12:00 / 11 shtator / 2024
Shkup - Reshjet e shiut në 48 orët e fundit kanë shkaktuar rritje të caktuar të nivelit të ujit të lumenjve në mbarë vendin, veçanërisht në pjesët perëndimore ku reshjet ishin më të shumta. Për shkak të periudhës së mëparshme të thatë dhe niveleve të ulëta të ujit deri më tani, nuk ka pasur rrezik ng derdhja dhe këto reshje ishin të mirëseardhura, në pikëpamje të përmirësimit të situatës së përgjithshme hidrologjike në vend, informoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në nëntor të shpallin investime të reja. Bëhet fjalë për dy investime që do të jenë zgjerimi i kapaciteteve tashmë ekzistuese që punojnë në vend, si dhe për një investim i huaj për të cilin negociatat janë në fazën përfundimtare.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret në nëntor të shpallin investime të reja. Bëhet fjalë për dy investime të cilat do të jenë zgjerimi i tashmë kapaciteteve ekzistuese të cilat punojnë në vend, si dhe për një investim të huaj për të cilin bisedat janë në fazën përfundimtare.
Shkup - Çdo qytetar meriton qasje te barnat që i nevojiten për jetë cilësore, porositën sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Siç theksuan Mickoski dhe Taravari gjatë fjalimit në ngjarje me rastin e politikave shëndetësore, duhet qartë dhe në mënyrë transparente të theksohen sfidat me të cilat përballen institucionet, ndërsa hapi tjetër i rëndësishëm është optimizimi i financimit për zgjerimin e listës pozitive.
Shkup - Mungesë e dispozitave për vërtetimin e pagave të të punësuarve në gjykata të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse, konstaton Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), në dobësitë sistematike që i ka konfirmuar nga revizioni i kryer në raportet financiare dhe revizioni i harmonizimit të Gjykatës Themelore Civile Shkup (Llogaria e buxhetit bazë 603, llogaria e buxhetit bazë 631 dhe Lllogaria e depozitave 696).
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot është për një vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, ku do të realizojë takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Hoze Manuel Albares Bueno.
Gostivar - Pas tensioneve të cilat u krijuan për situatën me rregullimin e tokës rreth kishës së "Sveta Petkës" në atarin e fshatit Toplicë, banorët mbrëmë kanë mbajtur një mbledhje. Në njoftim potencojnë se distancohen nga ngjarjet dhe do të vazhdojnë të komunikojnë me komunën dhe institucionet e tjera për t'u zgjidhur rasti.
Melburn - Të paktën 33 persona u arrestuan, ndërsa rreth 20 policë u lënduan në përleshjet gjatë protestave propalestineze në Melburn. Rreth 1.200 njerëz morën pjesë në protestën para vendit të Ekspozitës ndërkombëtare për mbrojtje tokësore, duke brohoritur parulla propalestineze dhe duke valuar flamujt palestinezë, kumtuan autoritetet.
Tel Aviv - Aeroplanët luftarakë izraelitë gjatë natës goditën rreth 30 raketahedhës të Hezbollahut dhe infrastrukturë tjetër në Libanin jugor, kumtoi sot armata izraelite. Sipas IDF, sulmet u kryen në qytetet Xhebein, Nakura, Deir Serijan dhe Zibkin, publikoi "Tajms of Izrael".
Hanoj - Si pasojë e tajfunit Jagi në Vietnam jetën kanë humbur 143 persona, ndërsa 58 rezultojnë si të zhdukur, kumtuan sot autoritetet lokale. Shirat e dendur kanë shkaktuar shkatërrim të mëdha në disa rajone të Vietnamit, duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëmtuar infrastrukturën, transmetojnë mediat vietnameze.
Kiev - Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, kanë mbërritur sot në mëngjes në Kiev, njoftuan funksionarët në rrjetet e tyre sociale. "Sapo mbërrita në Kiev. Është mirë të kthehem dhe të shoh mikun tim të dashur, presidentin Volodimir Zelenskin në shenjë solidariteti me Ukrainën. Mbështetja ushtarake dhe ekonomike e Ukrainës është e një rëndësie vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial", ka shkruar Nauseda në Iks.
Londër - Kapiteni i Anglisë, Harri Kejn, ishte në qendër të vëmendjes të martën mbrëma kur ishte fjala për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kejni u bë lojtari i dhjetë me njëqind paraqitje për Anglinë, ndërsa në duelin me Holandën (2:2) shënoi edhe dy gola.