• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/12 shtator/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me grupin e ambasadorëve jorezidentë për vendit tonë, me seli në Sofje, të cilët janë për vizitë në Shkup. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, morën pjesë ambasadorët jorezidentë të Marokut, Egjiptit, Kuvajtit, Mongolisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Indisë, Pakistanit dhe Kubës, të cilët shprehën mbështetjen për institucionet tona dhe vullnetin për thellimin e marrëdhënieve dhe për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera, edhe në nivel parlamentesh.

Shkup – Deputetët sot e përfunduan debatin për propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtër, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përderisa votimi do të bëhet në mënyrë shtesë. Deputetët e opozitës reagojnë se me propozimin e tillë shkurtohet e drejta e garantuar me kushtetutë e qytetarëve që të mund të zgjedhin kryetar komune për komunën e tyre, sepse kryetarët e tyre të deritanishëm kanë kaluar në funksion tjetër. 

Shkup - Me ftesë të "Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi" dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nesër do të marrë pjesë në "Forumin e Integrimit Ballkanik 2024" (FIB 2024), i cili do të mbahet nga data 12 deri më 14 shtator 2024, në Podgoricë të Malit të Zi. Nga Ministria e Çështjeve Evropiane sot kumtuan se Murtezani do t'i drejtohet sesionit të quajtur "Shqyrtimi politik dhe teknik i procesit të integrimit në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor", duke u përqëndruar në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë për përparim në këtë rrugë.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, sot pasdite ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Andrij Sibiha. Siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë bisedës, Mucunski e riafirmoi mbështetjen tonë për Ukrainën, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai potencoi se, si vend anëtar i NATO-s, mbetemi të përkushtuar në sigurimin e ndihmës së fuqishme politike dhe praktike për Ukrainën derisa ajo e mbron pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. 

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realozoi sot takim me ambasadorin e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Ocuko Kazuja. Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në takim u theksua interesi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit mes dy vendeve dhe popujve. Durmishi në takim vlerësoi se shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë nuk është i madh, por ka hapësirë për avancim të mëtejshëm në periudhën e ardhshme.

Shkup - Për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Maqedonisë dhe Rumanisë përmes iniciativave të reja të përbashkëta për lidhjen e institucioneve arsimore, shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe kuadrit mësimor - shkencor, sot biseduan ministrja e  Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadorja rumune Adela Monika Aksinte, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Janevska dhe Aksinte posaçërisht iu referuan mundësisë së ndarjes  së bursave në të ardhmen për studimin e gjuhës maqedonase dhe rumune, letërsisë, kulturës dhe civilizimit në Universitetin e Bukureshtit, gjegjësisht  në lektoratin e  gjuhës rumune në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Shkup - Gjykata kushtetuese në seancën e sotme ka ngritur procedurë për Rregullin e ARM-së, me të cilin ndalohet kryerja e riteve fetare. "Gjykata kushtetuese ka ngritur procedurë për Paragrafin 4 alineja 1 nga Rregullorja për sistemim dhe rend në Armatën e Republikës së Maqedonisë nr. 02-295/1 nga data 16.07 të vitit 2012. Përmbajtja e kontestuar: Në objektet ushtarake ndalohet kryerja e riteve fetare", informojnë nga Gjykata.

Shkup - Një ofertë ka arritur në tenderin e dytë për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" në Shkup të cilin e shpalli Ministria e Shëndetësisë. Pas hapjes së sotme publike të ofertave vijon evaluimi i ofertës së vetme të parashtruar. Nëse janë plotësuar kushtet nga dokumentacioni i tenderit duhet të merret vendim për zgjedhje të ofertës më të favorshme dhe të lidhet marrëveshje për furnizim publik. 

