• e premte, 13 shtator 2024
MIA Flesh

12:00 / 12 shtator / 2024

Shkup - Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 23-të në të cilën mes tjerash do ta shqyrtojë edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për planifikim urbanistik, nismë e ngritur nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabet MekKi, zëvendësdrejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.

Shkup - Këshilli i Bankës Popullore (BP) ka mbajtur seancë të rregullt në të cilën ndër të tjera ka miratuar Raportin e Stabilitetit Financiar për vitin 2023. Raporti vlerëson se sistemi financiar i brendshëm është i qëndrueshëm, i përballon mirë sfidat dhe është rezistent ndaj goditjeve. Mjedisi në vitin 2023 ishte më i favorshëm, me një ngadalësim gradual të inflacionit, por edhe me ngadalësim të rritjes ekonomike, si dhe me pasiguri dhe rreziqe nga mjedisi. Të gjitha segmentet institucionale të sistemit financiar vendas vazhdojnë të funksionojnë pa probleme. Rreziqet për stabilitetin financiar që rrjedhin nga secili prej këtyre segmenteve janë të moderuara dhe rreziku i "ngjitjes" është gjithashtu i moderuar, pra rreziku i përhapjes së rreziqeve nga një segment në segmentin tjetër të sistemit financiar. Sektori bankar është segmenti më i madh, por edhe kryesor i sistemit financiar, ku janë të përqendruara kursimet e sektorit jofinanciar dhe likuiditeti i institucioneve të tjera financiare, prandaj është vendimtar për stabilitetin financiar të vendit.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) përgatiti projektin e Strategjisë nacionale për menaxhim me mbeturinat (SNMM) për periudhën 2024-2036 dhe për të njejtën zbaton procedurë për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor, në pajtim me obligimet ligjore dhe përcaktimet strategjike për mbrojtje të mjedisit jetësor përmes vendosjes së sistemit shumëvjeçar dhe të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat.

Shkup - Nga lirira është privuar E.A. (22) nga fshati Haraçinë nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm - Njësia për Kundërvajtje të Gjakut dhe Kundërvajtje Seksuale,   janë kryer kontrolle në disa lokacione në fshatin Haraçinë, në lidhje me ngjarjen penalo-juridike e ndodhur më 29.08.2024 rreth orës 21.00 në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri është shtënë në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime me armë zjarri A.I. dhe është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Shkup - Nëpunësit policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria G.L.(42) nga fshati Vlladevci- Strumicë. Ai dyshohet se rreth orës 20:30 në Strumicë, një gruaje 24-vjeçare nga fshati Mokrievë e Strumicës, me dhunë i ka marrë para dhe një celular, njoftoi MPB-ja.

Shkup - Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe i Shërbime të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE) dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) kanë informuar Bashkësinë Energjetike Evropiane se në disa nga vendet e Evropës Juglindore regjistrohen çmime jo tipike të larta në tregun e energjisë elektrike.

Shkup - Rezervat devizore në fund të gushtit të këtij viti arritën në 4.469.8 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak janë rritur për 41.3 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.  Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (59,6%), pas së cilës pasojnë monedhat dhe depozitat (29,1%) dhe ari monetar (11,3%)

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski së bashku me zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe drejtorin e NP Hekurudha Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, dje realizuan takim pune me ambasadorin e ri të BE-së, Mihailis Rokas.

Shkup -  Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2023, është 8 875 771 mijë denarë.  Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, pjesëmarrja më e madhe është te shpenzimet për menaxhim me ujërat e zeza (35.01 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (28.31 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (20.93 %).

Londër - Britania e Madhe vendosi që t'i lejojë Kievit t'i shfrytëzojë raketat "Storm Shadou" për objektivat në Rusi, shkruan Gardijan, duke i'u referuar burimeve qeveritare. "Burime në qeverinë britanike njoftuan se është marrë vendim t'i lejohet Ukrainës ta përdorë raketën "Storm Shadou" kuncër objektivave në Rusi, por kjo zyrtarisht nuk do të publikohet në ditët në vijim", shkruan gazeta.

Nju-Jork - Mungesa e përgjegjësisë për vrasjet e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës është "tërësisht e papranueshme", deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Uashington - Debati presidencial ndërmjet nënpresidentes demokratike Kamala Harrisit dhe kandidatit republikan Donald Trampit tërhoqi 57.5 milionë teleshikues në shtatë rrjete televizive, tregojnë të dhënat preliminare të  agjencisë "Nilsen" të publikuara mbrëmë vonë.  Debati që u mbajt pardje ishte takimi i parë tet-a-tet i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Kiev - Gjatë natës së kaluar forcat ruse e sulmuan Kievin me fluturake pa pilot nga drejtime të ndryshme, ndërsa mbrojtja kundërajrore e zmbrapsi sulmin, i cili kaloi pa viktima, deklaroi sot shefi i administratës ushtarake të qytetit, Sergej Popko.

Mançester - Kristiano Ronaldo haptazi e kritikoi ish-trajnerin e tij. Reprezentuesi portugez mori pjesë në podkastin e Rio Ferdinand dhe i shprehi mendimet e tij të sinqerta. Ish-bashkëlojtarët nga Mançester Junajted folën për situatën e çastit tek "djajtë e kuq". Situata gjithsesi nuk është e mirë. "Djajtë e kuq" janë në vendin e 14-të, me dy humbje dhe një fitore.

QËNDRONI TË LIDHUR