18:00/ 13 janar/ 2025
Bruksel - Rruga drejt anëtarësimit në NATO mund të zgjasë më shumë se sa pritej, të paktën kështu ishte rasti me Maqedoninë e Veriut dhe ne e dimë se me çfarë sfidash u përball edhe Suedia, por ajo arriti t'i zgjidhë ato dhe tani është në shtëpi, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës “Populli dhe Mbrojtja” e titulluar "Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re", që mbahet në qytetin suedez Selen. "Rrugëtimi drejt anëtarësimit në Aleancë nuk është gjithmonë i thjeshtë. Ju e dini këtë, kurse unë e di nga përvoja ime duke punuar për Maqedoninë e Veriut gjatë anëtarësimit në NATO disa vite më parë. Çdo popull ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij, ndërsa ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe demokracisë. Anëtarësimi juaj në NATO është i mirë për stabilitetin e Veriut të largët, Balltikut dhe më gjerë", tha Shekerinska. Ajo e theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, veçanërisht kur është i pranishëm një kërcënim nga Rusia në forma të ndryshme.
Shkup - Deputetja e Aleancës për Shqiptarët pjesë e "Frontit Evropian", Ilire Dauti në një deklaratë me shkrum për mediat thekson se interpelanca e votuar të premten e kaluar e dorëzuar nga e Majta, sipas konkluzionit të miratuar nënkupton shkarkimin e saj ose veprimin nën diktatin e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së. "Interpelanca e votuar në Kuvend, siç është votuar konkluzioni, nënkupton shkarkimin tim ose veprimin tim nën diktatin e së Najtës dhe VMRO-së. E gjendur përballë zgjedhjes mes humbjes së pozitës së kryetarit të komisionit dhe veprimit nën diktat, sipas kushteve të vendosura nga e Majta dhe të propozuar si konkluzion nga Afrim Gashi, nuk kam asnjë dyshim se do të pranoj lirinë për të vepruar si deputete, siç kam bërë deri tani, lirishëm dhe në mënyrë të pavarur. Çdo qytetar duhet të jetë i tillë, pavarësisht diversitetit që kemi", thotë Dauti.
Shkup - Lidhja Socialdemokrate kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme që do të ndërmerren pasi të premten në seancë plenare u votua interpelanca për kryetaren e Komisionit për punë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti. "LSDM-ja nuk do të hyjë në farsën që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e bëjnë E Majta, Znam dhe DPMNE. Pa dallim të motiveve të fshehura të Levicës, ZNAM-it dhe DPMNE-së, nuk mund që interpelanca të mos ketë kurrëfarë pasoja juridike", thonë nga LSDM-ja. Sipas partisë, tërë përgjegjësia rreth moskonvokimit të seancës për Ligjin për "branitellat" edhe pas mosbesimit të miratuar për Dautin, "është tek kryetari i Kuvendit".
Shkup – Gjashtë raste të reja pozitive në Kovid-19 janë evidentuar prej 6 deri më 12 janar. Nga dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe Strumicë, nga një në Shkup dhe Kërçovë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuara sot. Pesë persona nga rastet e reja ishin të moshës mbi 60 vjet. Një rast ishte regjistruar nga grupmosha prej 40 deri 49 vjet. Gjatë vitit 2025, ndërsa deri më 12 janar, ishin regjistruar gjithsej 11 persona të sëmurë. Nga ISHP bëjnë të ditur se shkalla e ulët e transmetimit të Sars-kov-2, njoftimi i ulur dhe numri i vogël i mostrave për testim përmes sistemeve sentitel, kanë ndikim ndaj aftësisë që saktë të vlerësohet situata epidemiologjike.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë sot pasdite informoi për një transplantim të suksesshëm në Klinikën e Ortopedisë, me një implant, gjegjësisht kockë nga një dhurues i vdekur, i implantuar në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili. Siç theksojnë nga Ministria, ky lloj transplanti është kryer për herë të parë në vendin tonë. Fëmija, thekson Ministria, është në një rjedhë të qëndrueshme postoperative. Në deklaratën me shkrim të prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore nacionale për transplante, theksohet se do të vazhdojnë me ritme edhe më të forta, së bashku me të gjitha palët e interesuara, të ngritin ndërgjegjësimin për këtë akt human.
Shkup - Nga mesnata shtrenjtohen benzinat, dizeli dhe vakti elstra i lehtë për amvisëri, ndërsa çmimi i mazutit ulet. Sipas vendimti të fundit të Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të rritet për 1, 50 denar, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për një denar. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS do të zvogëlohet për 0,426 denarë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 79,50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,50 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 73,50, ndërsa Esktra vaji i lehtë për amvisëri për 73,00 denarë për një litër. Me Vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht 1.00% krahasuar me vendimin e datës 8.01.2025.
Shkup – Të punësuar nga administrata publike nesër do të dalin në protestë duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe pagesën e 30 për qind të shtesës së rrogës. Nga Sindikata e AOJSHQ, e cila i bashkon organizatat sindikale të më shumë ministrive dhe institucioneve të tjera publike, në një deklaratë për MIA-n thonë se në protestë nesër dalin tetë ministri, Enti Shtetëror i Statistikës dhe Arkivi Shtetëror. Përveç protestës së nesërme, të mërkurën në grevë hynë të punësuarit nga Prokuroria Shtetërore me kërkesat e njëjta.
