• e hënë, 29 korrik 2024
MIA FLESH

15:00 / 29 korrik / 2024

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për idenë e tyre për Akademinë shqiptare për shkencë dhe art dhe theksoi se ky ka qenë përcaktim programor i "VLEN"-it gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sipas Taravarit, të gjitha idetë që kanë të bëjnë me shkencën dhe artin janë të mira dhe tani, siç tha ai, ka filluar si iniciativë në katër komuna dhe në të ardhmen dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët në vend.

Shkup - Çmimi i ngrohjes për amvisëritë në Shkup nga 1 gushti ulet për 3,16 për qind për shfrytëzuesit e EMV-së, për 1,71 për qind për shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup Veri edhe për 0,5 për qind për shfyrtëzuesit e EMV Energjetikë. Për shfrytëzuesit afaristë, gjegjësisht rreth 1.200 firma, shkolla dhe institucione të cilat janë përfshirë në ngrohjen qendrore të qytetit, lirohet për 17,3 për qind te ata të përfshirë në EMV, për 17,22 në Shkup Veri edhe për rreth 40 për qind në EMV Energjetikë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski e përsëriti qëndrimin e tij për kornizën e negociatave dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane, se për ta alternativë e pranueshme është miratimi i amendamenteve të Kushtetutës, por me veprim të vonuar, përkatësisht të hyn në fuqi kur të merret vendimi që vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së. 

Shkup - Komisioni për financim dhe buxhet sot në Kuvend e filloi seancën për amendamentet për ribalancin e buxhetit, pasi të shtunën përfundoi debati i përgjithshëm i cili zgjati tre ditë. Janë dorëzuar 58 amendamente.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë së bashku me Klinikën për Gastroenterohepatologji dhe "Qendra Hepar" - Manastir, me rastin e Ditës botërore për luftë kundër hepatitit, kanë filluar fushatë të përbashkët nacionale për skrining falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C, për HIV, si dhe për elastografinë për sëmundje kronike të mëlçisë.

Shkup - Ju njoftojmë se znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Që në marrjen e detyrës zv/ministrja shprehu përkushtimin e saj të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve në vendin tonë.

Shkup - Ulje e taksave mund të pritet, konfirmoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Hapi i parë në këtë drejtim, tha ai, do të jetë tatimi mbi fitimin. Ai njoftoi se të gjitha kompanitë multinacionale që planifikojnë të konsolidojnë fitimin prej 50 milionë euro plus në vend do të marrin subvencion.

Shkup - Anëtarësimi në SEPA është një nga prioritetet e Bashkimit Evropian për integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, së bashku me ambasadorin e BE-së në vend, Dejvid Gir.

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim pune ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ambasadorit të Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka marrë vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për amnisti. Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, për kryetar të Komisionit për amnisti është emëruar prof. dr. Metodija Kanevçev, ndërsa anëtarë të saj janë emëriar prof. Dr. Gordan Kallajxhiev, prof. dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, dr. Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva Ivanovska, Sashe Dimovski dhe Ajten Shaqiri.

Shkup - Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, kemi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në kuadër të së cilës janë tubuar shkencëtarë nga etni të ndryshme dhe duhet të punojmë në drejtim të pasurimit të mendimit shkencor që është e ardhmja, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me iniciativën e “VLEN”-it për themelimin e Akademisë shqiptare.

Shkup - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së planifikon që në javën e dytë të gushtit të kalojë ribalanci i Buxhetit për vitin 2024, pas së cilës, siç thotë deputeti Bojan Stojanovski, do të fillojë konsolidimi i situatës së gjetur. Ai theksoi se ribalanci është bërë në Buxhetin e miratuar nga LSDM dhe BDI, nga i cili, siç tha ai, para zgjedhjeve janë derdhur miliona euro dhe qytetarët janë harruar plotësisht.

Shkup - Nga mesnata lirohen çmimet e Eurosuper BS-95 dhe të Eurosuper BS-98 për gjysmë denari, ndërsa i dizelit dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri për një denarë. Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 81 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 83 denarë për litër. Çmimi i ri i dizelit nga mesnata do të jetë 73 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lirë për amvisëri 71,50 denarë për litër. 

Shkup - Ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kundër të cilit SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal për "pengimin e drejtësisë” ka reaguar përmes një postimi në “Fejsbuk” ku ka publikuar edhe mesazhin që i ka dërguar shefit të policisë. "Me gjithë respektin. Jeni të fuqishëm. Duhet të keni turp që merreni me njerëz të rinj", thuhet në mesazh. Kallëzimin penal kundër tij e vlerëson si përndjekje politike dhe frikësim. 

Shkup - Çmimi i ngrohjes për amvisëritë në Shkup nga 1 gushti ulet për 3,16 për qind për shfrytëzuesit e EMV, për 1,71 për qind për shfrytëzuesit e ngrohtores "Shkup Veri" dhe për 0,5 për qind për shfrytëzuesit e EMV Energjetikë.

Shkup - Ish presidenti Gjorge Ivanov këtë fundjavë mori pjesë në Forumin Botëror për Demokraci dhe Paqe 2024 “Të bashkuar për avancimin e zhvillimit, demokracisë dhe paqes në mbarë botën” organizuar nga Akademia e diplomacisë kulturore nga Berlini, Gjermani.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se Qeveria do të formojë trup të veçantë, e cila co të duhet të vërtetojë se si është shpenzuar KOVID-mbështetja për ndërmarrjet. Siç deklaroi sot, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, trupi do të formohet në ndonjërën nga seancat e ardhshme qeveritare.

Shkup - Ka disa informacione se në sallat e operacionit të Qendrës Klinike në Shkup është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit, por zyrtarisht ende nuk kam marrë asgjë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Shtip - “Sindikata e zëshme” së fundi ka regjistruar shkelje të të drejtave të punëtorëve në Shtip, Manastir, Shën Nikollë dhe Makedonska Kamenicë. Kristina Ampeva, kryetare e “Sindikatës së zëshme”, në konferencën e sotme për shtyp tha se disa punëdhënës nuk e respektojnë Ligjin për të dielën si ditë jopune.

Phenian - Pesë mijë persona janë shpëtuar në përmbytjet në Korenë Veriore veriperëndimore, në operacionet për evakuim nën mbikëqyrje të liderit Kim Xhong-un, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar mediat shtetërore.

Moskë - Kremlini sot  hodhi poshtë spekulimet e mediave perëndimore se Rusia qëndron pas sabotazhit të objekteve kritike të infrastrukturës në Francë gjatë Lojërave Olimpike. “Kjo është vetëm një tjetër akuzë e pabazë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov në konferencën e sotme për shtyp.

 

QËNDRONI TË LIDHUR