• e premte, 13 shtator 2024
MIA FLESH

15:00 / 12 shtator / 2024 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Sportit Borko Ristovski dhe kryetarin e komunës së Butelit Darko Kostovski sot e lëshuan në përdorim Qendrën Rekreative Sportive "Mbrojtësit" në vendin e populluar "Rruga e Lubotenit" në komunën e Butelit, projekt me vlerë prej 8.100.000 denarë, mjete të sigurara nga buxheti i komunës. Në Qendrën Rekreative Sportive ka terren të futbollit me bar artificial, terren të basketbollit me sipërfaqe të veçantë, si dhe kënd të fëmijëve, mini park dhe shetitore për banorët.

Shkup - Me ribalancin e buxhetit tashmë janë parashikuar një miliard denarë për pagesën e subvencioneve të papaguara për bujqit nga ato 3.2 miliardë denarë të prapambetura ndaj tyre, ndërsa pagesa e një pjese të madhe të borxheve të vjetra do të parashihet në Buxhetin për vitin e ardhshëm përveç pagesës aktuale të subvencioneve, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në një koment për vlerën e provizionit për kredinë nga Hungaria e cila nga dje është në procedurë kuvendore vlerësoi se shpenzimet për atë kredi janë nga 12 deri 20 herë më të vogla nga kreditë të cilat i ka marrë qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së.

Shkup - Drejtori i Ansamblit shqiptar të Këngëve dhe Valleve, Shkodran Tolaj i cili dje u shkarkua, nuk ka zbatuar riauditim të 33 artistëve nga Ansambli të cilët ishin të punësuar pesë vite, edhe pse sipas Ligjit për Kulturë auditimi duhet të realizohet në çdo tre vjet. Gjithashtu është konstatuar se për projektin "Turneu i Ballkanit" në vitin 2023 janë shpenzuar 177.000 denarë. Tolaj nuk ka dorëzuar as raport gjashtëmujor për punën e tij për gjysmën e dytë të vitit 2023, dhe këtë e ka të obliguar sipas Ligjit për kulturë, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke informuar se çfarë është konstatuar gjatë inspektimit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në terren nuk ka më tensione për rindërtimin e kishës në Gallatë dhe pret që problemi të zgjidhet së shpejti. Ai përsëriti se do të ketë provokime të tilla dhe bëri apel për qetësimin e situatës. "Nga informacionet e terrenit jam i sigurt se nuk ka më tensione. Unë ju thashë qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje që ishte rezultat i atyre tensioneve, pres që kjo çështje të zgjidhet së shpejti dhe mendoj se nuk ka pasur aspak nevojë për këtë lloj emocioni, por ishte një gjë krejtësisht normale që e gjithë kjo të ndodhë. Por ju thashë dhe e komentova gjatë ditës së djeshme se çfarë fshihet realisht pas gjithë kësaj dhe apeloj sërish për qetësimin e situatës kudo. Do të ketë provokime të tilla", tha Mickoski.

Shkup - Xheneta Bektoviq, e cila si anëtare e re e Këshillit Gjyqësor sot në Kuvend dha një deklaratë solemne, konsideron se Këshilli Gjyqësor është i konsoliduar dhe se tashmë është duke i implementuar rekomandimet e misionit vlerësues dhe po jep rezultate pozitive në atë drejtim.

Shkup - Deputetët e LSDM-së kërkojnë të tërhiqet ligji për kredinë nga Hungaria në procedurë të shkurtuar dhe ai të miratohet në procedurë të rregullt, për të të organizohet debat me përfshirje të opinionit të ekspertëve. Propozim ligji, siç tha, është korruptues dhe vendi vihet në pengmarrje detyruese dhe politike ndaj Hungarisë.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e dënoi, siç tha, diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik dhe se e mbështetë idenë për përfshirje të ekspertëve të jashtëm në punën e tij. "Fillimisht ta dënoj diskreditimin politik të anëtarëve të komisionit historik. Konsideroj se ka detyrë të qartë dhe ajo është të konstatojë interpretim të përbashkët të fakteve historike. Dhe këtu fare nuk ka vend për politikë dhe plotësisht me politizim dhe me tentime për diskreditim politik ne e minojmë thelbin e tërë procesit dhe e diskreditojmë seriozisht, ata politikanë që e bëjnë atë, ekspertizën e anëtarëve të cilët punojnë atje, ndërkaq atje punojnë profesionsitë nga ato fusha", deklaroi sot kryetari i LSDM-së dhe deputet, Venko Filipçe.