Shkup - Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot kanë privuar nga liria K.L. (28) nga Shkupi, informoi MPB. Më herët, me urdhëresë gjyqësore, nëpunësit policorë  nga Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij në rajonin e Gjorçe Petrovit, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, disa paketime me materie pluhur ngjyrë e bardhë, terezi dixhitale, plumba, të holla dhe sende tjera.

Tiranë - Pas qëndrimit të djeshëm në Beograd, presidenti izraelit Isak Hercog, sot ka arritur në Tiranë, që është vizita e parë e një presidenti izraelit në Shqipëri. Me të gjitha nderimet shtetërore, ai u prit nga nikoqiri, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas çka ralizuan një takim, në të cilin, siç kumtuan nga kabineti i tij, të dy shtetarët diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, situatën në Lindjen e Afërt dhe çështjet e sigurisë kibernetike.

Tiranë – Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për media në Tiranë, me presidentin e Izraelit, Isak Hercog bëri thirrje për ndërprerje të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, duke vlerësuar se “lufta kundër terrorizmit është më e vështirë se sa mund të shihet”, njoftoi “Ora njuz”. “Kemi qenë jemi dhe do jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo formë antisemitizmi dhe kundër çdo shprehje apo intolerance ndaj hebrenjve. Jemi sigurisht shumë të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është absolutisht diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Lufta kundër terrorit është më ë vështirë sesa nga ç’mund të shihet”, tha Rama.

Tiranë - Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për statistika (INSTAT) vazhdon të bie shkalla e inflacionit në Shqipëri, e cila në gusht ishte dy për qind, që është niveli më i ulët i regjistruar në tre vitet e fundit. Krahasuar me muajin e kaluar është më e ulët për 0,1 për qind."Rënia e çmimeve në grupin e transportit ka pasur ndikimin më të madh ndaj kësaj situate dhe rritja e çmimeve ishte më e vogël në nëngrupet tjera. Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi 'ushqime dhe pije joalkoolike' me më pak se një për qind, më pas grupi 'qira, ujë, derivate dhe energji' dhe çmimet e grupit 'mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjen e shtëpisë'", thekson INSTAT.

Athinë - Aftësitë operative në tokë, në ujë dhe ajër, në disa skenarë konkretë dhe të ndërlikuar, i treguan pjesëtarët e forcave për operacione speciale nga 12 shtete, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarët e batalionit të forcave speciale Ujqit nga vendi ynë, në kuadër të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare "Orion -24" që po mbahet në Greqi, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në stërvitjen ndërkombëtare "ORION 24" të forcave speciale - marrin pjesë pjesëtarë të njësisë speciale nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Franca, Romania, Italia, Qiproja, Bullgaria, Austria, Polonia, Egjipti, nikoqiri Greqia dhe Kroacia në rolin e vëzhguesve, ndërsa në Ditën e mysafirëve të lartë dhe përfaqësues të mediave, në të cilën mori pjesë edhe MIA, ishin treguar aftësi të pjesëtarëve të njësive speciale në 17 skenarë të ndryshëm. 

Bruksel - Komisioni Evropian e përshëndeti faktin se Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimet për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë dhe dorëzoi të dhëna relevante, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i Komisionot Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Peter Stano. “Bashkimi Evropian në mënyrë konsekuente dhe vazhdimisht shpreh pritshmërinë që të gjithë ata që janë përgjegjës dhe të përfshirë në këtë sulm brutal, të përfshihen në procesin gjyqësor. Ngritja e akuzave do të thotë që tani do të fillojë procesi gjyqësor, dhe sigurisht, presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor", theksoi Stano. 

Bruksel - Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në takimin e sotëm vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0,25 pikë përqindje në 3,5 për qind, si përgjigje të rënies së inflacionit dhe treguesve për dobësimin e ekonomisë në Eurozonë gjatë muajve të verës. Banka në vendimin e sotëm indirekt paralajmëroi se është i mundur lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare deri në fund të vitit, duke potencuar se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe në varësi të të dhënave do të marrë vendime në çdo mbledhje të radhës.

