• e martë, 23 korrik 2024
MIA Flesh

22 korrik/19:00/2024

Shkup- Qeveria në faqen e saj zyrtare në pjesën "llogaridhënie",   ka shpallur pagat e kryetarit të Qeverisë Hristijan Mickoski dhe të ministrave. Pagë më të lartë neto merr kryetari i Qeverisë Mickoski,  gjegjësisht 140.450 denarë, ndërsa të gjithë ministrat e tjerë në kabinetin e tij marrin pagë në vlerë prej 115.540 denarë. Përjashtim është i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr 24.865 denarë shtesë, gjegjësisht gjithsej 140.405 denarë. Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në faqen e internetit, i përcaktohet rritje për 20 për qind  e pagës  e përcaktuar për kryerjen e funksionit.

Shkup- Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, sot reralizoi takim me ambasadorët e shteteve-anëtare të bashkimit Evropian, ku bisedoi për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për përparimin e shtetit në rrugën drejt integrimit në Union.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom, ku theksoi se dy vendet kultivojnë partneritet të afërt, duke cekur se janë përforcuar përmes aleancës sonë në NATO.

Shkup- E tërë ajo që është bërë deri më tani është nënshkruar dhe është nënshkruar në kuadër të ribalancit të Buxhetit. Çka nuk është nënshkruar nuk është paraparë në këtë moment, por prandaj bëhen analiza shtesë në bazë të të cilave do të shohim si do të jetë prej vitit 2025, porositi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot pati takim me Kris Pavlovskin, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rumble", Hauard  Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv  i një prej korporatave kryesore financiare në SHBA,  "Kantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish-kongresmen nga Kalifornia dhe drejtori i tanishëm ekzekutiv i korporatës "Tramp" për media dhe teknologi.   

Shtip- Nga Burgu i Shtipit sot janë lëshuar në pushim prej 30 ditëve pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,    konfirmuan për MIA-n nga Burgu i Shtipit. Nga atje konfirmojnë se nga sot me ndërprerjen e dënimit prej 30 ditëve, ndërsa me nënshkrim të drejtorit të Drejtorisë  Ekzekutim të Sanksioneve janë personat Jane Çento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet Dushko Llazarov gjithashtu me ndërprerjen e dënimit prej 30 ditëve, ndërsa me nënshkrimin e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.  

Shkup - Negociatat aderuese, Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet bilaterale dhe ngjarjet në vend ishin fokus i bisedës në takimin e sotëm të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani  me ambasadren jo-rezidente të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd,  Kristin Melsom.

Shkup- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, u takua sot me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler. Siç informoi Ministria, Durmishi në takim theksoi në takim se Gjermania është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, e cila ka pjesëmarrje prej rreth 24% në tregtinë e përgjithshme të vendit tonë dhe merr pjesë rreth 40% në tregtinë e përgjithshme me vendet e BE-së.

Prishtinë- Qeveria e Kosovës shprehi zhgënjim pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për serbët e Kosovës të cilët kanë pasaporta të dhëna nga autoritetet në Serbi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Klisman Kadriu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për portalin Telegrafi tha se janë të zhgënjyer me vendimin e marrë nga BE dhe se pasaporta e serbëve e lëshuar nga Serbia vazhdon të mbetet ilegale në Kosovë.

Kazan- Gjykata në Rusi e dënoi gazetaren e Radio Evropës së Lirë (REL), Alsa Kurmasheva me gjashtë vite e gjysmë burg prë shkak të përhapjes së informatave të rrejshme për armatën ruse, kumtuan sot përfaqësues të gjykatës. Gjykimi ishte i fshehtë.

Uashington- Aleksandar Kasanov është zgjedhur   zëvendës ndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, si dhe për shtyp dhe diplomaci publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njoftoi Departamenti i Shtetit. Ai do të zëvendësojë Gabriel Eskobarin, mandati i të cilit skadoi në fund të majit.

Seul- Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë do të mbajnë një takim trepalësh në Tokio më 28 korrik, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, cituar nga agjencia e lajmeve Jonhap. Ministri i Koresë së Jugut Shin Von-sik, ministri amerikan Lojd Ostin dhe ministri japonez Minoru Kihara do të bisedonë për çështjet e forcimit të bashkëpunimit të sigurisë në përgjigje të kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR