• e mërkurë, 04 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/3 dhjetor/2024

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkroi Marrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, pas emërimit të tij si koordinator nacional për instrumentin në fjalë. Kjo Marrëveshje përcakton parimet e bashkëpunimit financiarë në mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe detyrimet dhe kushtet që vendi duhet t'i përmbushë për lirimin e financimit përmes Instrumentit.

Shkup - Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar.“Në vitin 2005 u vendos që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentëve në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam poentën sipas kornizës evropiane të kualifikimeve, studimet deri-diplomike zgjasin së paku tre vite, respektivisht grumbullimi i 180 kredive dhe varësisht nga dizajnimi i programeve studimore mund të zgjasin edhe katër vite respektivisht 240 kredi. Por pavarësisht sa zgjasin tre apo katër vite në Evropë, studentët marrin gradën i diplomuar. Ajo që është me rëndësi në Evropë, është që duhet të arrihen disa rezultate, si të mësuarit, learning outcomes, plotësimi i programit studimor dhe të tjera”, ka thënë Snopçe.

Shkup - Komuna nuk mund të ketë qasje në hartimin e planeve të reja urbanistike derisa nuk krijohet Ligj për ri-shpallje të Parkut nacional Mavrovë dhe nuk miratohen zonat e mbrojtura, derisa gjendjet e mospasjes së planeve urbanistike dhe pamundësia që të krijohen zgjidhje për ndërtimi kanë kontribuar në territorin e komunës që të ndërtohen numër i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, qëndron në revizionin e kryer të raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës për vitin 2023, nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit.

Shkup - Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në vend përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti arrin 1.919.695, nga të cilat nga rezidencialet 679.245 janë pri-pejd parapagues, ndërsa 992.157 post-pejd. Numri i post-pejd parapaguesve afaristë arrin 248 293. Janë realizuar 1.409.062.356 minuta bisedime. Të dhënat nga Raporti i Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular  (2G/3G/4G) në tremujorin e dytë të këtij viti ishin 1.549.967 parapagus.

Shkup - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, në hotelin "Hillton" në Shkup, sot "Ability awards 2024" do të nderojë 20 individë dhe kompani, të cilët nxisin dhe avancojnë cilësinë e jetës së personave m pengesa. Ngjarja, me tapet të kuq, fillon në orën 18:30. Qëllimi është theksimi i arritjeve dhe rrëfimeve inspiruese të 10 personave dhe 10 kompanive të cilët janë kampionë të vërtetë për barazi dhe inkluzion, kumtoi ekipi organizues i solemnitetit.

Shkup - Një shkupjan dyzet e një vjeçar dyshohet se ka e vënë zjarrin në hapësirat e Odës së Avokatëve të RMV-së dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik të dukshëm për jetesën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën nga përmasa më të mëdha. Për të është propozuar masë arresti e cila do të fillojë të zbatohet kur do të gjendet dhe privohet nga liria, ndërsa ndërkohë për të do të shpallet urdhërarrest.

Shkup - Për një centimetër është zvogëluar niveli i Liqenit të Prespës në krahasim me dje, ndërsa për tre centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, përderisa niveli në Liqenin e Dojranit është njejtë me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit, të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Me atë, niveli i Liqenit të Prespës është 41 centimetra nën minimumin e paraqitur dhe të regjistruar, në Liqenin e Ohrit është një centimetër mbi minimumin e lejuar, përderisa në Liqenin e Dojranit është 74 centimetra nën minimumin e dakorduar.

Shkup - Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë Hanet e Mavrovës dhe Berova me -1 gradë, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Krushevë, 1 Manastir, Kumanovë, Tetovë, Pretor, 2 Prilep, Ohër, Vinicë, 3 Shtip, Strumicë, Veles, 4 Kavadar, Demir Kapi dhe 6 gradë në Gjevgjeli.  Më shumë reshje të shiut në 24 orët e fundit deri në orën 7 ka pasur në Lazaropole - 4 l/m2, 1l/m2 në Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit.

