• e shtunë, 21 dhjetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 11 shtator / 2024

Shkup - Për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale "tentim vrasje", Prokuroria Themelore Publike Kavadar ngriti hetim kundër një gruaje 32 vjeçare. Siç informon sot Prokuroria Publike, dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë një dhune familjare, e dyshuara ka tentuar ta privojë nga jeta nënën e saj. Derisa viktima flinte në dhomën e përbashkët, e dyshuara e cila një kohë të gjatë është kërcënuar se do ta kryejë veprën, e ka goditur nënën e saj me një send të fortë në kokë (çekiç). Dëshmitar i ngjarjes ishte babai i të dyshuarës i cili e ka mbajtur dhe nuk i ka lejuar të largohet pas ngjarjes.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 14-t në të cilën në rendin e ditës të propozuar është pika e 31-të, ndër të cilat është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtuar, ku ndër tjerash, parashihet ushtruesi i detyrës së kryetarit në komunat ku sipas ligjit u është ndërprerë mandati i kryetarëve të zgjedhur të mund të kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e njeriut të ri të parë të komunës.

Shkup - Dialog politik në nivel të lartë "Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit në listën e ilaçeve të cilat janë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor" do të mbahet sot në orën 09:30, në Sallën solemne të Qeverisë. Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, në pjesën e hapur të ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, Natasha Azopardi Muskat, drejtoreshë për Politika Shëndetësore dhe Sisteme në zyrës rajonale të OBSH-së për Evropë dhe Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, gjatë vizitës zyrtare në SHBA realizoi takim pune me ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat.

Shkup - Ngjarje në organizim të "Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të nxënësve - investim i zgjuar në kuadrin mësimor dhe infrastrukturor" do të mbahet sot në organizim të Shoqatës për Kërkimi dhe Analizë ZMAI. Në ngjarje, ashtu siç paralajmërojnë organizatorët, fjalime do të ketë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Miler, drejtori ekzekutiv i ZMAI-t, Viktor Mitevski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dhe ekspertë të tjerë dhe praktikantë.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu, veçanërisht paradite dhe me paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej shtatë deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja nga 17 deri në 27 gradë.

 Tiranë - Në Tiranë sot fillon Samiti treditor i grave afgane, që është takimi më i madh i aktivisteve për të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave nga Afganistani në tre vitet e fundit. Samiti mbahet nën patronazhin e Qeverisë shqiptare dhe është në organizim të "Grave për Afganistanin (WFA)", në bashkëpunim me qeveritë e Spanjës dhe Zvicrës.

 Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajdeni sot deklaroi se administrata e tij "për momentin po vendos" nëse SHBA-ja do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina në luftën kundër Rusisë. Mediat britanike theksojnë se SHBA-ja heziton të dorëzojë ose sanksionojë përdorimin e armëve që mund të godasë objektiva thellë brenda Rusisë nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin.

Uashington - Kandidatja presidenciale e demokratëve amerikanë, Kamala Harris, e ka ftuar  kundërkandidatin republikan Donald Trampin në një debat të ri, të dytë parazgjedhor në tetor, më pak se një orë pas përfundimit të debatit të parë mes dy kandidatëve përfundoi në TV Ej-Bi-Si Njuz (ABC News).

Uashington - Kandidati presidencial republikan Donald Tramp dhe demokratja Kamala Haris, dolën mbrëmë në skenë në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia për një debat dhe shtrënguan duart. Shumë vëzhgues paraprakisht u pyetën nëse Harisi dhe Trampi, të cilët asnjëherë nuk  janë takuar, do të përshëndeten me njëri tjetrin.

QËNDRONI TË LIDHUR