Londër - Ministres britanike të Punëve të Brendshme, Diana Xhonson i është vjedhur çanta në takim me pjesëtarë të policisë në të cilin është biseduar për problemin e rritjes së vjedhjeve. Xhonson në takim theksoi se Britania e Madhe "është kapluar nga epidemia e sjelljes asociale, vjedhjeve dhe plaçkitjes së shitoreve". Vjedhja kishte ndodhur para dy ditëve në Vorvishkir, Anglinë qendrore. Policia lokale njoftoi se po hetohet vjedhja e çantës në hotelin ku po mbahej konferenca. 

Kiev - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski e përshkroi iniciativën e paqes së Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë si "destruktive" dhe shprehu indinjatën që Kievi nuk është i përfshirë në proces, njoftuan sot mediat britanike. Në maj, Kina dhe Brazili bënë thirrje në konferencën e paqes që do ta pranojnë edhe Rusinë dhe Ukrainën dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha palëve në konflikt në, siç e kanë përshkruar, diskutimin e drejtë për të gjitha planet e paqes. 

Odesë - Një raketë ruse sot ka goditur një anije mallrash me grurë në Detin e Zi, e cila lundronte për në Egjipt, publikoi presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në aplikacionin Telegram. Sipas informacioneve të tij, sulmi ndaj anijes ka ndodhur menjëherë pas daljes nga ujërat territoriale të Ukrainës. Sipas të dhënave të para, nuk ka të plagosur. "Ukraina është një nga vendet në botë me kontributin më të madh për sigurinë ushqimore. Stabiliteti i brendshëm dhe jeta e dhjetëra vendeve në pjesë të ndryshme të botës varen nga funksionimi normal dhe i qetë i korridorit tonë të eksportit të ushqimit", tha presidenti ukrainas.

Bejrut - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell sot i bëri thirrje Libanit dhe Izraelit të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet përgjatë kufirit. Deklarata e tij pasoi pas sulmeve të sotme ndërkufitare nga anëtarët e grupit Hezbollah dhe armatës izraelite. "Pasi vizitova për herë të fundit Libanin në janar, daullet e luftës nuk kanë pushuar së rrahuri. Që atëherë, shqetësimet që përshkrova janë rritur, eskalim më të madh, durarje nga një përhapje e luftës nga Gaza dhe druarje për shkak vuajtjeve masive njerëzore", theksoi Borrell në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm libanez, Abdalla Bu Habib në Bejrut.

Gazë - Agjencia e KB-së për refugjatët palestinez (UNRVA) njoftoi se gjashtë të punësuar të saj u vranë në sulmin izraelit në një shkollë, me të cilën menaxhon në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi sot Bi-Bi-Si. Agjencia për mbrojtje civile të Rripit të Gazës njoftoi se në sulmin e djeshëm në shkollën Al Xhauni në kampin e refugjatëve Nusejrat, janë vrarë 18 persona. Armata izraelite njoftoi se ka kryer "goditje të saktë kundër terroristëve", të cilët "kanë planifikuar sulme nga shkolla" dhe se kanë ndërmarrë masa për të parandaluar viktima civilë. 

Gjenevë - Futbollisti legjendar kroat Zvonimir Boban deklaroi sot se nuk dëshiron të bëhet kryetar i Federatës evropiane të futbollit (UEFA). Ai tha se për këtë nevojitet "njeri i vërtetë i futbollit", e jo "teknokratë të cilët mendojnë se janë më të mëdhenj se futbolli". Ish-lojtari i kombëtares kroate dhe lojtari i Milanit dha dorëheqjen në fund të janarit nga funksioni drejtor futbolli i UEFA-s në shenjë proteste ndaj synimit të kryetarit Aleksandar Çeferin për të ndryshuar statutin, që do t'i lejonte atij të qëndronte në detyrë më gjatë.

QËNDRONI TË LIDHUR