MIA Flesh
- Bruksel - Kryeministri Hristian Mickoski sonte në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të punës, të cilën për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta. Krahas Mickoskit, siç kumtoi Këshilli i BE-së, në darkë janë ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prresidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Millatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cijanoviq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. Para darkës janë paralajmëruar takime bilaterale të Koshtës me Mickoskin, Ramën, Cijanoviq, Vuçiq dhe Kurti, përderisa për nesër paradite është paraparë që kreu i Këshillit të BE-së të takohet me Osmanin dhe Millatoviqin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:54, 3 dhjetor, 2024
09:00/3 dhjetor/2024
Bruksel - Kryeministri Hristian Mickoski sonte në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të punës, të cilën për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta. Krahas Mickoskit, siç kumtoi Këshilli i BE-së, në darkë janë ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prresidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Millatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cijanoviq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. Para darkës janë paralajmëruar takime bilaterale të Koshtës me Mickoskin, Ramën, Cijanoviq, Vuçiq dhe Kurti, përderisa për nesër paradite është paraparë që kreu i Këshillit të BE-së të takohet me Osmanin dhe Millatoviqin.
Bruksel - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s, që po mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel. Është parashikuar që në takimin ministror të bisedohet për sifdat aktuale të sigurisë të NATO-s, për ngjarjet në fqinjësinë jugore të Aleancës, për gjendjen aktuale të ndërlidhur me agresioinin rus ndaj Ukrainës, si dhe për implementimin e deritanishëm të vendimeve të marra në Samitin e Paktit në Uashington të mbajtur në korrik të këtij viti. Pjesa punuese e takimit do të fillojë me mbledhje të Këshillit Atlantik të Veriut në nivel të shefave të diplomacive, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Jordanisë, Abdullai i Dytë. Temë kryesore e takimit do të jetë ngjarjet në Lindjen e Afërt dhe implikimet e sigurisë prej tyre në NATO.
Manastir - Në kuadër të programit "Qytetarët kundër korrupsionit", sot në sheshin "Magnolia" në Manastir do të mbahet "Karvani kundër korrupsionit". Qëllimi i ngjarjes është që përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, ekipi i programit dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatave civile nga afër t'i informojnë qytetarët për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, të diskutojnë për sfidat, si dhe t'i prezantojnë mundësitë për raportimin e rasteve të korrupsionit.
Shkup - Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën e Apelit Shtip do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, ngjarja është në bashkëpunim dhe me mbështetje të projektit Mbështetje e BE-së për sundim të drejtësisë. "Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit të ekspertëve për përmbajtjen e propozim-amandamenteve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë", thonë nga Ministria.
Shkup - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, Avokati i popullit - Ekipi për monitorim të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me pengesa, së bashku me organizatat partnere të cialt janë pjesë e Mekanizmit monitorues nacional do të mbajnë konferencë prë shtyp. Në konferencë për shtyp do të promovohen pikëpamjet lidhur me realizimin e së drejtës së arsimit në gjuhën e shenjave për nëxnësit me dëgjim të dëmtuar të cilët mësojnë në Qendrën shkollore shtetërore dhe rehabilitim "Partenij Zografski"-Shkup, ndërsa do të kumtohen edhe rekomandimet e Avokatit të popullit, të cilat do t'i parashtrohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes sistematike për avancim të mësimit në gjuhën e shenjave për nxënësit me dëgjim të dëmtuar.
Shkup - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të aftësi të kufizuara, Avokati i Popullit - Ekipi për monitorim të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me pengesa në zhvillim, së bashku me organizatat partnere që janë pjesë e Mekanizmit nacional të monitorimit, sot në konferencë për shtyp do t'i promovojnë shqyrtimet lidhur me realizimin e të drejtës së arsimimit me gjuhën e shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar, që mësojnë në Qendrën shkollore shtetërore për edukim dhe rehabilitim "Partenij Zografski"-Shkup.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësiratë vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Temperatura minimale do të jetë prej -3 deri 3, ndërsa maksimalja prej 6 deri 11 gradë. Në Shkup, paradite me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta, gjatë ditës me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbrresë deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM. Nga data 15 nëntor të vitit 2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, ndërsa nga e njëjta datë i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve është aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, raporton Evropia e Lirë. Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.
Londër - Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se përforcimi i mbështetjes për Ukrainën është me rëndësi të madhe në mënyrë që Kievi të mund të hyjë në çfarëdo lloj negociatash paqësore nga pozicionet fillestare më të volitshme. Ky është pranimi më i qartë deri më tani nga ana e tij se lufta mund të përfundojë me negociata, lajmëruan mediumet britanike. Starmer e ceki rëndësinë për vazhdim të ndihmës nga Perëndimi për Ukrainën dhe paralajmëroi se fitorja ruse do ta rerzikojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.
Uashington - SHBA-ja do t'i sigurojnë Ukrainës ndihmë ushtarake për t'u mbrojtur nga sulmet ruse në një vlerë prej 725 milionë dollarë, njoftoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni. Vendimi është marrë në kontekst të përpjekjeve të ekipit të presidentit në largim Xho Bajdenit për të forcuar pozicionin e qeverisë në Kiev në luftën për të zmbrapsur pushtimin rus përpara se ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar. Mbështetja do të përfshijë ndër të tjera raketa "Stinger", municione për raketat "HIMARS", dronë dhe mina kundër këmbësorisë.
Nju-Jork - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trampi kërkon lirimin urgjent të pengjeve izraelitë që ende mbahen në Gazë dhe paralajmëroi se do të paguajnë një "çmim të tmerrshëm" në Lindjen e Mesme nëse nuk lirohen para inaugurimit të tij më 20 janar të vitit 2025. "Ata që janë përgjegjës do të goditen më fortë se kushdo...", ka postuar Trampi në "Truth Social" dhe ka shtuar mesazhin "Lironi pengjet tani", të shkruar me shkronja të mëdha. Trampi i kërcënoi me një çmim të tmerrshëm për ata që, siç ka shkruar, kanë kryer krime kundër njerëzimit.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken niset për në takimin e tij, ndoshta të fundit të NATO-s në Bruksel, ku sot dhe nesër - në fokus të takimeve të ministrave të jashtëm është përforcimi i mbështetjes aleate për Ukrainën para kthimit të Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë në janar. Blinken do të bisedojë për prioritetet transatlantike të sigurisë, përfshirë edhe mbështetjen për luftën në Ukrainë kundër invazionit rus, thellimin e bashkëpunimit m partnerët jugorë të NATO-s në Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore dhe përgatitja për samitin e ardhshëm në Hagë. Presidenti në largim, Xhozef bajden nuk do të jetë në funksion kur liderët e NATO-s do të tubohen në samitin e tyre të ardhshëm në qershor, por ai i përforcoi dërgesat e armëve për Ukrainën në muajt e fundit dhe gjithashtu i lhetësoi kufizimet për atë se si Kievi mund t'i përdorë armët.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi se do ta vizitojë Parisin të shtunën që të marrë pjesën në ceremoninë e hapjes së katedrales së riparuar Notër Dam, të shkatërruar nga një zjarr i madh para pesë viteve. Ky do të jetë edhe udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas fitores në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë. Republikani, i cili voitoi në votimin më 5 nëntor dhe pritet ta marrë funksionin më 20 janar, e ka lavdëruar qeverinë e presidentit francez Emanuel Makron në një postim në rrjetet sociale.
Uashington - Senatori amerikan, Berni Sanders deklaroi se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu po kryen "krime të luftës" dhe "pastrim etnik" në Gazë. "Nuk luftoni kundër terrorizmit duke vrarë njerëz nga uria dhe vrasje të dhjetëra mijë civilëve", theksoi Sanders (82) në një kumtim në X, lajmëroi Al Xhezira. Sanders u dakordua me Moshe Jaalon, ministër i Mbrojtjes i Netanjahur prej vitit 2013 deri në vitin 2016, i cili të dielën e akuzoi Izraelin për krime të luftës dhe pastrim etnik në Gazë.
Gazë - Autoritetetet palestineze dhe Hamasi kanë nënshkruar një dokument në të cilin kanë rënë dakord të formojnë një komiteti të përbashkët për menaxhimin e Rripit të Gazës të pasluftës, theksohet në një raport të publikuar nga portali Al-Arabi Al-Xhaded. Sipas raportit, dokumenti i nënshkruar parashikon formimin e një komiteti prej 10 deri në 15 personalitete kryesore palestineze. Marrëveshja erdhi një ditë pasi ministri egjiptian i Punëve të Jashtme Badër Abdelati njoftoi se grupet rivale palestineze, Fatahu dhe Hamasi, kishin filluar bisedimet në Kajro për ta vënë Gazën nën kontroll të plotë të Autoritetit Palestinez të dominuar nga Fatahu, shkruan "Tajms of Izrael".
Stokholm - Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Kilian Mbape, mbetet i dyshuar në rastin e përdhunimit në hotelin "Bank" në Stokholm, shkruan "Aftonbladet". Sipas prokurores suedeze Marina Çarikova, hetimi për incidentin vazhdon. Para se të japë deklaratë në polici, vajza e lënduar e cila e akuzoi Mbapen fillimisht ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë. Po ashtu, deklaratat për rastin janë marrë edhe nga disa gra të paidentifikuara, të cilat kanë informacione për atë që ka ndodhur.