Gostivar – Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së sotme në komunën e Gostivarit paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të investohet në më shumë projekte infrastrukturore. Ai theksoi se kjo është pjesë e prioriteteve të Qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës së bazë për zhvillimin e komunave. Mexhiti pas takimit me nikoqirin e tij, kryetarin Valbon Limani, theksoi se këto janë investime më të mëdha. Ato do të realizohen në fushën e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, si dhe do të punohet për përmirësimin e situatës me mjedisin jetësor nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve të ujërave të zeza, kolektorëve dhe blerjes së pajisjeve për higjienë komunale.
Gostivar – Rrugët lokale deri në katër fshatrat të cilët për shkak të reshjeve të borës ishin të pakalueshme së shpejti do të pastrohen, thotë ushtruesi i detyrës kryetar i komunës Gostivar, Valbon Limani. Ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, sot në një ngjarje në Gostivar, sqaroi se nga fillimi i reshjeve intensive, operatori i dakorduar dhe ndërmarrjet publike punuan intensivisht në teren dhe ende po punohet. “Që nga paralajmërimet për reshjet e borës, gjegjësisht pardje operatori ekonomik dhe ekipet e ndërmarrjeve publike filluan të veprojnë në kuadër të kufijve administrativë të komunës Gostivar. Kështu është edhe sot, kjo nënkupton se të gjitha rrugët të cilët janë në territorin e Komunës Gostivar janë të pastra dhe të kalueshme”, tha Limani. Njeriu i parë i komunës Gostivar konfirmoi se ka pasur denoncime për moskalim në disa lagje malore, por siç ishte informuar ekipe me mekanizëm tashmë janë në teren dhe punojnë në pastrimin e borës në rrugë.
Kumanovë - Të kalueshme janë akset rrugore në komunën Nagoriçan i Vjetër, nuk ka probleme më serioze nga të reshurat e borës në këtë komunë, informuan sot autoritetet kompetente. Për mirëmbajtjen e rrugëve, Komuna e ka zgjedhur operatorin ekonomik dhe ka ndarë rreth 400.000 denarë për këtë dedikim. "Rrugët drejt fshatrave në pjesën malore i mirëmban 'Rrugët e Maqedonisë'. Është pastruar edhe rruga drejt fshatit Arbanashko", deklaroi zëvendës kryetari i komunës. Boban Cvetanovski. Edhe në Likovë nuk ka fshatra të izoluar. Janë pastruar akset rrugore në të gjitha pjesët e komunës. "Është hedhur kripë, u angazhua mekanizimi, makinat e punës, gjendja është stabile", informuan nga kabineti i kryetarit të komunës.
Dibër – Për shkak të rrugëve të pakalueshme në rajonin e Gollo Bërdos, kryesisht i banuar me maqedonas, në transportin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren sot u përfshi armata shqiptare. “Operatorët nga Batalioni i Tretë i Këmbësorisë i regjimentit verior me sukses e përfunduan operacionin për transportin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren deri në spitalin në Bulçizë”, njoftoi Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë, fëmija së pari ishte marrë me automjet të ushtrisë, pas çka nga Ura e Trebenishtës ishte pranuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, pas çka ishte hospitalizuar në spital në Bulqizë.
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen mirë po rikuperohet nga pneumonia, prej së cilës vuante dhe gjendet në shtëpinë e saj në Hanover, informoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo. Ajo kumtoi se Fon der Lajen edhe këtë javë do të mungojë në vendin e saj të punës në Bruksel, për të cilin shkak kërkoi që me mbledhjen e Kolexhit të komisarëve të mërkurën të kryesojë nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrent dhe eurokomisarja për konkurrencë, Tereza Ribera. Sipas Pinjos, është paraparë që nga java e ardhshme, Fon der Lajen t'u kthehet obligimeve të saj të punës, të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos dhe të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të janarit në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Bruksel - Gjashtë vende anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje bllokut 27-anëtarësh që t'i ndërpresë sanksionet ndaj Sirisë në sferën e transportit, energjisë dhe bankave, njoftuan mediumet perëndimore, që kanë pasur qasje në dokumentin. Ministat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së do të bisedojnë për këtë çështje në takimin në Bruksel më 27 janar. Liderët evropianë filluan ta rishqyrtojnë politikën e tyre ndaj Sirisë pas rrëzimit të Bashar Al Asadit në ofensivën e kryengritësve të udhëhequr nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS), i përkrahur nga Turqia. Megjithatë, HTS është në listën e organizatave terroriste të SHBA-së, BE-së dhe shumë vendeve tjera, e po ashtu edhe KB-së.
Helsinki – Servisi radiodifuziv publik i Finlandës Yle ka gjetur mbetje të drogës në tre tualete të ndryshme në Parlamentin finlandez, edhe atë edhe në të meshkujve edhe të femrave. Në bazë të rezultateve nga testimi i tualeteve gjatë ahengut tradicional vjetor të Krishtlindjeve, janë gjetur gjurmë të amfetaminës, ekstazës ose MDMA dhe kokainë. Kale Lagerblom, drejtor operativ i laboratorit Mazurlabs, i cili i interpretoi rezultatet, vlerësoi se sasia e mbetjeve të drogës është e vogël. “Rezultatet mund të llogariten plotësisht të sigurta. Mbetjet janë me të vërtetë të vogla, por dukshëm ka mbetje”, theksoi ai. Mbetje të drogës ishin gjetur vetëm në tualetet përdhesë ku mbahej ahengu i krishtlindjeve, përderisa në dy tualetet në katin e tretë nuk ka pasur.
Doha – Përfaqësues të Katarit të cilët po ndërmjetësojnë në bisedime sot përfaqësuesve të Izraelit dhe Hamasit ua prezantuan draft marrëveshjen përfundimtare për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi në mesnatë ishte arritur progres në bisedime, në praninë e përfaqësuesit të presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, deklaroi për agjencitë botërore një përfaqësues zyrtar i njoftuar me bisedimet. Përfaqësuesi zyrtar tha se teksti i marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte definuar me bisedimet në Doha në të cilat janë të përfshirë shefat e Mosadit dhe Shin Bet, kryeministri i Katarit, shefi i shërbimit sekret egjiptian dhe Stiv Vitkof, i cili do të jetë përfaqësues amerikan kur Trampi e merr funksionin. Besohet se morën pjesë edhe përfaqësues të administratës amerikane në largim.
Tokio - Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot e ka goditur pjesën jugperëndimore të Japonisë, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze. Është lëshuar paralajmërim për cunami me lartësi maksimale prej një metër për prefekturat Mijakazi dhe Koçin, kumtoi Agjencia. Në prefekturën Mijakazi tashnë është vërejtur cunami prej 20 centimetrave, ndërsa siç njofton agjencia japoneze, nuk janë konfirmuar parregullsi në punën e centralit bërthamor në prefekturën Ehime.
Pekin - Dy tërmete me intensitet prej 4,9 dhe 5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot e kanë goditur rajonin Tingri në Tibet, kumtoi Qendra kineze për tërmete. Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale ose dëm material. Tibetin javën e kaluar e ka goditur tërmet me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, me ç'rast jetën e kanë humbur 126 njerëz, ndërsa janë lënduar 337.
Gazë – Lëvizja palestineze Hamas sot njoftoi se ka progres në bisedimet në Doha për disa nga çështjet kyçe rreth marrëveshjes për armëpushim në Gazë. “Është arritur përparim në bisedimet për disa çështje kyçe dhe punojmë në atë që t’i përfundojmë çështjet e mbetura së shpejti”, deklaroi një përfaqësues i lëvizjes palestineze për mediat perëndimore. Hamasi paraprakisht paralajmëroi se po përgatitet për lirimin e mundshëm të të burgosurve palestinezë për shkak të raporteve për progres të dukshëm në bisedimet për armëpushim në Gazë”, informon DPA.
Los Anxhelos - Dëmet e përgjithshme dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore në Kaliforninë Jugore vlerësohen nga 250 deri në 275 miliardë dollarë, kumtoi sot kompania metereologjike AccuWeather. Vlerësimet paraprake e tejkalojnë shkallën e dëmit nga sezoni i zjarreve të vitit 2020, tha meteorologu kryesor i kompanisë, Xhonathan Porter, duke paralajmëruar se zjarret pyjore në zonën e Los Anxhelosit mund të bëhen më të këqijat në historinë moderne të Kalifornisë, njoftoi En-Bi-Si. Disa nga pronat më të shtrenjta në SHBA ndodhen në shtrirjen nga Malibu në Santa Monika, ndërsa shumë shtëpi në atë zonë vlejnë nga disa milionë dollarë. Zyrtarët thanë se të paktën 12,300 objekte janë dëmtuar ose shkatërruar. Deri të dielën, më shumë se 100.000 njerëz në qarkun Los Anxhelos ishin urdhëruar të evakuohen - më pas se nga niveli më i lartë i mëparshëm prej më shumë se 150,000 - ndërsa 87,000 të tjerë u përballën me paralajmërime evakuimi.
Birmingam - Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Daniel Malen është përforcimi i ri i Aston Vilas. "Skaj Gjermania" edhe zyrtarisht konfirmoi se dy klubet më në fund i kanë finalizuar të gjitha hollësirat. Ky hap ishte pikërisht ajo që pritej, pasi klubi nga Birmingemi dhe sulmuesi holandez moti janë dakorduar për kushtet personale. Transferi është me vlerë 25 milionë euro, me pesë milionë të mundshme në bonuse (tre milionë obligative, dy përmes klauzolave, të cilat mund të aktivizohen). Ky epilog i situatës do të thotë se "milionerët" do të mund t'i kthejnë të gjitha paratë që i kanë investuar në Malenin. Ai erdhi në "Signal Iduna Park" në verën e vitit 2021 nga PSV Ajndhoven në transfer me vlerë 30 milionë euro