• e mërkurë, 04 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/2 dhjetor/2024

Shkup - Në Kuvend sot do të mblidhen dy komisione - Komisioni për transport, tranformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni jurudiko-ligjdhënës. Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të diskutojnë për Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale, Popozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pastërti publike dhe Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për varrezat dhe shërbimet funerale, të gjitha në leximin e dytë.

Shkup - Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot në orën 11 do të ketë paraqitje publike. Dameva javën e kaluar në deklaratë për meidumet tha se ka pasur të drejtë të qëndrojë edhe tetë muaj në krye të institucionit. "Duke pasur parasysh se dy herë ishin sjellë Vendime për shkarkim të kryetarit të Këshillit, më 26.04.2024 dhe më 04.05.2024, e pashë të nevojshme vetëm të definohet data e saktë deri kur duhet ta kryej funksionin në kohëzgjatje prej dy viteve. Për çështjen juridike rreth kohëzgjatjes së mandatit, edhe pse anëtarët e Këshillit kanë qëndrimin e vet, megjithatë u konsultuan edhe ekspertë juridik dhe profesionistë eminentë nga fusha e së drejtës, kështu që vetëm u konfirmua qëndrim i shumicës se mandati duhet faktikisht të kryhet 2 vite", tha Dameva.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës përkujton se prej 1 deri më 5 dhjetor 2024 është i hapur afati për paraqitje të së drejtës së shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2024/2025. Të gjithë studentët të cilët i përmbushin kushtet, ndërkaq nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të parashtrojnë aplikacion në mëynrë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon,gov.mk. Në kumtesën e MASH-it janë të kapshme informatat për kushtet dhe kriteret për realizim të së drejtës, ndërsa për informata të tjera studentët mund ta kontaktojnë MASH-in përmes e-postës në subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose ta vizitojnë zyren në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se personat të cilët mbetën të bllokuar në hotelin "Radika" në Mavrovë për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrugëve të pakalueshme, mbrëmjen e djeshme janë nxjerrë me ndihmën e një automjeti special të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale. "Nga kontakti i fundit në orën 20 me kujdestarin në SP Mavrovë është marrë informacion se është duke lëvizur një automjet i NP për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale i ndjekur nga personat nga hoteli me automjetet e tyre. Ngasin ngadalë, por do të arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare", njoftuan këtë mëngjes nga QMK-ja. 

Shkup - Është kryer kontroll nga ana e prokurorit të Prokurorisë themelore publike nga Kumanova në lokacionet ku mbrëmë janë djegur dy automjete dhe një hapësirë afariste. "Janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme për vënien e zjarreve. Janë mbledhur gjurmë nga vendi i ngjarjes të cialt do të jenë lëndë ekspertize, ndërkaq po bëhet kontrolli edhe i kamerave për video mbikëqyrje", informuan sot nga Prokuroria publike. Nga Prokuroria informojnë se një prej automjetve është pronë e një prokurori publik.

Shkup - Në autostradën  - Demir Kapi, në afërsi të tuneleve Demir Kapi, nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihaillovë e kanë privuar nga liria A.S (28) nga Kërçova. MPB njofton s egjatë kontrollit, në mjetin tip "Volvo" me të cilin ai drejtonte u gjetën tre migrantë dhe u konstatua se targat i përkisnin një automjeti "Mercedes".

Shkup - Qendra për hulumtime dhe analiza juridike sot organizon tryezë me temë: "Roli i gjykatave në mbrojtjen e mjedisit jetësor". Ideja për këtë ngjarje, siç njoftuan organizatorët, rrjedh nga mendimi i fundit parimor i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili hapi çështje thelbësore dhe vendosi udhëzime ligjore në kontekstin e mbrojtjes së mjedisit. "Ngjarja do të fokusohet në kuptimin e opinionit parimor, arsyet që çuan në miratimin e tij dhe ndikimin e tij tek gjyqtarët që do të veprojnë në këtë lloj çështjesh. Gjithashtu, do të merret parasysh rëndësia përfundimtare e këtij opinioni për qytetarët dhe e drejta e tyre për mjedis të shëndetshëm", thekson Qendra për hulumtime dhe analiza ligjore.

Shkup - Nëpunës policorë nga Stacioni policor Karposh ditën e djeshme rreth orës 03:00 në Shkup, në territorin e Karposhit, kanë privuar nga liria personat  M.T. (31) nga Shkupi dhe B.N. (27) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale "vjedhje e rëndë". MPB njofton se menjëherë pas denoncimit rreth orës 02:35 se dy persona kanë kryer  vjedhje të rëndë në një automjet  në territorin e Karposhit, janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe autorëve iu është hequr liria, si dhetek ata  janë gjetur sende që lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Kumanovë - Tre makina mbrëmë janë djegur në Kumanovë, njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza  dhe nga Njësiti territorial kundër zjarreve në Kumanovë. Sipas informacioneve, zjarrfikësit kanë intervenuar me dy automjete në rrugën "Trst" dhe një në rrugën "Nikolla Vapcarov me nga një ekip.

Shkup - Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë matur në Kodrën e Dielli -3 gradë, Hanet e Mavrovës -2, Krushevë -1, Berovë 0, Pretor dhe Dibër 1, Ohër dhe Kriva Pallankë 2, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Prilep 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Shkup-Petrovec, Shtip dhe Vinicë 4, Strumicë, Veles dhe Demir Kapi 5 gradë dhe Gjevgjeli 7 gradë.  Më shumë borë ka rënë në Hanet e Mavrovës 61 centimetra në Kodrën e Diellit 48, në Krushevë 35, në Lazaropole 21, në Dibër pesë centimetra, në Pretor katër dhe në Berovë tre centimetra.

Athinë - Në kuadër të bisedimeve për të a.q. agjendë pozitive dhe në procesin e dialogut politik, zëvendësministrat kompetentë të punëve të jashtme të Greqisë dhe Turqisë sot dhe nesër nëA thinë do të mbajnë takime, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga MPJ greke kumtuan se zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kostas Frankojanis dhe kolegu i tij turk, ambasadori mehmet kemal Bozaj, sot do ta mbajnë raundin e shtatë të bisedimeve greko-turke për agjendën pozitive, posaçërisht bashkëpunimin bilateral në disa fusha, ndërsa për nesër është caktuar takimi i tretë nga procesi i dialogut pozitiv mes Ministrive të Punëve të jashtme të Greqisë dhe Turqisë, të cilin e zhvillojnë zëvendës shefja e diplomacisë, Aleksandra Papadopullu dhe ambassadori Bozaj.

Bruksel - Shërbimi audiovizual evropian EBS ka publikuar një video panoramë nga kryeqytetet e vendeve-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, ndër të cilët edhe nga Shkupi.Në videon pothuajse pesëminutëshe për Shkupin, ndër të tjera janë prezantuar edhe pamje nga Kalaja e Shkupit, sheshi "Maqedonia", Ura e gurit, porta "Maqedonia", Gjykata Penale, Çarshia e Shkupit, rruga "Maqedonia" dhe Bit pazari. Krahas nga Shkupi, janë publikuar edhe video panorama nga Tirana, Prishtina, Sarajeva, Beogradi dhe Podgorica.

Bruksel - Komisioni evropian vendosi ta stopojë pagesën e transhës së dytë për Bullgarinë në suaza të Planit të BE-së për rikuperim dhe qëndrueshmëri në shumë prej 653 milionë eurove, për shkak të moszbatimit të reformave të parapara. Në kumtesën e Komisionit evropian ceket se pagesa e këtyre mjeteve është suspenduar për gjashtë muaj, sepse Bullgaria nuk i ka përmbushur obligimet e veta të ndërmarra lidhur me reformat në energjetikë, luftë kundër korrupsionit dhe furnizimeve publike.

Londër - Princi Hari dhe Megan Markël nuk do t'i bashkohen pjesës tjetër të familjes mbretërore për Krishtlindje këtë vit, pasi, siç thuhet, nuk janë ftuar në festime. Siç njoftohet, duka dhe dukesha nga Saseks nuk kanë marrë ftesë për Krishtlindjet mbretërore në fshatin Sandringem në rajonin anglez Norfolk, raportojnë mediat britanike.  Pritet që çifti, me fëmijët e saj Arçi dhe Lilibet, t'i kalojnë festat në SHBA.

Kiev - Kancelari gjerman Olaf Sholc, për herë të parë pas dy vite e gjysmë, sot ka mbërritur në Kiev në bisedime me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.  Pas mbërritjes, kancelari gjerman paralajmëroi për dërgesa shtesë të armëve për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia në vlerë prej 650 milionë euro deri në fund të dhjetorit. "Do doja të sqaroj se Gjermania do të mbetet mbështetësi më i madhë i Ukrainës në Evropë", tha Sholc, i cili në kryeqytetin e Ukrainës udhëtoi me tren special.

Otavë - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo i premtoi presidentit të sapozgjehdur amerikan, Donald Tramp se Kanadaja do ta përforcojë kontrollin në kufirin e përbashkët, deklaroi sot ministri kanadez i Sigurisë Publike, Dominik Leblan. Ai tha se politikanët kanë biseduar për masat e sigurisë shtesë që do t'i ndërmarrë Kanadaja. "Do të tentojmë të furnizojmë, për shembull, dronë shtesë, helikopterë policorë shtesë, do tëzhvendpsim personel ... besojmë se kufiri është i sigurt", tha Leblan.

Tbilisi - Gjithsej 224 persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në Tblisi ditët e kaluara për shkak të "huliganizmit të imët, rezistencës dhe mosbindjes ndaj policisë", njofoti Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeorgjisë.  Në njoftim thuhet se janë arrestuar tre persona të dyshuar se e kanë sulmuar policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe me djegie kanë shkaktuar dëme materiale dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal.

Kanberrë - Policia australiane ka njoftuar sot se ka sekuestruar rekordë 2,3 tonë kokainë dhe ka arrestuar 13 persona, pasi që një anije me drogë është prishur në afërsi të bregut të Klivlendit. Policia njoftoi se të gjithë të arrestuarit janë shtetas australianë, ndërsa dy prej tyre janë më të mirë se 18 vjeç dhe përballen me burgim të përjetshëm si dënim maksimal. Vlera e shitjes së kokainës së sekuestruar vlerësohet në 494 milionë dollarë.

Uashington - SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe në një deklaratë të përbashkët, bëjnë thirrje në "de-përshkallëzimin" e luftimeve në Siri, ku disa grupe në ditët e kaluara morën nën kontroll disa territore të veriut të vendit. "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i ulin tensionet dhe t'i mbrojnë civilët dhe infrastrukturën për të shmangur zhvendosjen e mëtejshme dhe ndërprerjen e shpërndarjes së ndihmës humanitare", thuhet në njoftim.

Uashington - Pasi presidenti amerikan Xho Bajden e shfrytëzoi rastin për të falur djalin e tij Hanter, ka folur edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp i cili e kritikoi ashpër Bajdenin për një hap të tillë. Në reagimin e parë pas vendimit të Bajdenit, Trampi është prononcuar në rrjetin social “Truth social” dhe e krahasoi lëvizjen me vendimin ku protestuesit që morën pjesë në trazirat në Kapitol Hill më 6 janar 2021 u dënuan me disa vite burg.

Londër - Shoferi i Mercedesit, Luis Hamilton pranoi se konsiderohet fajtor për rezultatin e dobët në garën në Formula 1, dje të drejtuar për Çmimin e madh në Katar. "Nuk është mirë, por ndodh. Mos më gjykoni për atë se sa herë do të bie sepse nesër do të çohem dhe do të provoj slrish. Makina nuk ka punuar shumë mirë. Në fillim të ngecëm shumë dhe nuk kemi pasur mundësi ta hapim krahun. Por, rezultati i sotëm është faji im, kështu që i kërkoj ndjesë ekipit për rezultatin e keq dhe pastaj edhe për incidentin në boks", deklaroi Hamiton për "Sky Sports F1".

N'Zerekore - Përleshjet në ndeshjen e futbollit në Guine rezultuan me dhjetëra të vdekur, lajmërojnë burime spitlaore nga ky shtet afrikan. Skenat e masakrës përfshijnë morgje dhe korridore të mbushira me njerëz. Video jozyrtare tregojnë kaos, ndërsa turmat e mllefosura më vonë ia venë flakën stacionit policor. Autoritetet fillimisht duhet ta konfirmojnë numrin e të vdekurve.Incidenti filloi mes tifozëve në një ndeshje futbolli në N'Zerekore, qyteti i dytë për nga madhësia në Guine.

 

QËNDRONI TË LIDHUR