• e hënë, 07 tetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 10 shtator / 2024

Shkup - Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova të premten do të vizitojë Sofjen, ku do të merr pjesë në operën "Nabuko" të Xhuzepe Verdit, në interpretim të Operës dhe Baletit Nacional. Siç njofton BGNES, sipas informacioneve jozyrtare, në Sofje do të zhvillohet dhe takimi i parë i Siljanovska Davkovës me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Shkup -  Në prag të Ditës ndërkombëtare të ajrit të pastër, UNICEF-i në Evropë dhe Azinë Qendrore publikoi një dokument të ri për politika, ku thuhet se në vitin 2021 mbi 5.480 foshnja në 23 vende dhe territore në tërë Evropën dhe Azinë Qendrore kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me ndotjen e ajrit. Në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të posalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 për qind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare, informoi Zyra e UNICEF-it në Shkup.

Shkup - Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve së jetesës në gusht, në krahasim me korrikun e këtij viti është 0,5 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Çmimet me pakicë në gusht në krahasim me korrikun e këtij viti janë rritur me 0,5 për qind. Shpenzimet e jetesës në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, shënuan rritje prej 2,2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 3 për qind.

Shkup - Vendosja e transparencës së detyrueshme të të gjitha institucioneve shtetërore duke publikuar të dhëna në një format të hapur, i cili do të rrisë shkallën e llogaridhënies publike dhe do të lejojë qasje më të madhe deri te informacionet, edukim për menaxhimin e të dhënave në sektorin publik, integrimin e treguesve për sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit në strategjitë shtetërore, si dhe avancimi i portaleve për të dhënat e hapura, janë pjesë e rekomandimeve të sesionit të katërt të Grupit Punues 6 (Kapitulli 5 - Furnizime publike; Kapitulli 18 - Statistikat; Kapitulli 32 - Kontrolli Financiar) në temën "Të dhënat të cilave u besojmë: Parakusht për ekonomi më të fortë dhe luftë efektive kundër korrupsionit", në Konventën Kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK).

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot është takuar me ambasadorin e sapoemëruar evropian, Mihailis Rokas. Gashi, siç njoftoi Kabineti i tij, i uroi mirëseardhje euroambasadorit Rokas, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. 

Shkup - Për çdo rregullore apo masë të marrë janë të rëndësishme statistikat dhe të dhënat e disponueshme, mbi të gjitha në luftën kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është një fenomen horizontal që aktualisht prek disa sektorë dhe që përveç të dhënave klasike kërkon edhe shumë të dhëna të tjera të vështira për t'u mbledhur në terren, ndërsa janë të lidhura me sferat sociale dhe me sferat e tjera të funksionimit të një shoqërie, tha profesori i Fakultetit Ekonomik pranë UCM, Borçe Trenovski. 

Shkup – Punojmë dhe do të punojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare efektive e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tijani. Tijani në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, porositi se vizita e tij nuk është vetëm formale, por është porosi e qartë për investimin e Italisë për përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Shkup - Do të formohet grup punues për garazhin në kate përballë Kuvendit për të gjetur zgjidhje të përhershms dhe strategjike, kumtuan sot nga Kuvendi. Në kumtesën e pres shërbimit thuhet se në Kuvend është mbajtur takim me përfaqaësues të insttucioneve shtetërore lidhutr me garazhin në kate.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka filluar vizitën zyrtare në Uashington, me një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. 

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot ka akuzuar ish-ministrin e Bujqësisë Ljupço Nikollovski se derisa ishte në krye të MBPEU-së, i ka mundësuar dy firmave që të marrin ilegalisht subvencione prej mijëra eurosh.

Kavadar – BNJVL ngriti Nismë për ndryshime ligjore për shqiptimin e gjobave enorme për krijuesit e deponive të jashtëligjshme. Kjo ishte dakorduar në mbledhjen e sotme të Bordit Drejtues të BNJVL, të mbajtur në Kavadar. “Patëm një takim të rëndësishëm nga disa aspekte. Në këtë takim u diskutua për disa tema, nga të cilat si më e rëndësishme do të veçoja nismën për ndryshime ligjore për shqiptimin e gjobave enorme ndaj krijuesve të deponivetë jashtëligjshme. Është vërtet mjaft dhe mosmirënjohëse të shkatërrojmë mjedisin e pastër dhe shëndetin e banorëve tanë. Nisma që do t'i dorëzohet autoriteteve do të thotë vënia nën kontroll e ndotësve dhe nuk do të ketë absolutisht asnjë tolerancë për ata që krijojnë deponi të jashtëligjshme. Nuk do të lejojmë dëmtim të imazhit të komunave tona”, tha kryetari i kësaj komune, Orce Gjorgjievski.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot vendosën gurthemelin e stacionit të ri policor në fshatin Leshak, në afërsi të Leposaviqit në veri të Kosovës, njoftoi portali kosovar në gjuhën serbe KosovaOnlajn (kosovo-online.com). Në ngjarje mori pjesë edhe ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi. 