Tiranë - Tirana edhe zyrtarisht hyri në periudhën më të bukur të vitit, pasi tradicionalisht, sheshi “Skënderbe” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Vitit të Ri. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit në qendër ka tre bredha të vitit të ri në të cilat janë vendosur drita, të cilat i ndezi kryebashkiaku Erion Veliaj, i rrethuar nga shumë fëmijë të veshur si babagjysh dhe duke kënduar këngë festash,

Tiranë - Prej sot e deri më 5 dhjetor në Tiranë do të mbahet takimi ministror në kuadër të Nismës SHBA - Karta e Adriatikut (A-5). "Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga SHBA-ja, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Në këtë takim do të marrë pejsë edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Mbrojtjes për siguri ndërkombëtare, Selest Valander", kumtoi ATSH. Fjalim përshëndetës në ditën e parë të punës do të mbajnë nikoqiri, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ndihmës-sekretarja amerikane.

Bruksel - Shumë media dhe analistë në Bashkimin Evropian raportojnë se pjesa më e madhe e anëtareve evropiane kanë ide të ndryshme për garancitë e sigurisë për Ukrainën, për çka sot dhe nesër do të biedojnë shefat e diplomacive të NATO-s. Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalas gjatë vizitës së saj të parë në Kiev tha se Bashkimi Evropian duhet t'i ndihmojë Kievit "sa është e nevojshme" që "Ukraina ta fitojë luftën" dhe se gjoja disa anëtare të Unionit janë të gatshme të dërgojnë ushtarë në Ukrainë.

Londër - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, në fjalimin e tij në darkën e prefektit të Londrës, e hodhi poshtë idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së. Ai theksoi se në interes kombëtar është të bashkëpunojë me të dy palët. Starmer theksoi se Britania nuk do t'ia kthejë shpinën aleancës me SHBA-në, edhe përkundër sfidave që mund t'i sjellë mandati i presidentit të sapozgjehdur Donald Tramp, por edhe se do të vazhdojë t'i përforcojë marrëdhëniet me BE-në, partnerin më të madh tregtar, pas problemeve të shkaktuara nga Brekziti, shkruan Gardian.

Kiev - Autoritetet ukrainase sot kanë bërë thirrje për anëtarësim të "plotfuqishëm" në NATO, si garancinë e vetme e sigurisë kundrejt pushtimit rus, para takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel. "Jemi të bindur se e vetmja garanci e vërtetë për sigurinë e Ukrainës, si dhe një pengesë për agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës dhe vendeve të tjera, është anëtarësimi i plotfuqishëm i Ukrainës në NATO", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kiev.

Moskë - Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një kërcënim i papranueshëm për Rusinë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi. Deklarata e tij erdhi pasi zyrtarët ukrainas, përpara takimit të sotëm të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel, bënë thirrje për anëtarësim "të plotfuqishëm" në NATO si garancia e vetme e sigurisë përballë pushtimit rus.  Një vendim i tillë potencial është i papranueshëm për ne, sepse është një ngjarje kërcënuese për ne, theksoi Peskovi.

Riad - Thatësira i kushton botës mbi 300 miliardë dollarë çdo vit, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar në ditën e dytë të bisedimeve ndërkombëtare për dezertifikimit në Arabinë Saudite. E nxitur nga "shkatërrimi i mjedisit nga njeriu", parashikohet se thatësira të prekë 75 për qind të popullsisë së botës deri në vitin 2050, paralajmërohet në raport. Thuhet se kriza tashmë ka kushtuar më shumë se 307 miliardë dollarë në vit në mbarë botën.

Uashington - Nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë dërguan porosi se presidenti Xho Bajden e ka falur djalin e tij Hanter për shkak të frikës se kundërshtarët e tij politik do ta ndjekin Bajdenin e ri edhe në të ardhmen, në procese të montuara politike gjyqësore. Deklarata vjen në kushte të kritikave të zëshme ndaj vendimit të presidentit si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët. Demokrati Bajden, mandati i të cilit përfundon më 20 janar, kur funksionin do ta marrë presidenti i ri - republikani Donald Tramp, të dielën nënshkroi dekret për falje të pakushtëzuar të Hanter Bajdenit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se, sipas mendimit të tij, djali i tij është lëndë e drejtësisë selektive dhe padrejtësisht është akuzuar nga kundërshtarët politik të presidentit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR