• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 21 dhjetor/ 2024 

Shkup - Në fazën përfundimtare janë aktivitetet për riparimin dhe modernizimin e vonuar me dekada të ujësjellësit kryesor të qytetit, kumtuan nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup. Siç theksojnë, operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të së parashikuarës dhe pritet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me një kohë totale më pak se 15 orë.

Shkup - Një pjesë e madhe e Shkupit sot është pa ujë për shkak të paralajmërimit të planit kompleks operativ për riparimin e tubacionit kryesor. Autoritetet sigurojnë se sanimi do të përfundojë për maksimum 15 orë, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka dhënë rekomandime për qytetarët. Për shkak të sanimit të paralajmëruar, ditët e kaluara është vërejtur rritje e shitjes së ujit në markete.

Shkup  - Pasi Instituti për Shëndet Publik paraprakisht dha udhëzime për përgatitje për qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe objektet hotelierike në kuadër të ndërprerjes aktuale të ujit, sot përmes një komtese jep rekomandime për qytetarët pas uji të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit.

Shkup - Në vend sot për vizitë treditore zyrtare do të qëndrojë delegacioni i udhëhequr nga Numan Kurtulmush, kryetar i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti për televiziomin shqiptar "Ora njuz" tha se sipas informatave të tij, ish zëvendëskryeministri Artan Grubi më nuk është në Kosovë, por në Shqipëri.

Shkup - Sot në Sallën e Kristalt në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror "Mito Haxhi Vasilev-Jasmin" për vitin 2024 për arritje në fushën e publicistikës dhe gazetarisë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi urim me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit - Ditës së mësimit në gjuhën turke.

Shkup  - Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve pranë Qendrës klinike Nënë Tereza - Shkup sot do to mbahen ngjarje me rastin e fundvitit.

Shkup - Unë kam paralajmëruar gjatë periudhës së kaluar se do të ketë shpërndarje të tokës bujqësore dhe tashmë të gjitha procedurat zyrtare janë përfunduar, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Prilepi.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me të reshura të shiut, ndërsa stabilizim të përkohshëm do të ketë nesër dhe pastaj gjatë natës, njoftuan nga DPHM.

Shkup - Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme. NP Rrugët e Maqedonisë me tërë mekanizmin që e kanë në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve, informojnë nga NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale.

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi për mediumet e Kosovës se FBI-ja e heton sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc. Ai tha se SHBA-ja ka dhënë përkrahje nga FBI-ja për këtë rast dhe hetimi është në vijim.

Podgoricë  - Qeveria e Malit të Zi e ka shpallur 23 dhjetorin 2024 Ditë Zie lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje në një shkollë në Zagreb, kumtoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Moskë - Aeroporti rus në Kazan është mbyllur përkohësisht për fluturime, njoftoi sot agjencia ruse e mbikëqyrjes së transportit ajror Rosaviacija në kanalin e saj Telegram, pas një sulmi nga dronët ukrainas në qytet.

Magdeburg - Numri i të vdekurve është rritur në pesë, ndërsa më shumë se 200 janë lënduar kur një automobil dje është përplasur në një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi Rajner Haselof, kryeministri i krahinës federale gjerman, Saksonia-Anhalt.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc dhe politikanë të tjerë sot do të vizitojnë vendin e sulmit të përgjakshëm me automobil në Magdeburg, që kishte për shënjestër vizitorët në panairin e Krishtlindjeve në tregun e vjetër të qytetit.

Berlin - Superkupa gjermane nga viti i ardhshëm do ta mbajë emrin e Franc Bekenbauerit, kumtoi mbrëmë Bundesliga.

Magdeburg  - Numri i viktimave në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman Magdeburg është rritur në katër, ndërsa 41 persona janë lënduar rëndë, njoftoi gazeta "Bild", duke iu referuar policisë.

Uashington - Kongresi amerikan ka shmangur mbylljen e qeverisë herët në mëngjes pas disa javësh negociata pasi Senati "vulosi" një draft-ligj të miratuar më parë nga Dhoma përfaqësuese për financimin e agjencive federale deri në mes të marsit.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 571 milionë dollarësh, publikoi Shtëpia e Bardhë.

Los Anxhelos - Një gjykatës amerikan ka vendosur në favor të aplikacionit celular WhatsApp në një padi që akuzon zhvilluesin izraelit të softuerit spiun NSO Group për shfrytëzimin e një gabimi në aplikacion për të instaluar softuer spiun që lejoi gjurmimin e 1400 personave, duke përfshirë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe disidentë.

QËNDRONI TË LIDHUR