12:00/ 13 janar/ 2025
Shkup - Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve informon se ekipet kujdestare në NP Rrugët e Maqedonisë dhe gjatë natës në vazhdimësi kanë qenë në terren dhe kanë kryer pastrim të të gjitha rrugëve shtetërore me qëllim që t'i mbajnë të kalueshme për qarkullim. "Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore nëpër rrugë. Shërbimet e NP "Rrugët e Maqedonisë" me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të hapin rrugën për qarkullim normal në rrugët shtetërore", thonë nga Ministria.
Shkup - Komunikacioni në rrugën rajonale 1102, Gjevgjeli-Bogdanc nga ora 09:50 është në ndërprerje në të dy drejtimet për shkak të rëshqitjes së makinerisë për pastrimin e borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informoi se ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" edhe gjatë natë vazhdimisht ishin në terren dhe kanë pastruar të gjitha rrugët shtetërore me qëllim që t'i mbajnë të kalueshme për komunikacion.
Shkup - Më së shumti borë në 24 orët e fundit ka rënë në Kodrën e Diellit 64 centimetra, në Hanet e Mavrovës shtresa e dëborës është 57, në Krushevë 36, Dibër 34, Shtip 32, Demir Kapi 31, Tetovë 30, Berovë 27, Prilep 20, Ohër 17, Strumicë 15, ndërsa në Shkup 11 centimetra, informon DPHM. Në Kodrën e Diellit në mëngjes është edhe më ftohtë 10 gradë nën zero, -8 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Berovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor, -3 në Tetovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, -1 në Veles, Kavadar, Strumicë dhe Demir Kapi, ndërsa 0 në Gjevgjeli.
Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 42 pika matëse në qytet. "Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 08.01.2025 deri më 10.01.2025 ka marrë 116 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 116 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizime" Shkup.
Stokholm - Kryeministri suedez, Ulf Kristerson deklaroi sot se vendi i tij "nuk është në luftë, por nuk ka as paqe", duke menduar për sulmet hibride dhe proksi luftën që po zhvillohet në territorin e vet, transmetuan mediumet franceze. "Suedia nuk është në luftë, por nuk ka as paqe. Paqja e vërtetë është liria dhe mungesa e konflikteve serioze mes shteteve", tha ai gjatë forumit vjetor prë mbrojtje në qytetin qendror Selena.
Moskë - Rusia sot njoftoi se ka rrëzuar nëntë dronë ukrainas që kanë tentuar të sulmojnë një pjesë të infrastrukturës së gazsjellësit "Rrjedha ruse", përmes të cilit gazi rus rrjedh drejt Turqisë dhe Evropës, transmetojnë mediat britanike. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi është kahëzuar drejt stacionit të kompresorit në rajonin jugor rus Krasnodar, por objekti punon normalisht dhe nuk ka viktima.
Moskë - Shumë vende shprehin gatishmëri të jenë platformë për negociatat potenciale ndërmjet presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, por herët është të flitet për këtë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Ai tha se ende nuk ka përgatitje thelbësore për takimin Putin-Tramp, por shtoi se ekziston vullnet politik për këtë.
Kajro - Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë arritën përparim të konsiderueshëm në ndërmjetësimin për ndërprerje të zjarrit në luftën mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas dhe lirim të dhjetëra pengjeve të cilat ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja përfundimtare akoma nuk është arritur, deklaruan sot personat zyrtarë. Sipas tre funksionarëve, ditët në vijim do të jenë kyçe për prëfundimin e luftimeve të cialt po zgjasin mbi 15 muaj dhe e destabilizuan tërë Lindjen e Afërt.
Uashington - Ministri amerikan i Mbrojtjes në shkuarje, Lojd Ostin, rekomandoi rritje të buxhetit për mbrojtjen për rreth 50 miliardë dollarë më shumë se projeksionet e tanishme për vitin 2026, një lëvizje që mund të rrisë shpenzimet për mbrojtjen më shumë se biliona dollarë në periudhën e ardhshme, publikoi sot Blumberg.
Teheran - Rreth njëmijë dronë të rinj sot i janë dorëzuar armatës së Iranit, lajmëroi agjencia Tasnim. Dronët janë dërguar në lokacione të ndryshme në Iran, ndërsa gjoja janë fluturake me aftësi të jenë pothuajse të padukshme gjatë sulmeve.
San Salvador - Autoritetet e Salvadorit kanë sekuestruar 4,3 tonë kokainë në një bastisje të katër anijeve në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe kanë arrestuar tetë ekuadorian dhe një kolumbian, deklaroi dje presidenti i Salvadorit, Naob Bukele, të cituara nga mediat franceze. "Marina jonë kombëtare ka shkaktuar goditje historike kundër kontrabandës me drogë në ditët e para të vitit 2025, duke bërë katë sekuestrime në një mision në det të hapur, tha Bukele.
Islamabad - Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 11 minatorë, të cilët kanë humbur jetën javën e kaluar pasi që një shpërthim me gaz metan ka shkaktuar shembjen e një miniere në Pakistanin jugperëndimor. Autoritetet lokale kanë njoftuar se kërkohet edhe një minator.
Goma - Disa qytete të cilat ishin nën kontroll të grupeve të armatosura në provincat Kivu verior dhe Kivu jugor në pjesën lindore të Kongos sërish janë marrë nga forcat qeveritare, deklaroi zëdhënësi i armatës së Kongos. Në të njejtën kohë, kryengritësit përparonin edhe në pjesë të tjera të rajonit. Në Kongon lindore, qeveria me dekada është në konflikt me mbi 100 grupe të armatosura, prej të cilëve shumica luftojnë për territor në rajonin e pasur me minerale në afërsi të kufirit me Ruandën.