• e martë, 30 korrik 2024
MIA Flesh

12:00/29 korrik/2024

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDInë si organizatë politike. Nga BDI-ja këto akuza të pabaza për "pengim të drejtësisë" të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj. 

Shkup - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin anëtarësohen shkencëtarë të njohur nga të gjitha bashkësitë etnike. ASHAM poashtu duhet të jetë institucion që nuk guxon të jetë partiak apo të keqpërdoret nga individë për nevoja politike ditore. Kjo është diçka që ka ndodhur në të kaluarën, është qëndrimi i LSDM-së lidhur me paralajmërimet për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art. Sipas LSDM-së, atë që duhet të dijë opinioni është se çfarë ka premtuar Mickoski para formimit të Qeverisë lidhur me këtë kërkesë të VLEN-it.

Shkup - Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 10 në vendvotimin 1 në Manastir do të mbajë zgjedhje për anëtarë të Këshillit nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së lartë publike të Manastirit. Siç informojnë nga Këshilli, kandidatja e vetme e regjistruar e cila po ashtu i ka plotësuar kushtet është prokurorja themelore publike nga PTHP e Prilepit, Marijana Ilievska.

Shkup - Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30 mijë eurove në vend nga dy shtetas të huaj. "Me datë 26.07.2024 në vendkalimin kufitar Bogorodicë në orët e mbrëmjes është regjistruar për hyrje në vend një automjet transportues me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gjevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale të udhëtarëve, janë gjetur të padeklaruara edhe 40.000 euro për të cilat nuk posedonin asnjë dokument të origjinës", njoftoi sot Drejtoria doganore.

Shkup - Leonid Indov dje, pasdite vonë me helikopter është transportuar nga Vjena në Shkup, informojnë nga MPB dhe Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Leonidi ndodhej për trajtim në Vjenë, Austri dhe për të më 10 korrik 2024 babai i tij dërgoi një kërkesë në QMK për transport ajror. Sipas MPB-së, helikopteri për njësitë e aviacionit të MPB-së ishte i pajisur me pajisje mjekësore dhe në të ishte edhe një ekip mjekësor nga SPQ "8 Shtatori". Kjo theksojnë nga QMK-ja, është transporti i parë ajror i këtij lloji në vendin tonë i një personi që vuan nga paraplegjia (me pamundësi për të lëvizur gjymtyrët, ndërsa merr frymë me ndihmën e një respiratori të lëvizshëm dhe që lidhet me një kateter).

Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet. "Në periudhën prej 22 deri më 26 korrik 2024, sektori i kontrollit sanitar mori 204 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 204 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)", informojnë sot nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim.

Koçan - Dy helikopterë të ARM-së dhe MPB-së, së bashku me zjarrfikësit nga Njësiti territorial zjarrfikës nga Koçani marrin pjesë në shuarjen e zjarrit pyjor në atarin e fshatit Gllavovicë, të Maleve të Osogovës. Zjarri që është vërejtur dje pasdite, është përhapur gjatë natës në sipërfaqe më të madhe, ndërsa për shkak të mosqasjes në terren vështirë bëhet lokalizimi dhe shuarja.   

Tiranë - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka nënshkruar dekret për ministrat e rinj në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. "Presidenti pak orë pas propozimeve të paraqitura nga kryeministri Edi Rama e nënshkroi dekretin ndërsa menjëherë është caktuar edhe një mbledhje urgjente në parlament për sot në orën 18", njoftuan mediat. Parlamenti do të zgjedhë kryetaren e re të Kuvendit Elisa Spiropalin, ministre e deritashme e shtetit për marrëdhënie me Parlamentin.

Sofje - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot në mesditë do t'ia dorëzojë mandatin për përbërjen e qeverisë grupit parlamentar "Ka një popull të tillë" nga të cilët do të kërkoj që të propozojnë kandidat për kryeministër, kumtoi sot Pres shërbimi i shefit të shtetit. Kushtetuta nuk parashikon afat deri kur partia duhet të përgjigjet.

Bruksel - Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhosep Borel i bëri thirrje Venezuelës që të sigurojë “transparencë të plotë në procesin zgjedhor”, pasi presidenti Nikolas Maduro shpalli rizgjedhjen në një votim kontrovers. “Populli i Venezuelës votoi në mënyrë paqësore dhe në numër të madh për të ardhmen e vendit të tyre. Vullneti i tyre duhet respektuar. Sigurimi i transparencës së plotë në procesin zgjedhor, duke përfshirë numërimin e detajuar të votave dhe qasjen në të dhënat e votimit në qendrat e votimit është me rëndësi jetike”, tha Borel në një postim në X.