Shkup – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur ambasadorët jorezidentë të Mbretërisë Maroko, Zakia El Midaui, të Republikës Arabe Egjipt, Nader Saad, të Shtetit Kuvajt, Gazi Hamed Alfadli, të Mongolisë, Sajana Lhagvasuren, të Gjeorgjisë, Otar Berdzenishvilli, të Republikës së Moldavisë, Anatoll Çebuk, të Republikës së Kubës, Marieta Garsia Hordan, të Republikës së Indisë, Sanxhaj Rana, dhe të Republikës Islamike Pakistan, Modsar Çaudari, të cilët janë me seli në Sofje.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me reagimet e disa ish-anëtarëve të Komisionit historik me Bullgarinë, sot deklaroi se do të zbatohet hetim se çfarë honorare janë paguar dhe si janë shpenzuar paratë në Komision. Dy ish-anëtarë të ekipit të vendit nga Komisioni i përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së  Veriut dhe Bullgarisë, sot përmes letrës së hapur drejtuar opinionit, bënë thirrje për ndryshim të metodologjosë në punë dhe përfshirje të ekspertëve nga OSBE, UNESKO apo Këshilli i Evropës.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot ka zhvilluar takim pune me kryetarin Norik Selimi dhe përfaqësues të Federatës kombëtare të Agjencive për punësime të përkohshme. Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takim është diskutuar për propozim ligjet që janë tërhequr nga procedura parlamentare nga Ministria e Administratës Publike, ndërsa janë në proces konsultimi me të gjitha palët e interesuara.

Shkup - Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t'i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t'i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në korrik të vitit 2024 është 204. 336, prej të cilëve 41,8 për qind janë turistë vendor dhe 58,2 për qind turistë të huaj. Gjatë kësaj kanë realizuar 756.831 bujtje, prej të cilave 70,6 për qind janë turistë vendor dhe 29,4 për qind janë turistë të huaj.

Shkup - Moti nesër do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme mbi 20 litra për metër katror, ​​bubullima dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.

Shkup - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi se deri nesër do të përgatitet një shportë e vjeshtës konsumatore me 100 prodhime, në bazë të së cilës do të bëhet simulim për kufizimin e çmimeve ose marzheve prej 5, 10 ose 15 për qind. Siç informoi ministri Durmishi, grupi punues nesër do të marrë vendim për këtë masë, e cila do t'i dorëzohet Qeverisë javën e ardhshme për miratimin dhe fillimin e procedurës për respektimin e masave.

Shkup – Absolutisht është e ndaluar të ndërtohet në lokalitete arkeologjike ose në afërsi të tyre, si dhe në tokë e cila tashmë është skanuar dhe në të cilën ekziston mundësia të ketë ndonjë gjetje arkeologjike, porositi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Qendrën Kombëtare të Konservimit, Lutkov informoi edhe se kisha në fshatin Gallatë është objekt i ri i cili nuk është i mbrojtur.

Gostivar - Komuna e Gostivarit ka aplikuar me 15 projekte në thirrjen për ndarjen 100 milionë eurove nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Shumica e projekteve kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të qytetit, në mesin e tyre edhe ndërtimin i një shëtitoreje të re në qendër të qytetit. Bëhet fjalë për rrugën “Koço Zozi” e cila lidh sheshin me filialin kryesor të Postës në Gostivar.

Karbinci - I përshëndes ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe shpresoj se do të ndodhin, theksoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, i cili në Komunën Karbinci mori pjesë në ndarjen e kamionëve për mbeturina nga ana e Ambasadës së Zvicrës dhe UNDP-së. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Perinski shtoi se këto ndryshime duhet të ndodhin, me qëllim që për një afat të shkurtër kohor të mos mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, pasi zgjedhjet e rregullta janë vitin e ardhshëm. 

Tiranë - Ish-kryeministri shqiptar dhe deputet aktual, socialisti Pandeli Majko, para fillimit të mbledhjes në Parlament, u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rerzikuar që do të gjendet në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ndaj çka fillimisht nuk deshi të përgjigjej, ndërkaq me insistimin e gazetarëve, ai e shtyu gazetaren Eksiola Shehu, e cila është shtatzënë.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni të martën më 17 shtator do të prezantojë përbërjen e re të Kolegjit të Komisarëve në Parlamentin Evropian, informoi sot  kryezëdhënësja e KE-së, Arijana Podesta.

Singapor - Papa Françesku paralajmëroi për efektet negative nga inteligjenca artificiale në shoqëri gjatë një vizite në Singapor. Gjatë një vizite në këtë vend me teknologji të lartë, kryetari i kishës katolike paralajmëroi se inteligjenca artificiale nuk duhet t'i bëjë njerëzit të harrojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Gazë - Më shumë se gjysëm milion fëmijë në Rripin e Gazës janë vaksinuar kundër paralizës së fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se dozën e parë e kanë pranuar 82,5 për qind e fëmijëve nën moshën 10 vjeçare.  Sipas të dhënave, 527.776 fëmijë nën 10 vjeç e kanë pranuar dozën e parë të vaksinës në këtë enklavë palestineze. 

Kiev - Forcat zbuluese dhe speciale kanë hedhur në erë një hekurudhë në rajonin rus Bellgorod, duke nxjerrë nga binarët një tren transportues, njoftoi Babel, duke iu referuar burimeve të zbulimit ushtarak.

Një ditë më herët autoritetet ruse kanë pohuar se lokomotiva dhe 11 vagonë kanë dalë nga binarët në linjën Novi Oskop-Vollokonovka.

Pekin - Pekini do të marrë masa aktive për të parandaluar vendosjen e raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në rajonin e Azi-Paqësorit, gjeneral-koloneli i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, He Li, në margjinat e Forumit të Sigurisë Ksianshan në Pekin.

QËNDRONI TË LIDHUR