• e mërkurë, 04 dhjetor 2024
MIA Flesh

09:00/4 dhjetor/2024

Shkup - Ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq me delegacionin shoqërues të tij, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njofton MPB-ja, ministri Neshiq do të realizoj takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Shkup - Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut organizon panair për punësim, ku kompanitë drejtpërdrejtë do të bisedojnë dhe intervistojnë të papunët dhe nëse i plotësojnë kushtet e tyre, mund t'i punësojnë ose t'i përfshijnë në planet e tyre për punësim. “Aktiviteti zhvillohet në drejtim të amortizimit të një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballen kompanitë, sigurimin e fuqisë punëtore përmes angazhimit të punëtorëve nga tregu vendas i punës – me fokus kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe komunitetet pakicë”, theksojnë nga Oda ekonomike.

Shkup- Gazetari i MIA-s, Sllobodan Ivanov është fitues i çmimit në kategorinë e aftësive informatike, çmim të cilit iu nda mbrëmë në ceremoninë e "Ability awards" në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Në ceremoninë e "Ability awards" u dhanë çmime për dhjetë individë dhe dhjetë kompani të cilët angazhohen për barazi dhe inkluzivitet. Këtë vit, përmes një thirrjeje të hapur, në kategori të ndryshme u nominuan 40 persona inspirues me aftësi të kufizuara të cilët përmes arritjeve dhe historive të tyre paraqesin fuqinë e vendosmërisë dhe krijimtarisë.

Shkup - Paradite në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Sipas parashikimeve të DPHM-së, gjatë natës së të enjtes në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri 10 gradë Celsius. 

Bruksel - E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, theksoi mbrëmë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta pas darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor. "Të punojmë që kjo të ndodhë", tha Koshta në rrjetin social X, duke shtuar se ky është një mesazh që ai së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kaja Kalas dhe komisaren për zgjerim, Marta Kos e dhanë në darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Bruksel - NATO druan nga akte të reja serioze të sabotimit dhe sulmeve kibernetike në territorin e aleancës, deklaroi një funksionar i lartë në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel. Siç raportoi DPA, ai tha se "veçanërisht Rusia duket se është gjithnjë e më e gatshme të dëmtojë ose kërcënojë jetët përmes sabotimeve në vendet anëtare të NATO-s". Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë gjithashtu aktive në sulme kibernetike, shtoi ai dhe theksoi se Pekini, ashtu si Moska, po zbaton një fushatë të vazhdueshme për përhapjen e softuerëve të këqinj.

Gjenevë - KB-ja sot apeloi për më shumë se 47 miliard dollarë për ndihmë jetike vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se konfliktet në rritje dhe kriza klimatike do t'i lënë miliona njerëz të pambrojtur. "Bota është në zjarr", deklaroi në Gjenevë shefi i ri për çështje humanitare të Kombeve të Bashkuara, Tom Fleçer duke pranuar se me "frikë" shikon drejt vitit 2025. 

Uashington - Lideri demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Hakim Xhefris, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajdenit që të falë disa "amerikanë të klasës punëtore", pasi Bajdeni u kritikua gjithnjë e më shumë për faljen e djalit të tij, Hanter Bajden."Gjatë javëve të tij të fundit në funksion, Presidenti Bajden duhet të vazhdojë të tregojë vazhdimisht nivelin e lartë të dhembshurisë që ka treguar gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë edhe ndaj djalit të tij, dhe t'i falë amerikanët e klasës punëtore rast pas rasti" në sistemi federal të burgjeve jetët e të cilit janë shkatërruar nga ndjekjet e padrejta agresive për krime jo të dhunshme", theksohet në deklaratën e Xhefrit.

Uashington - Armata amerikane ka kryer sulm në vetëmbrojtje në Sirinë Lindore, njoftoi dje Pentagoni, duke theksuar se kjo nuk lidhet me përparimin aktual të rebelëve. Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori, Pet Rajder deklaroi se ushtria amerikane ka kryer sulm në vetëmbrojtje me raketa dhe tank T-64, pasi raketat u gjuajtën ndaj trupave amerikane në pozicionin e Eufratit. Gjenerali Rajder theksoi se në aksionin për vetëmbrojtje me sukses janë eliminuar kërcënimet e menjëhershme ndaj trupave amerikane dhe se ushtria për momentin po heton se kush i sulmoi forcat amerikane.

Munih- Bajerni i Munihut humbi nga Baer Leverkuzeni në raundin e 1/8-ës së Kupës së Gjermanisë- 0:1. Ndeshja është luajtur mbrëmë në "Alianc arena" në Munih. Në minutën e 17-të ekipi nga Munihu mbeti me një lojtar më pak pasi portieri Manuel Nojer mori karton të kuq. Shënues i golit të vetëm ishte mesfushori Nejtan Tell i cili shënoi në minutën e 69-të, tetë minuta pasi hyri si zëvendësim. Baer pas shortit do ta zbulojë kundërshtarin për çerekfinale.

#

QËNDRONI TË LIDHUR