• e mërkurë, 31 korrik 2024
Mia Flesh

12:00/31 korrik/2024

 

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, në fokus të së cilës ishin çështjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe bashkëpunimin bilateral. Njëherit, siç njoftuan nga Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani e ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, në kontekstin e agresionit ushtarak rus, duke theksuar harmonizimin tonë të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Shkup - NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup kumtoi se aksioni për pagesën e borxheve për ujë pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar përfundon sot. "Aksioni për shlyerjen e borxheve me këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë ka një afat të caktuar, duke filluar nga data 20.06.2024 dhe përfundon më 31.07.2024. Ftojmë të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar gjatë kësaj periudhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve të shlyerjes së borxhit në maksimum 48 këste për personat fizik dhe 24 këste për personat juridikë, në varësi të shumës së borxhit, pa llogaritjen e interesit për pagesën e vonuar", citojnë nga Ndërmarrja Publike.

Shkup - Igor Janushev, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, në potkastin e mbrëmshëm "Na kavga" në televizionin Kanal 5, u bëri thirrje institucioneve kompetente që të merren me pronën e prokurores Lile Stefanovska. Janushev theksoi se ka indikacione për parregullsi lidhur me punën e saj. "Kërkoj që Prokuroria, ta kontrollojë pronën e saj. Ka muhabete të ndryshme, por ja unë, e kërkoj këtë publikisht", tha Janushev dhe potencoi se dyshon në parregullsi.

Shkup - SHBA pritet të jetë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, sapo Bullgaria të ketë një qeveri më stabile, njoftoi ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajan. O'Brajan, siç raporton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit, tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, që është një nga problemet e anëtarësimit në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve.

Shku - Pagat në sektorin publik do të rriten nga 15 për qind në vit gjatë katër viteve të ardhshme dhe Qeveria e re duhet të patashikojë para në buxhet, pa arsyetime. Presim përforcim të kapaciteteve, të ndalojp keqpërdorimi i të punësuarve në sektorin publik dhe të mos punësohen kuadro partiake. Në këtë rast do ta kenë mbështetjen tonë", dekalroi sot kryetari i Lidhejs së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, para fillimit të panel diskutimit "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore publike".

Shkup - Paraburgim prej 30-të ditësh për një shkupjane 54 vjeçare R.Xh. pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj nëpunësit policor kanë gjetur mbi 140 paketime me drogë. R.Xh. është privuar nga liria së bashku me M.A. (37) nga Shkupi.

Dojran - Zjarri i madh që shpërtheu dje mbi Dojran të Vjetër në afërsi të deponisë, në vendin Karaçi dhe përfshiu tre shtëpi  që mbrëmë  nga ora 19 është shuar,  ndërsa gjatë natës ekipet kujdestare  po vëzhgonin të mos vijë deri në aktivizim të sërishëm. Sipas kryetarit të Komunës së Dojranit Ango Angov, në disa vende mbetjet e zjarrit ende po digjen, ndërsa me mekanizin  gjatë ditës do të fillojë të  grumbullohen pjesë të deponisë ku shpërtheu zjarri i madh.

Shkup - Mëngjesin e sotëm në Lazaropole është matur temperatura më e ulët prej 7 gradë Celsius. Vijojnë Berova dhe Kodra e Diellit me 9 gradë, 10 në Hanet e Mavrovës, 11 Tetovë, 12 Kriva Pallankë, Manastir, 13 Shkup-Petrovec, 14 Prilep, Krushevë, Pretor, 16 Kumanovë, Shtip, Ohër, Strumicë, 17 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Vinicë, 18 Dibër, 19 në Veles, Demir Kapi, 20 në Gjevgjeli dhe 21 gradë në Dojran. Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 30 deri në 37 gradë. UV=8

Ramallah - Presidenti palestinez Mahmud Abas dënoi ashpër vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hania, në Teheran, njoftoi agjencia VafaMediat britanike raportojnë se fraksionet nacionaliste dhe islamike palestineze kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme dhe demonstrata masive pas vrasjes së Hanias. Garda Revolucionare e Iranit këtë mëngjes njoftoi se Hania dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian.

Bruks) - Në sistemin demokratik rezultatet e zgjedhjeve duhet të jenë të plota dhe të kontrolluara në mënyrë të pavarur që të pranohen, vlerësoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell në një deklaratë me rastin e ngjarjeve pas zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë të dielën.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  sot bëri të ditur se 85 pacientë të sëmurë dhe të lënduar rëndë janë evakuuar nga Rripi i Gazës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mes tyre janë 35 fëmijë dhe 50 të rritur. Të shoqëruar nga 63 anëtarë të familjeve ose kujdestarë të tyre, pacientët e evakuuar u larguan nga Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom, kanë hyrë në Izrael, ndërsa më pas nga aeroporti Ramon, në afërsi të Eilatit në jug të vendit, kanë  fluturuar për në Abu Dabi.   

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  sot bëri të ditur se 85 pacientë të sëmurë dhe të lënduar rëndë janë evakuuar nga Rripi i Gazës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mes tyre janë 35 fëmijë dhe 50 të rritur. Të shoqëruar nga 63 anëtarë të familjeve ose kujdestarë të tyre, pacientët e evakuuar u larguan nga Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom, kanë hyrë në Izrael, ndërsa më pas nga aeroporti Ramon, në afërsi të Eilatit në jug të vendit, kanë  fluturuar për në Abu Dabi.   

Kiev - Ukraina është e gatshme për bisedime paqeje me Rusinë, por vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare, deklaroi mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Mihail Podoljak. Është e nevojshme të detyrohet Rusia të fillojë "negociatat të vërteta", tha Podoljak, raportoi Unian.

Nju Delhi - Të paktën 151 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 186 janë lëndurar në rrëshqitjen e dheut pas shiut të dendur në shtetin jugor indian Kerala, njoftoi sot policia lokale.  Aksidenti ndodhi pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje balte dhe ujë që goditën pronat dhe fshatrat në Kerala.Ekipet e shpëtimit mbrëmë nxorrën dhjetëra trupa nga balta, por përpjekjet e tyre u penguan nga rrugët e bllokuara dhe terreni i paqëndrueshëm.

Erevan - Trajneri i kampionit të futbollit në RMV, Struga TL, Qatip Osmani i ka shprehur të gjitha përshtypjet pas ndeshjes me Pjunik në Erevan. Struganët kanë humbur me 3:1 dhe janë eliminuar nga Liga e konferencës. Golin e tretë, ekipi kundërshtar i Armenisë e ka shënuar në minutën 90+6.

QËNDRONI TË LIDHUR