• e mërkurë, 04 dhjetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 3 dhjetor / 2024

Shkup - Për shkak të shtresës së madhe të borës prej 60 centimetrave, një person është ngujuar në fshatin Cvetovë në Komunën e Studeniçanit. Siç informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK), personi, sot në orën 9:18, në QRMK Shkup ka paraqitur se është ngujuar, ndodhet në shtëpizën e vet të pushimit dhe nuk ka mundësi ta përdorë automjetin e vet, edhe pse ka pajisje dimërore.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka dërguar mesazh me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. "Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, nderojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e individëve që përballen me sfida të veçanta. Ata janë një pjesë e ndjeshme, por jetike e shoqërisë sonë, dhe pavarësisht pengesave, potenciali i tyre për të kontribuar në çdo sferë të shoqërisë është i pakufizuar", tha Gashi në mesazh.

Shkup - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të temperaturave mesatare ditore dhe reshjeve në stacionet meteorologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, muaji nëntor i këtij viti karakterizohet si i ftohtë dhe mesatar për sa i përket reshjeve, me përjashtim të pjesës jugperëndimore ku muaji është i thatë, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare, bëri të ditur DPHM.

Shkup - Në periudhën korrik - shtator këtë vit në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qirave janë regjistruar 7,491 transaksione, prej të cilave 5.525 shitblerje të pasurive të paluajtshme dhe 1.966 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme. Numri i shitblerjeve të regjistruara në Regjistër në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa numri i qirave është ulur për pesë për qind, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i përkujton qytetarët se validiteti i patentave të shoferir me emrin e vjetër kushtetues, konform ndryshimeve të ligjit për siguri në qarkullim është përfundimisht dero më 31.12.2024. Të gjithë qytetarët, theksohet në komunikatë të MPB-së, të cilët ende e kanë patentën me emrin e vjetër kushtetues, ta rinovojnë patentën e tyre, deri në skadimin e afatit, me qëllim që të krijohen turma të mëdha.

Shkup - Pas shumë vitesh, këtë vit për herë të parë kemi mundësinë që si shtet të arrijmë një nivel të investimeve të huaja direkte deri në një miliard euro, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. "Investimet e huaja direkte në Maqedoni në periudhën janar - shtator kanë arritur 838 milion euro që është një rritje prej 348 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe një rekord bindës në 20 vitet e kaluara. Të dhënat tregojnë se vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti fluksi i investimeve të huaja direkte në Maqedoni arriti në 281 milionë euro", tha Miteva në konferencën për mediat.

Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është seriozisht e shqetësuar nga propozimi i Këshillit fiskal për rriztjen e stazhit pensional për realizimin e të drejtës së pensionit të mohës në moshën 67 vjeçare. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në një deklaratë për MIA-n thotë se reformat pensionale në shtete serioze bëhet në bazë të analizave gjithpërfshirëse për gjendjen e përgjithshme shoqërore-ekonomike me të gjitha avantazhet dhe sfidat kyçe në drejtim të shqeëtsimit social de sigurisë për numrin më të madh të popullatës.

Shkup - Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se është pranuar një telefonatë nga një person i cili ndodhet në një shtëpi pushimi në fshatin Leunovë, në lokacionin mbi Hotel Radikën, i cili është me bashkëshorten e tij e cila është e lidhur me aparat për oksigjen që gjatë gjithë kohës që punon në rrymë, pas së cilës është marrë vesh që sot të ndërhyhet në pastrim, që të mundet pacientja të transportohet në Spitalin Klinik në Gostivar.

Shkup - Koalicioni "Ndryshojmë" në Ditën e personave me aftësi të kufizuara kërkon nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të zgjidhet problemi me dëmshpërblimin për asistentët personal dhe kërkon që rritja e pagesës për pengesa të jetë për të gjithë personat dhe jo vetëm siç njoftoi ministri, për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në të folur. Suaret Alishan, koordinator i Koalicionit "Ndryshojmë" sot deklaroi se janë konstatuar një varg parregullsish në pagesat për asistentët personal, si dhe se vërejtjet për këtë dy javë më parë janë dorëzuar në ministri, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje.

Gostivar - Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara na përkujton detyrimet dhe përgjegjësitë tona, që të gjithë ne jemi të detyruar si shoqëri t'i përshtatim dhe të sigurojmë mundësi për shfrytëzimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo personi, veçanërisht të personave me nevojë, përmendi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani gjatë vizitës së tij në Gostivar.

Manastir - Presion nga politikanë nuk kemi. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë formë presioni, deklaroi sot në Manastir kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska. Në deklaratë për media, Dimitrovska theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion dhe nevojitet veprim i përbashkët. "Lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion. Ne bëjmë përpjekje maksimale për t'i trajtuar të gjitha lëndët dhe procesuimin e tyre. Presion nga politikanët nuk kemi. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë lloj presioni", potencoi Dimitrovska.

Hagë - Policitë belge, kolumbiane dhe ajo spanjolle, me mbështetje të Europolit zbuluan zinxhir të madh të tregtisë me kokainë nga Kolumbia drejt narko-tregut në Bashkimin Evropian. Në aksion janë zbuluar dhe konfiskuar 5,8 tonë kokainë dhe janë arrestuar 32 persona.

Paris - Franca ndodhet në një moment kritik për shkak të pasigurisë për buxhetin kombëtar dhe të ardhmen e qeverisë, deklaroi sot ministri i Financave, Antoan Arman. Pritshmëria se qeveria e kryeministrit Mishel Barnie do të bjerë këtë javë ka goditur tregjet e aksioneve dhe obligacioneve në Francë, ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë e cila është nën presionin e një deficiti në rritje.

Bruksel - Shpenzimet në mbrojtje prej dy për qind të BPV-së në nivel nacional nuk janë të mjaftueshme dhe vendet anëtare të NATO-s do të duhet të ndajnë më shumë mjete për forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute në konferencën për media para fillimit të takimit dyditor të shefave të diplomacisë së Paktit në të cilin merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Bruksel - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, para fillimit të takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës në Bruksel, tha se çdo agresor duhet të dijë se nëse sulmon ndonjë vend të NATO-s, do të duhet të ballafaqohet me të gjithë të tjerët. Kjo është mënyra më e mirë që t'u përgjigjet agresorëve. "Shkaku se pse aq shumë vende investojnë në Aleancë, e vende tjera dëshirojnë të bashkangjiten, është se është mbrojtja më e mirë nga lufta. Me hyrje në NATO, secili aleat pranon se sulmi ndaj një vendi, është sulm ndaj të gjithëve", tha Blinken.

Rejkjavik - Presidentja e Islandës kërkoi nga liderja e Lidhjes Socialdemokratike të formojë qeveri të re koalicioni, pasi partia e saj fitoi më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme të shtunën. Mediat britanike njoftojnë se nëse ia arrin qëllimit, Frostadotir, e cila abgazhohet për një model nordik të mirëqenies sociale, premtoi se do të ballafaqohet me krizën e harxhimeve për jetesë, të shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe normat e interesit.

Helsinki - Policia finlandeze ka hedhur posht raportet e mediave, të cilët sugjerojnë se ka nisur hetim penal për dëmtimin e një kabllo të telekomunikacionit, që lidh Finlandën dhe Suedinë. Policia kumtoi se ata "po përcaktonin se çfarë ndodhi, së bashku me autoritetet e tjera". Edhe operatori finlandez Elisa, gjithashtu ka përgënjëeshtruar mediat. Shefi i sigurisë së kompanisë, Jako Valenius deklaroi se një gërrmues preu aksidentalisht kabllon në Vihti.

Gjenevë - Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeruit, Volker Turk është i shqetësuar për shkak të dhunës në Sirinë veriperëndimore, lajmëroi sot zëdhënësi i tij, Xheremi Lorens. "Kabineti ynë dokumentoi seri të incidenteve ekstreme shqetësuese të cilat rezultuan me numër të madh të viktimave në civilë, përfshirë edhe numër të madh të grave dhe fëmijëve, në sulmet edhe nga Hajat Tahrir al-Shams (HTS) edhe nga forcat proqeveritare", theksoi Lorens.

Tbilisi - Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë sot e hodhi poshtë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fund të tetorit, ku fitoi partia në pushtet "Ëndrra gjeorgjiane", e cila është në pushtet që nga viti 2012. Opozita beson se zgjedhjet janë manipuluar dhe ditëve të fundit ka organizuar protesta proevropiane. "Gjykata Kushtetuese nuk i ka pranuar ankesat... me të cilat ka kërkuar zgjedhjet e 26 tetorit të shpallen jokushtetuese", njoftuan nga gjykata, duke theksuar se ky është vendim "përfundimtar". 

Uashington - Presidenti Xho Bajden ka kërkuar nga Kongresi 24 miliardë dollarë shtesë për mbështetje të Ukrainës dhe për plotësimin e rezervave të armëve të SHBA-së, deklaruan për Zërin e Amerikës dy përfaqësues amerikanë, ndërsa administrata të hënën ka vazhduar me pakot e reja të ndihmës nga mjetet e fundit të miratuara nga Kongresi për Kievin para se Bajden ta lë funksionin më 20 janar.

Jerusalem - Izraeli e kreu sulmin më të fuqishëm ndaj Libanit që nga nënshkrimi i armëpushimit me Hezbollahun, me ç'rast jetën e humbën së paku 11 persona. Ministria e Shëndetësisë në Liban kumtoi se në sulmin ajror izraelit ndaj fshatit libanez Haris jetën e humbën pesë persona, ndërsa dy janë plagosur. Në sulmin e dytë ajror ndaj fshatit Talusa jetën e humbën katër persona, ndërsa dy u plagosën.

Los Anxhelos - Ylli i parë i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms nuk është i kënaqur me paraqitjen e ekipit në ndeshjet e fundit.  Lejkersi mbrëmë shënuan 80 pikë kundër Minesota Timberuols (80:109).  "Në këtë fazë thjesht nuk po japim maksimumin në sulm. Ndoshta kemi shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur t'i rregullojmë mangësitë tona në mbrojtje. Tani kemi probleme në sulm... Kjo vlen për të gjithë. Nuk kemi shumë hapësirë ​​në terren, djemtë fjalë për fjalë përplasen me njëri-tjetrin. Duhet të shikojmë videon dhe të kuptojmë se si mund të përmirësohemi. Duhet t'i kushtojmë më shumë kohë efikasitetit. Shumë gjëra shkuan keq,  aspak nuk ndiejmë ritëm në ndeshjet e fundit", tha 40-vjeçari Xhejms

QËNDRONI TË LIDHUR