• e enjte, 01 gusht 2024
MIA FLESH

18:00 / 31 korrik / 2024 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka realizuar sot takim me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, ku u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Intenca e dy ministrave, siç u theksua pas takimit të sotëm është që qytetarët të kalojnë më lehtë kufijtë dhe njëherësh luftë më të suksesshme kundër krimit të organizuar.

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike bazuar në të dhënat e përmbledhura nga procedimi i deklaratave të TVSH-së, informon se 4.030 tatimpagues mujor kanë raportuar borxh për TVSH-në për muajin qershor në shumë prej 3.168.673.344 den. Për tremujorin prill-qershor kanë paraqitur, 16.534 tatimpagues tre mujor ku kanë raportuar një shumë prej 1.982.960.788 den.

Shkup - Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2024 pritet të përshpejtohet në nivel prej 2.5% dhe të arrijë në 3% deri në vitin 2027, borxhi publik duhet të mbetet i moderuar dhe të stabilizohet në 57% të PBB-së deri në vitin 2027, ndërsa deficiti buxhetor për këtë vit është rishikuar në 4.9% dhe pritet që nga viti 2025 të përforcohen përpjekjet për konsolidim fiskal në përputhje me Ligjin e Buxheteve. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Vlerësimit Kreditor “Standard & Poor's”, me të cilin vendi ka ruajtur vlerësimin kreditor BB- me perspektivë stabile.

Shkup - Mësimi me një turn, për të cilin angazhohet MASH, sipas ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski është mundësi që pjesëmarrësit në orët plotësuese t'i përmirësojnë edhe shkathtësitë e tyre TIK, duke marrë parasysh përfaqësimin e pamjaftueshëm të lëndës Informatika në mësim.

Shkup - Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është themeluar organi nën kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) i cili do të analizojë punën e të gjitha universiteteve shtetërore dhe private dhe fakulteteve në përbërje të tyre.

Shkup - Kemi një numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve dhe një numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe MPB-së për t'u përballur me zjarret, edhe pse është një zjarr që është në kulmin e tij historik. Vetëm dje patëm 66 zjarre aktive në ambiente të hapur, 40 prej të cilave arritëm t'i shuanim me sukses. Duke pasur parasysh temperaturën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të luftojmë me sfida të tilla në gusht. Nuk pres ndryshime të mëdha, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas nënshkrimit të marrëveshjes për franshizë ndërmjet Tikvesh Invest dhe hotelit Holidej In në Kavadar.

Shkup - Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminele i një vendi të tretë i cili nuk ka bazë juridike as në të drejtën ndërkombëtare të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vend.

Shkup - Komisioni parlamentar për financimin e buxhetit sot në ditën e tretë të debatit rreth amendamenteve për Buxhetin e vitit 2024 shqyrtoi dhe nuk miratoi 10 amendamente, ndërsa një u tërhoq nga propozuesit. Debati vazhdon në orën 16.

Shkup - Shteti në kushtet që i ka trashëguar nga qeveria e kaluar, aktualisht është në gjendje shumë të keqe sa i përket përballjes me zjarret në aspektin e kushteve teknike, personelit, operativ, vendosjes së sistemit dhe mënyra për të reaguar shpejt dhe në mënyrë të duhur, një mënyrë zbulimi, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Kavadar - Marrëveshje për franshizë, ndërtim i hotelit “Holiej In” në qendrën e re tregtare "Litëll Amerika" që është në ndërtim e sipër, u nënshkrua so në Kavadar. Hoteli do të jetë në kuadër të kompleksit të objekteve banesore dhe qendrës tregtare me emrin “Little America”, përndryshe investim i Trajçe Zuko Ristovskit nga Kavadari, i cili mbi njëzet vite me familjen e tij punon dhe jeton në Amerikë.

Prishtinë - Shërbimi për informim i presidencës së Kosovës kumtoi se takimi i sotëm i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ka qenë vetëm për liderët e partive, ndërsa nuk ka qënë i pranishëm kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (VV), njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tel Aviv - Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Dejvid Menzer, sot ka refuzuar të komentojë vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanija në Teheran. "Nuk do të komentojë atë incident, tha ai në brifing me gazetarët.

Singapor - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot deklaroi se Uashingtoni nuk është i përfshirë në vrasjen e liderit të organizatës palestineze Hamas, Ismail Hania të kryer në Iran. "Ajo është diçka që nuk e dinim, as nuk ishim të përfshirë", theksoi Blinken gjatë vizitës së tij në Singapor.

QËNDRONI TË LIDHUR