Prishtinë - Lideri i partisë së serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, së bashku me nënkryetarin e partisë Ilija Orloviq, janë arrestuar sot pasdite në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ljumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me ç'rast i uroi suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta në vend, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel - Komisioni evropian njoftoi se ka filluar negociatat me Armeninë për vendosjen e regjimit pa viza, i cili do t'i mundësoj Armenisë të udhëtojë në BE pa viza deri 90 ditë, njoftoi Komisioni Evropian. Negociatat vijnë pas pëparimit në marrëdhëniet dypalëshe, të filluara në vitin 2017, me Marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim të përgjithshëm. Do të bëhen ndryshime në dokumentet e qytetarëve armenë dhe përmirësime në menaxhimin e kufijve dhe migracionit.

Hanoj - Numri i viktimave nga tajfuni Jagi dhe të reshurat e dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Vietnam, arriti në 127. Për më tepër, 54 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa 764 të lënduar.  Jagi ishte tajfuni më i fuqishëm që e goditi Vietnamin në dekadat e fundit, duke sjellur erëra prej 149 km/h. Ai arriti deri në brigjet e Vietnamit të shtunën dhe shkaktoi vdekjen e nëntë personave. Edhe pse të dielën ishte dobësuar, reshjet kanë vazhduar. 

Gjenevë - Armata izraelite ka shfrytëzuar bomba të mëdha, të porositura nga SHBA-ja, dhe me të cilat goditën "zonën humanitare të sigurisë" në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke ngujuar 20 tenda dhe njerëzit në të, njoftoi grupi për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë, raporton Anadolia.

Kiev – Ukraina përgatitet për “planet ruse për shkatërrimin e infrastrukturës së saj energjetike” këtë dimër, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, përderisa Moska vazhdon me sulme ndaj rrjetit elektrik të vendit. Infrastruktura energjetike e Ukrainës është dëmtuar seriozisht nga bombardimet ruse, të cilat rregullisht shkaktojnë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Londër - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami, deklaroi se ai dhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken javën e ardhshme do të ralizojnë vizitën e tyre të parë të përbashkët në Ukrainë që nga fillimi i luftës së vendit me Rusinë në vitin 2022. Lami pas takimit me Blinken në Londër, tha se Irani po i jep përkrahje gjithnjë e më të madhe Rusisë dhe se Teherani duhet të mbajë përgjegjësi për "minimin e stabilitetit botëror".

Kajro - Në Kajro, kryeqytetin e Egjptit, filloi takimi i ministrave të Ligës Arabe, në të cilin do të bisedohet për ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, informon Anadollia. Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, Ahmed Abul Geit, në fjalimin para të pranishmëve bëri thirrje për ndërprerje të sulmit izraelit ndaj enklavës palestineze. “Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të ndalet kjo luftë”, shtoi Geit. 

Uashington - SHBA-ja sot do të vendos sanksione të reja kundër Iranit, pasi Republika Islamike dërgoi raketa balistike në Rusi, edhe krahas paralajmërimeve nga Perëndimi, kumtoi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken gjatë një vizite në Londër. Blinken shtoi se në javët e ardhshme Rusia me siguri do të përdorë raketat në luftën kundër Ukrainës. Moska gjithashtu bashkëpunon me Teheranin në teknologjinë bërthamore.

Nju-Jork – Vitin e kaluar çmimi i dukatit vazhdimisht po thyen rekorde. Këtë vit filloi me maksimum historik prej 2.050 dollarë, ndërsa çdo muaj arrinte maksimum të ri.  Çmimi i tanishëm botëror i bursës është rreth 2.520 dollarë për një ons, që është rritje prej gati 500 dollarë për vetëm tetë muaj të këtij viti, ndërsa pritet që vitin ta përfundojë me rekord të ri. 

Tel Aviv - Forcat ajrore izraelite e vranë Muhamed Kasem Al Shaerin, komandant të forcave elitare Radvan të Hezbollahut në Libanin jugor, thuhet në kumtesën e sotme të zëdhënësit të njësitit të IDF-së. Sulmi ka ndodhur në fshatin jugor Karaun. Sipas kumtesës, zjarri artilerik ishte gjuajtur nga armata dhe drejt fshatrave as - Savana dhe Ajta al Shab në Libanin jugor. 

QËNDRONI TË LIDHUR