Paris - Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherard Dermanen deklaroi se ekstremistët e majtë me siguri qëndrojnë pas sabotimit të së premtes në hekurudhën franceze, disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Darmanen deklaroi për TV Frans 2 se gjatë hetimit janë identifikuar profilet e disa personave dhe se mënyra se si punojnë diversantët ka karakteristika të ekstremistëve të majtë.

Paris - Sabotim është kryer në disa pjesë të Francës në rrjetet kabllore optike, kumtoi policia franceze mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, sabotazhi u krye në gjashtë zona të Francës, por Parisi nuk u prek. Incidenti erdhi tre ditë pasi aktet e koordinuara të sabotimit paralizuan trenat me shpejtësi të lartë disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, duke ndërprerë udhëtimin për qindra mijëra njerëz. 

Kiev - Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar një raketë dhe nëntë nga 10 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës. Janë rrëzuar raketa e drejtimit ajror Kh-59/Kh-69 dhe nëntë drone Shahed-131/136. Shtohet  se objektivat ajrore u shkatërruan mbi rajonet e Dnjepropetrovsk, Herson dhe Kirovohrad. 

Moskë - Sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore gjatë natës rrëzuan 39 dronë ukrainas mbi territorin rus, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. "Sistemet për mbrojtje kundërajrore hasën dhe shkatërruan 19 dronë të tipit të aeroplanëve mbi Kursk, nëntë mbi Belgorod, tre mbi Voronezh, pesë mbi Bërjansk dhe tre mbi rajonin e Leningradit", thuhet në kumtesë. 

Bejrut - Si përgjigje e sulmit me raketë nga Libani në të cilin humbën jetën persona të rinj në Rafshnaltën e Golanit të pushtuar nga Izraelit, kryeministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant premtoi se "do ta qëllojë fuqishëm armikun", ndërsa kryeministri i atij shteti Benjamin Netanjahu e ndërpreu udhëtimin e tij në SHBA për t'u përballur me krizën. Izraeli dje premtoi se do ta "qëllojë fuqishëm armikun" pasi në një zjarr me raketën nga Libani humbën jetën 12 të rinj në Rafshnaltën e Golanit, të aneksuar nga Izraeli dhe ngjalli frikat se lufta në Gaza do të zgjerohet.

Karakas - Koalicioni opozitar në Venezuelë sot nuk e pranoi fitoren e zgjedhjeve që e publikoi presidenti Nikolas Maduro dhe theksoi se kanë marrë 70 për qind të votave, jo 44 për qind siç ka paralajmëruar Këshilli zgjedhor. "Duam t'i themi të gjithë Venezuelës dhe botës, se Venezuela ka një president të ri të zgjedhur, ndërsa ai është (kandidati) Edmundo Gonzales Urutia," deklaroi liderja e opozitës Maria Korina Maçado para gazetarëve duke shtuar: "Fituam". 

Karakas - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili sipas komisionit zgjedhor fitoi në zgjedhjet e djeshme presidenciale në vend, deklaroi sot se rizgjedhja e tij është një triumf i paqes dhe stabilitetit. Komisioni zgjedhor shpalli rezultatet e para vetëm gjashtë orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe Maduro tha se numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve u vonuan për shkak të një sulmi kibernetik, raportoi El Pais.

Karakas - Kili, Peru, Kosta Rika, Uruguai, Guatemala dhe Argjentina paralajmëruan se nuk do t'i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, ndërsa liderët e Kubës, Hondurasit dhe Bolivisë përshëndetën fitoren e presidentit aktual Nikolas Maduro. Presidenti i Kilit Gabriel Boriq deklaroi se regjimi i Maduros duhet të kuptojë se është e vështirë të besohen rezultatet e shpallura nga komisioni zgjedhor, duke theksuar se Santiago nuk do të njohë rezultatet që nuk mund të verifikohen.

Nju Jork - Hjuman rajts uoç (HRV) ka paralajmëruar se grupet paraushtarake dhe armata kanë kryer sulme të shumta seksuale në kryeqytetin sudanez Hartum dhe rrethinat e saj gjatë luftës civile në vend. Organizata joqeveritare me seli në Nju Jork tha se ka mbledhur dëshmi nga 42 punonjës shëndetësor dhe punonjës në terren të cilët kanë raportuar 262 raste të dhunës seksuale në kryeqytetin sudanez midis fillimit të luftës në prill të vitit 2023 dhe shkurt 2024.

QËNDRONI TË LIDHUR