MIA FLESH
- Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë në qytetin suedez Selen, ku do të marrë pjesë në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës "Populli dhe mbrojtja" e titulluar "Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re". Është paraparë Shekerinska të ketë fjalim në konferencë, pas çka, siç kumtoi NATO, do të pasoi këmbimi i mendimeve me të pranishmit.
- Post By Melahat Baftija
- 08:47, 13 janar, 2025
9:00/13 janar 2025
Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë në qytetin suedez Selen, ku do të marrë pjesë në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës "Populli dhe mbrojtja" e titulluar "Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re". Është paraparë Shekerinska të ketë fjalim në konferencë, pas çka, siç kumtoi NATO, do të pasoi këmbimi i mendimeve me të pranishmit.
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Çështje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni Juridik-Ligjvënës. Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, në lexim të parë.
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës së lagësht pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm në orët e mëngjesit vërehen në tërë vendin, informon LAMM. Prej orës 06:30 është normalizuar lëvizja për automjete të rënda ngarkuese në autostradën A1 nga qarkorja Demir Kapi deri te qarkorja Smokvicë.
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Nga ora 7:30 është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Dellçevë - vendkalimi kufitar Dellçevë. Siç informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë", ndalesa është vendosur për shkaqe parandaluese për zhvillim të sigurt të trafikut.
Zagreb, 13 janar 2024 (MIA) - Agjencitë gazetareske rajonale dhe botërore në raportet e tyre nga zgjedhjet e djeshme presidenciale në Kroaci vlerësuan se fitorja e presidentit aktual Zoran Millanoviq paraqet triumf historik, transmetoi Hina. Agjencia austriake APA citon se presidenti aktual kroat Millanoviq me fitore të bindshme siguroi mandat të dytë. Ai në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve hyri me një avantazh të madh para kundërshtarit të tij konservator Dragan Primorac dhe arriti një triumf historik. Asnjë president kroat nuk është zgjedhur kurrë me mbështetje mbi 70 për qind dhe Milanoviç fitoi me 74.5 për qind, raporton agjencia austriake.
Zagreb, 13 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq (58) në fjalimin e tij nfitues mbrëmë tha se fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e sheh si mirënjohje për punën e tij të deritanishme dhe shtoi se ia shtrin dorën Qeverisë. "Kjo është ditë e madhe për mua, këtë fitore e shoh si mirënjohje dhe miratim të punës sime", tha Millanoviq në shtabin zgjedhor në Fabrikën për kulturë në Zagreb, ku u prit me ovacione dhe brohoritje "Zoki".
Bruksel, 13 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute pasdite do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të tre trupave të Parlamentit Evropian - Komiteti për punë të jashtme (AFET), të Nënkomitetit për siguri dhe mbrojtje (SEDE) dhe të Delegacionit për marrëdhënie me Asamblenë parlamentare të Aleancës.
Kiev, 13 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje tha se Kievi është i gatshëm t'i dorëzojë ushtarët koreanoverior te lideri i tyre Kim Xhong Un, nëse ai mund ta sigurojë shkëmbimin e tyre për ushtarët e robëruar ukrainas në Rusi. "Përveç ushtarëve të parë të bugosur nga Koreja e Veriut, me siguri do të ketë edhe më shumë. Çështje kohe është kur ushtarët tanë do të arrijë të robërojnë edhe të tjerë", shënoi Zelenski në X.
Kiev, 13 janar 2025 (MIA) - Udhëtimi kundërthënës në Moskë i kryeministrit sllovak, Robert Fico e nxiti presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski plotësisht ta kritikojë fqinjin e vet, transmetoi DPA. "Ishte gabim i qartë për Ficon të besojë se mund t'i vazhdojë punët e tij të turbullta me Moskën në kohë të pacaktuar", shkroi Zelenski në X.
Los Anxhelos, 13 janar 2024 (MIA) - Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në zjarret pyjore që vazhdojnë ta shkatërrojnë rajonin Los Anxhelos në shtetin federal amerikan Kalifornia, njoftuan autoritetet amerikane civile. Gjashtëmbëdhjetë nga viktimat janë të ndërlidhura me zjarrin Iton në afërsi të Pasadenës, ndërsa tetë të tjera me zjarrin Palisedejs në zonën Pacifik Palisedejs.
Seul, 13 janar 2024 (MIA) - Të paktën 300 ushtarë koreanoveriorë të cilët kanë luftuar në anën e Rusisë kundër Ukrainës janë vrarë në luftë, ndërsa rreth 2.700 janë plagosur, njoftoi në mëngjes Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës koreanojugore (NIS).