• e premte, 13 shtator 2024
MIA Flesh

09:00/12 shtator/2024

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të mbledhjes së 14-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim ligje me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe Propozim ligji për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediumet. Në kuadër të mbledhjes, deputetët duhet t'i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për detyrim të RMV-së prej 500 mipionë eurove tek Banka hungareze për eksport-import, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, që të tre në procedurë të shkurtuar.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot do t'i vizitojë libraritë "Albi" dhe "Prosvetno delo" me qëllim që të kryejë mbikëqyrje për zbatimin e masës së Qeverisë "Më pak shpenzime, më shumë për ty", me të cilën u ulën marzhat e materialit shkollor. Vizita e ministrit Durmishi do të fillojë në orën 12 në librarinë "Albi", ndërsa pastaj do ta vizitojë Librarinë 1 të "Prosvetno delos".

Shkup - Qeveria përgatit shportë të vjeshtës me prodhime të cilat qytetarët më së shumti i përdorin. Shporta me rreth 100 prodhime ushqimore duhet të përgatitet deri të premten. Siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, qytetarët mund të presin edhe shportë të pranverës.

Shkup - Sot skadon afati për paraqitjen e firmave të interesuara për pjesëmarrje në tenderin e dytë për stacionin e kompresorëve të Qendrës Klinike "Nëna Terezë" në Shkup që e shpalli  Ministria e Shëndetësisë. Tre kompani fillimisht shprehën interesim për tenderin dhe vizituan vendin. Javën e kaluar informacionin për MIA e konfirmoi Stojçe Nikollovski, ekspert për vizita në terren, përgjegjës i komisionit dhe udhëheqës i Departamentit për punë teknike në IP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, entit dhe qendrës urgjente - Shkup.

Shkup - Koncerti i tretë i titulluar "Klasikë austriakë në duo" nga programi i festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike kamertale "SKUPI KamerFest edicioni VII" do të mbahet sot prej orës 19 në Filarmoninë në Shkup. Në koncert do të interpretojnë Klemens Bok (violinë) nga Austria dhe Kristina Shejher (piano) nga Austria. Programi përfshin vepra nga kompositorë të njohur siç janë Hendel, Mocart, Shubert, Bulanzhe dhe Dvorzhak.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë.

Vilnus  - Ministri lituanez i Mbrojtjes, Laurinas Kascinius deklaroi se aeroplanët e NATO-s të stacionuar në vendet baltike duhet të rrëzojnë fluturake ruse pa pilot në hapësirën ajrore të vendit të tij dhe të fqinjëve, pasi që një dron rus u rrëzua në Letoni javën e kaluar. Nga hyrja e tre vendeve baltike në NATO në vitin 2004, në qiellin e tyre patrullojnë aeroplanë të NATO-s sepse ato nuk kanë aeroplanë luftarak.

QËNDRONI TË LIDHUR