me epideminë ndryshon shumë në të gjithë rajonin, tha për DPA drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Kanberra - Agjencia e inteligjencës kibernetike e Australisë kumtoi sot se janë shfaqur adresa malicioze të internetit që pretendojnë se po rikuperohen nga ndërprerja e djeshme globale e TI-së që goditi mediat, bankat dhe linjat ajrore. Në faqen e saj të internetit, Shërbimi Australian i Inteligjencës Radioteknike - agjencia e inteligjencës kibernetike e vendit - njoftoi se "i bën thirrje të gjithë përdoruesve të marrin informacion teknik dhe përditësime të sistemit vetëm nga burimet zyrtare të "Crowd Strike".

Uashington - Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, kontakti i parë i tillë mes liderëve që nga biseda telefonike pesë vjet më parë që çoi në shkarkimin e Trampit. Të dy ndanë detaje të thirrjes në rrjetet sociale. Mësohet se presidenti ukrainas ka uruar Trampin për kandidaturën e Partisë Republikane dhe ka dënuar tentativën për atentatin e tij.

Daka - Autoritetet vendosën një shtetrrethim të rreptë në të gjithë Bangladeshin dhe forcat e armatosura patrulluan sot pjesë të kryeqytetit Daka për të shuar dhunën e mëtejshme pas përleshjeve disa ditëshe të shkaktuara nga protestat e studentëve kundër sistemit të kuotave të punës, në të cilat u vranë dhjetëra dhe qindra të plagosur, raportojnë mediat amerikane.

 Cyrih - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka shtyrë vendimin për pezullimin e Izraelit. Palestina dërgoi  kërkesë për pezullimin e këtij vendi, por FIFA këtë vendim  do ta marrë madje pas Lojërave Olimpike në Paris. FIFA njoftoi se të dyja palët kanë kërkuar kërkuar më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e pozicioneve të tyre. 

Shkup - Moti në mëngjes moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8. Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në pjesë të luginës në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR