MIA Flesh
- - Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit për shkak, siç tha, “pamundësisë së autoriteteve ekzekutive dhe legjislative për të siguruar drejtësi të shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për të minuar integritetin e saj nga funksionarë të lartë të pushtetit”. "Kur nuk ka vesh për përmirësimin e situatës në gjyqësor dhe e njëjta pengohet nga pushteti dhe në mënyra të ndryshme edhe kryetari i qeverisë njashtu edhe politikanët nga partia në pushtet, nga foltorja e Kuvendit apo nga Pres shërbimi, shprehin qëndrim negativ ndaj Këshillit gjyqësor, ndaj anëtarëve në Këshill, por më irrituese nga të gjitha është se ata shprehin qëndrim negativ ndaj gjyqtarëve, shumica e të cilëve realisht nuk e meritojnë këtë, mendoj se e vetmja gjë që më ka mbetur është mbrojtja e integritetit tim personal dhe paqja dhe qetësia e vetes dhe familjes sime, prandaj dorëzoj dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", deklaroi Dameva.
- Post By Fitore Curri
- 14:55, 2 dhjetor, 2024
15:00/ 2 dhjetor/ 2024
Shkup - Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit për shkak, siç tha, “pamundësisë së autoriteteve ekzekutive dhe legjislative për të siguruar drejtësi të shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për të minuar integritetin e saj nga funksionarë të lartë të pushtetit”. "Kur nuk ka vesh për përmirësimin e situatës në gjyqësor dhe e njëjta pengohet nga pushteti dhe në mënyra të ndryshme edhe kryetari i qeverisë njashtu edhe politikanët nga partia në pushtet, nga foltorja e Kuvendit apo nga Pres shërbimi, shprehin qëndrim negativ ndaj Këshillit gjyqësor, ndaj anëtarëve në Këshill, por më irrituese nga të gjitha është se ata shprehin qëndrim negativ ndaj gjyqtarëve, shumica e të cilëve realisht nuk e meritojnë këtë, mendoj se e vetmja gjë që më ka mbetur është mbrojtja e integritetit tim personal dhe paqja dhe qetësia e vetes dhe familjes sime, prandaj dorëzoj dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", deklaroi Dameva.
Shkup - Ndërgjegjësim më të madh për prezencën e personave me dëmtim të dëgjimit, mjete vizuale dhe asistentë që kuptojnë gjuhën e tyre të shenjave, kërkojnë prindërit e fëmijëve me dëmtim të dëgjimit, në prag të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas tyre, opinion i gjerë është shumë pak i informuar me këtë paaftësi shqisore dhe sfidat që sjell në përditshmërinë e këtyre njerëzve. Në një deklaratë për MIA-n, ata alarmojnë se në shoqërinë tonë ekziston një mospranim dhe stigmatizim i përgjithshëm i përdorimit të aparateve të dëgjimit. Ata duan të bëjnë një hap përpara në thyerjen e stereotipeve për humbjen e dëgjimit si paaftësi. Ata thonë se është koha për t'i dhënë fund diskriminimit ndaj aparateve të dëgjimit dhe përdoruesve të aparateve të dëgjimit.
Shkup - Sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u nënshkruan 57 marrëveshje sipas Thirrjes Publike të shpallur që i referohet masës 121, për dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e kombajnave të specializuar për korrjen e orizit me copëtues dhe/ose tharëse të lëvizshme për oriz. Vlera maksimale e kostove të pranueshme për çdo përfitues ka qenë 600,000 denarë. Vlera totale e marrëveshjeve tejkalon 34 milionë denarë.
Kumanovë - Një nga automjetet e djegura në Kumanovë është pronë e prokurorit publik, Xhelal Bajrami, i cili në deklaratë për MIA-n theksoi se pret në kohë sa më të shkurtë të gjenden kryesi/t e ngjarjes. Automjeti privat është shkatërruar tërësisht. "Është paraqitur që kur ndodhi rasti, nga ana e fqinjëve, të cilët i falënderoj me këtë rast. Ka ardhë njësia zjarrfikëse, pjesëtarë të policisë. është shuar zjarri, asgjë nuk mbeti nga automjeti. Pres dhe shpresoj se së shpejti do të gjenden kryesi apo kryesit e kësaj vepre. Automjeti është privat, i parkuar para oborrit të shtëpisë para derës hyrëse, nuk ka dëme të tjera, automjeti është djegur tërësisht dhe presë që sa më parë të zbulohen personi apo personat të cilët qëndrojnë prapa ngjarjes", deklaroi Bajrami. Paraprakisht PPRMV informoi se prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Kumanovë kreu kontrolle në lokacionet ku janë djegur dy automjete dhe një hapësirë afariste.
Shkup- Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni, ka reaguar rreth ndodhive të fundit në Kumanovë, respektivisht vënies zjarr së dy veturave dhe një dyqani. Iseni ka shkruar se rastet janë të lidhura me qërim hesapesh nga e kaluara, por që MPB po punon për zbardhjen e rastit në tërësi. “Në mëngjesin e sotëm në Kumanovë, disa persona kanë vënë zjarr ndaj disa veturave dhe një objekti, ndërkaq personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokimin e kamerave. Informojmë se institucionet përkatëse dhe përfaqësues të MPB-së kanë inspektuar vendin ku ka ndodhur rasti dhe se gjatë ditës do të dalim me detaje të reja”, ka shkruar Iseni.
Shkup - Prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind, rekomandon Këshilli fiskal si propozim të Strategjisë fiskale 2025-2029. Nga Këshilli fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet maksoekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përpunim të Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit të SPIM-it, ulje të rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme.
Shkup - Këshilli gjyqësor për sot në orën 14 thirri mbledhje urgjente në të cilën, sipas rendit të ditës, duhet të konstatohet dorëheqja e kryetares së deritanishme Vesna Dameva e cila sot në konferencë për shtyp kumtoi se parashtron dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Në mbledhje, siç është paralajmëruar, do të duhet të zgjedhet edhe kryetari i ri i Këshillit gjyqësor. Në fjalimin e vet drejt opinionit, Dameva tha se dorëheqja është e parevokueshme dhe se vendimin e ka sjellë si pasojë e tentimeve për cenim të iontegritetit të saj nga disa politikanë nga pushteti.
Shkup - Krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkiva e Ohrit, Kisha Katolike, Kisha Evangeliste-Metodike, Bashkësia Hebraike u kanë bërë thirrje qytetarëve të RMV-së që të mos bien pre e tentativave për prishjen e bashkëjetesës në shtet. Në komunikatën e dërguar pas takimit të sotëm në Dioqezën e Shkupit theksohet se duhet të vazhdohet me thellimin e solidaritetit të ndërsjellë dhe të duhet respekti ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të shtetit dhe ndaj simboleve të bashkësive etnike në të.
Shkup - Për 3,2 për qind është ulur numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, ndërkaq shënon rritje prej 0,6 për qind në periudhën janar-tetor të këtij viti krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika (ESHS). Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 4,6 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 1,1 për qind, ndërsa rënie në sektorin Industri përpunuese për 3,9 për qind.
Shkup – Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) mori vendim me të cilin çmimi i MEPSO-s për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5,68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribuimit ulet për 5,52 për qind, ndërsa çmimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike MEMO rritet në 19,8 për qind. Ndikimi i çmimit të MEPSO-s për transmetim të energjisë elektrike ndaj çmimit përfundimtar sipas të cilit konsumatorët i paguajnë faturat e rrymës është 4 për qind, çmimi i shpërndarjes ndikon 33 për qind ndaj çmimit përfundimtar, ndërsa çmimi i MEMO ndikon vetëm 0,19 për qind. Në përgjithësi tre zërat ndikojnë me 38 për qind ndaj çmimit përfundimtar për konsumatorët.
Shkup - Për një denarë prej sonte në mesnatë lirohen benzina EUROSUPER BS-95, dizeli EUROSUPER BS-95 (D-E V dhe Ekstra i lehtë 1 (EL-1), ndërsa për gjysmë denari benzina EUROSUPER BS-98, ka vendosur Komisioni Rregullator i energjetikës, shërbimeve të ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE). Çmimi i ri i një litër EUROSUPER BS - 95 do të jetë 76 denarë, 78,5 denarë për EUROSUPER BS - 98, 71 denarë për EURODIZEL BS (D-E V), ndërsa 69,5 denarë për Ekstra i lehtë 1 (EL-1). Shtrenjtohet Mazuti M-1 NS për 0,521 denarë dhe kilogrami do të kushtojë 45,5 258 denarë. Me vendimin e KRRE-së kryhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.72 për qind në krahasim me çmimet me vendimin e datës 25 të muajit të kaluar.
Shkup – Deri në pranverën e ardhshme nuk do të ketë ndryshim të periudhës kohore në të cilën amvisëritë mund të shfrytëzojnë tarifë të lirë ditore të rrymës për energji elektrike, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski. “Patëm takim me EMV dhe me EVN Houm në fillim të tetorit për vendosjen e tarifës së lirë ditore shtesë të energjisë elektrike për amvisëritë. Analizat tona tregojnë se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë janë më të ulëta në periudhën prej orës 12 deri në orën 16, ndërsa janë më të larta prej orës 20 deri në orën 24. Duke pasur parasysh se amvisëritë tona tashmë kanë arritur shprehi sa i përket tarifës së lirë vendosëm që deri në pranverë situata të mbetet ashtu siç është, ndërsa pastaj në bazë të situatës në SHA EMV do të sjellim vendime të mëtutjeshme”, tha Bislimoski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media.
Shkup - Deri në fund të ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 10 gradë Celsius, njoftojnë nga DPHM-ja. Në Shkup do të ketë mot pjesërisht të vranët me periudha me diell dhe erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat do të jenë deri 10 gradë Celsius. "Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht të qetë me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Nga e mërkura deri në fund të ditës dhe ditëve të ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta edhe borë.
Prishtinë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier, deklaroi në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. "Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende", ka thënë ai.
Tiranë - Vendimi i Gjykatës speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilin u hoq masa “arrest shtëpiak” ndaj Sali Berishës hap rrugën për kthimin në Kuvend nga ku u largua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur iu mor imuniteti dhe më 30 dhjetor i është caktuar masë e sigurisë. Vendi i tij nuk do të jetë më bosh nga nesër kur do të mbahet seancë plenare për të votuar nen për nen Propozim- buxhetin e vitit 2025, por do të jetë në distancë nga ish kreu i PD-së, Lulzim Basha me të cilin kanë raport të përkeqësuar, kështu që Basha tani vepron si një grup demokratësh euroatlantikë me vetëm shtatë deputetë, bën të ditur mediat.
Kiev - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot arriti në Kiev në vizitën e tij të parë në Ukrainë pas dy viteve e gjysmë. Gjatë kësaj vizite të paparalajmëruar, ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, transmetoi DPA. Sholc paralajmëroi se deri në fund të dhjetorit do të realizohet dërgesa e armëve në vlerë prej 650 milionë eurove për mbështetje mbrojtjes së Ukrainës. "Dëshiroj të jetë e qartë se Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fuqishme e Ukrainës në Evropë", deklaroi Sholc, i cili udhëtoi drejt Kievin me tren special.
Moskë - Kremlini ka thënë se çdo përpjekje e SHBA-së për të detyruar vendet e tjera të përdorin dollarin do të ketë kundërefekt pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp kërcënoi se do të vendosë taksë për të gjitha vendet e BRIKS-it nëse përpiqen të krijojnë valutën e tyre, transmetojnë mediat britanike. Trampi kërkoi dje që vendet anëtare të BRIKS-it të obligohen të mos krijojnë valutë të re dhe të mos mbështesin asnjë valutë tjetër që mund të zëvendësojë dollarin në tregtinë ndërkombëtare. Trampi ka paralajmëruar se në të kundërtën mund të vendosë taksë deri 100 për qind.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbrëmë njoftoi faljen gjithëpërfshirëse për djalin e tij Hanter për veprat penale të kryera nga viti 2014 deri në vitin 2024. Me këtë ai shkaktoi një ortek reagimesh te republikanët dhe kolegët demokratë. Bajdeni konfirmoi në disa raste këtë vit në pyetjen e gazetarëve se ai nuk do të ta falë djalin e tij. "Xhozef R. Bajden i riu më dha falje të plotë dhe të pakushtëzuar, ndër të tjera për veprat e pretenduara në aktakuzë në këtë rast", deklaroi ai. "Më 1 dhjetor formalisht mora dhe pranova vendimin e presidentit për falje. Deklaroj (ose konfirmoj, verifikoj ose theksoj) nën akuzën për dëshmi të rrejshme sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ajo që është përmendur sipër është e vërtetë dhe e saktë".
Kajro - Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara (KB) sot e përshkruan gjendjen në Gazë si "të tmerrshme dhe apokaliptike", duke pretenduar se kushtet me të cilat po ballafaqohen palestinezët në enklavë mund të konsiderohen si “krimet më të rënda ndërkombëtare”. Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, përmes zëvendëses së tij Amina Mohamed në konferencën në Kajro për përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vendosë themelet për paqen e qëndrueshme në Gazë dhe gjithë Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë në pothuajse 14 muaj luftime mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, janë vrarë mbi 44.000 persona.
Kanakri - Druhet se më shumë se 50 njerëz kanë humbur jetën pas përleshjeve mes tifozëve dhe turmës së njerëzve në ndeshjen e futbollit në juglindje tël Guinesë, njoftoi qeveria, transmeton Skaj njuz. Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së futboillit në Guinea, në qytetin N'Zokore, ndërsa informacionet që arrijnë janë gjithnjë e më shqetësuese. Në këtë vend afrikan tradicionalisht mbahet gara e quajtur "Mamadi Dumbuja", ndërsa pas përfundimit të një ndeshje kanë ndodhur incidente të rënda. Deri më tani është konfimuar se në përleshjet ka viktima, ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë trupa të pajetë në asfalt. Sipas burimeve të caktuara, numri i të vdekurve është të patën 100.
Liverpul - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në triumfin ndaj Mançester Sitit (2:0) mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premier ligës. "Ishte pothuajse ndeshje perfekte. Për shkak të numrit të rasteve të humbura, ne kishim pak frikë në fund, por ndoshta kjo është gjë e mirë për ndeshje si kjo. Kështu duhet të jetë. Por do të ishte më mirë nëse do të kishim shënuar golin e dytë më herët", tha Slot për "Skaj sport". Liverpuli ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier ligë. Skuadra e Arne Slotit ka gjithsej 34 pikë dhe kryeson tabelën e kampionatit. Arsenali dhe Çellsi janë në vendin e dytë me 25 pikë.
Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur për lëndimet dhe rezultatet e skuadrës së tij. Dje “qytetarët” humbën si mysafir ndaj Liverpulit (0:2) në kuadër të xhiros së 13-të të Premier ligës. Mançester Siti humbi ndeshjen e pestë radhazi në ligë dhe është pa fitore në 7 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha garat. "Nuk kishim stërvitje parasezonale dhe më pas kishim lëndime, por jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet të përballemi. Luftuam por nuk krijuam shumë raste. Si trajner, ulem këtu dhe mbroj atë që kemi arritur në të kaluarën për shkak të tyre (lojtarëve) dhe më shumë se kurrë dua t'i përqafoj dhe të jem pranë tyre. Duhet të ndryshojmë rezultatet dhe në momentin e duhur do të marrim vendim. Para ndeshjes thash se nuk jemi në gjendje të mendojmë për objektivat tona, por sezoni është i gjatë. Duhet të mendojmë për rezultate dhe kur të kthehen disa lojtarë do të jemi më të mirë dhe ndoshta do të fillojmë të besojmë në veten tonë. Kemi për çfarë të luftojmë dhe do të përpiqemi", deklaroi Guardiola.