12:00/4 dhjetor/2024
Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot do të marrë pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, i njohur më mirë si grupi A5, i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Gjatë takimit ministror, Misajllovski do të mbajë falime në të dyja sesionet e punës kushtuar mjedisit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në rajon, politikës së dyerve të hapura të A5, si dhe të ardhmes së këtij mekanizmi të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal.
Shkup - Interpoli ka filluar një fushatë të re për të rritur ndërgjegjësimin për kërcënimin në rritje të mashtrimit kibernetik ose financiar ndaj njerëzve, organizatave ose institucioneve. Fushata “Mendo dy here” (Think Twice) në të cilën plotësisht përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, përfshin një seri videosh të shkurtra që fokusohen në pesë nga kërcënimet më të mëdha në rritje në internet: sulme ransomware, sulme malware, phishing, mashtrimet AI gjeneruese dhe mashtrimet romantike.
Shkup - Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një i mitur është dërguar në Qendrën urgjente, pasi dje kanë rënë nga një ndërtesë në Komunën e Kisella Vodës. Siç njoftojnë nga MPB-ja, dje në orën 19:40 në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e Kisella Vodës dy persona kanë rënë nga një ndërtesë.
Shkup - Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar akuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale uzurpim të patundshmërive nga neni 225 i Kodit penal. Siç informon Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut, 47-vjeçari i akuzuar, ka marrë në posedim pronën e huaj – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetit Shkup – Poliklinika e Bit pazarit.
Shkup - Me vendim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë prokurorët publikë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot janë duke kryer kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit."Paraprakisht, sipas kompetencave të Prokurorisë Publike të Republikës, është kryer kontroll në të gjitha prokuroritë më të larta publike në shtet. Kontrolli kryhet në pajtim me nenin 21 të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e punës dhe veprimeve të prokurorive publike të miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë", theksohet në kumtesën e Prokurorisë.
Shkup - Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar realizuan aktivitete për largimin e 40 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Gazi Babë, Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. Është pastruar edhe deponia e madhe e egër në rrugën Çairska në lagjen Gazi Baba, në afërsi të SHFK ,,Tefejuz", ku janë ngritur dhe transportuar rreth 15 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme. NP Higjiena Komunale - Shkup ka intervenuar sërish në bulevardin Nikolla Karev (rruga e plastikave), ku nga sipërfaqet publike janë larguar 10 metra kub mbetje komunale të përziera, të vëllimshme dhe disa goma automobilistike.
Shkup - Temperaturë më e ulët e mëngjesit të sotëm -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e lartë në Gjevgjeli 8 gradë. Siç informon DPHM, në Lazaropole janë matur -1 gradë, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Krushevë, 2 në Berovë, 3 në Kriva Pallankë, Manastir dhe Dibër, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Tetovë, Pretor, Prilep dhe Ohër, 5 në Shkup-Petrovec, Vinicë dhe Demir Kapi dhe 6 në Shtip, Strumicë, Kavadar dhe Veles. Lartësia e shtresës së borës mëngjesin e sotëm është 48 centimetra në Hanet e Mavrovës, 39 në Kodr[n e Diellit, 25 në Krushevë dhe 10 centimetra në Llazaropole.
Bruksel - Ish eurokomisari, Didie Rejnders është nën hetim për shkak të dyshimit për pastrim parash, njoftuan mediat belge, duke cituar kumtesën e prokurorisë. Shtëpia e Reindersit u bastis dje, dy ditë pasi ai u largua nga Komisioni Evropian. Thuhet se ish komisari i BE-së është marrë në pyetje nga policia, por nuk mundi të ndalohej pasi ishte nën hetim për krime të mundshme gjatë viteve të tij në KE dhe në qeverinë belge. Sqarohet se në një hetim të tillë duhet të vlejë imuniteti që ai kishte atëherë.
Bruksel - Përshkallëzimi i fushatës së veprimeve armiqësore të Rusisë kundër vendeve të NATO-s do të jetë temë kryesore e ditës së dytë të takimit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të anëtarëve të Aleancës, paralajmëroi sot Sekretari i përgjithshëm i Paktit, Mark Rute. “Rusia, por edhe Kina, po përpiqen të destabilizojnë vendet e NATO-s përmes akteve të sabotimit, krimit kibernetik dhe sigurisht edhe përpjekjeve për të përdorur energjinë si armë”, theksoi Rute para fillimit të takimit ministror në të cilin merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski. Sipas Rutes, në seancën e sotme ministrat do të bisedojnë mbi mënyrat për t'u përballur me kërcënime të tilla, për përmirësimin e ndarjes së informacionit të inteligjencës dhe sigurimin e kushteve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Tel Aviv - Armata izraelite ka paralajmëruar rreth 30 ushtarë dhe oficerë të saj që luftuan në Rripin e Gazës që të shmangin udhëtimet jashtë vendit, pasi grupet pro-palestineze ngritën padi kundër tyre për krime të dyshuara lufte, raportojnë mediat izraelite. Të paktën tetë prej tyre, përfshirë edhe ushtarë që kanë udhëtuar në Qipro, Slloveni dhe Holandë, janë paralajmëruar të largohen menjëherë nga ato vende nga frika se mund të arrestohen apo merren në pyetje, transmeton portali Inet.
Tokio – Guvernatorja e Tokios dëshiron të vendos sistemin katër ditë punë gjatë javës për nëpunësit në kryeqytet, si pjesë e tentativës kombëtare për të nxitur natalitetin. Kryeministri Shigeru Ishiba e quajti normën e ulët të lindjeve në Japoni si një "gjendje të qetë të jashtëzakonshme" dhe premtoi politika të ndryshme siç është orari fleksibël i punës. Bëhet e ditur se nënat që punojnë e që duhet të bëjnë edhe punët e shtëpisë, të rrisin fëmijët dhe të kujdesen për të afërmit, të jetë faktor kyç në mungesën e foshnjave.
Uashington - Avokatët e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp po e shfrytëzojnë faljen e presidentit në largim Xho Bajden për djalin e tij Hanter, për të argumentuar se dënimi i Trampit duhet të bie poshtë në gjykatën e Manhatanit në rastin e pagesave sekrete ndaj aktores së pornografisë, Stormi Daniels, njofton Si-En-En. Avokatët e Trampit në një dosje gjyqësore të paraqitur dy ditë më parë, thanë se Bajdeni në tekstin e faljes së Hanterit thekson se ai është "ndjekur në mënyrë të padrejtë" dhe "i trajtuar ndryshe" në gjykatë thjesht sepse ishte djali i tij.
Mançester - Trajneri i Mançester sitit, Pep Guardiola ka komentuar krahasimet me ish trajnerin e Çellsit dhe Mançester Junajtedit, Zhose Murinjo pas gjestit të spanjollit në ndeshjen me Liverpulin (2:0) në xhiron e 13-të të Premier ligës. Kur tifozët filluan të brohorasin për shkarkimin e Guardiolës, ai tregoi gjashtë gishta në tribunë, duke aluduar në gjashtë titujt në ligë.