
12:00/24 mars/2025
Shkup - Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit janë stabile. Jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të vazhdoj të punoj edhe më 1, 2 dhe 5 prill”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet në disa media se ai do të udhëheq me resorin e Shëndetësisë deri në prill. "Sot në mëngjes u zgjova me 50 sms-ja ku më pyesnin nëse do të jap dorëheqje. Unë jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë. Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë të mira dhe të qëndrueshme. Unë vazhdoj të ushtroj detyrën si ministër i Shëndetësisë edhe më 1, 2 dhe 5 prill”, ka thënë Taravari.
Shkup - Katër nga pacientët nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike, ndërsa tetë prej tyre presim që gjatë kësaj jave të kthehen në vend, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Siç njoftoi, sot nga spitalet vendore pritet të dalin 16 pacientë, ku gjithsej janë duke u trajtuar 46. Në Qendrën Klinike po mjekohen 26 pacientë dhe nga 10 në SPQ "8 Shtatori" dhe Shën Naumi i Ohrit, në spitalet private tetë pacientë. Në mjekim jashtë vendit janë 115 pacientë.
Shkup - Tuberkulozi nuk është sëmundje nga e kaluara - ai akoma paraqet kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën. Mund të shërohet, por, vetëm nëse zbulohet me kohë, porositë Instituti për shëndet publik me rastin e Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit - 24 marsi, nismë globale për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje ngjitëse serioze, pasojat e saj dhe mënyrat për parandalim dhe mjekim. Porosia për Ditën botërore kundër tuberkulozit këtë vit është "Është koha për aksion!". Sipas të dhënave të fundit me të cilat disponon Instituti për shëndet publik (ISHP) i RMV-së, numri i rasteve të reja të tuberkulozit në vitin 2023 ishte 160 raste. Nga ato 160, meshkuj ishin109, ndërsa gra - 51.
Shkup - Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) i paralajmëron qytetarët për mashtrim serioz fishingu që po zhvillohet përmes ueb-faqes me adresë fzom.net. Kjo ueb-faqe paraqitet si faqe zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe ka për qëllim të vjedhë të dhëna personale dhe financiare të qytetarëve. Mashtruesit përmes fzom.net tentojnë t'i mashtrojnë qytetarët t'i fusin të dhënat e veta personale (emri, mbiemri, numri amë, adresa); të dhënat për sigurimin shëndetësor; të dhënat për llogaritë bankare dhe kartat e kreditit; emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.
Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale - Vjedhje nga neni 235 paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç njoftoi PPRMV, i dyshuari, më 20 mars, ka marrë para në vlerë të përgjithshme prej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arhiepiskop Angelarij”. E ka shfrytëzuar momentin kur i punësuari në këmbimore, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga vendi. Ai është kapur dhe arrestuar shumë shpejt.
Shkup - Dy persona e humbën jetën, ndërsa një i mitur është lënduar në incidentin që sot në mëngjes ndodhi në fshatin e Shkupit, Vollkovë. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë". Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 9 dhe se R.C. dhe M.N. nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Si kryes i mundshëm ceket M.N. "Sot (24.03.2025) rreth orës 09:00 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në f.Vollkovë, Shkup, ka pasur të shtëna nga armë zjarri, me ç'rast janë lënduar disa persona. Nëpunës policorë dolën në vendi dhe u konstatua se R.C: dhe M.N., nga plagët e marra ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore konstatoi vdekjen. Me lëndime kali edhe nl i mitur, i cili ishte dërguar në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë për ofrim të ndihmës. Si kryes i mundshëm i ngjarjes ceket M.N.. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit", informojnë nga MPB.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra të 203 mostrave të marra nga 52 vende matëse në qytet. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 17 deri 21 mars 2025 mori 203 mostra për analizë fizike-kimike dhe 203 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, thuhet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.
Tetovë - Rigjykimi për vdekjen e Teodora Ristovskës e cila në vitin 2022 në moshën 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku duhet të nisë të enjten, më 27 mars, pasi një herë u anulua në seancën e planifikuar fillimisht më 4 mars. Atëherë gjyqtari Elvedin Ferati e anuloi gjykimin për shkak të mungesës së të akuzuarit, Mensur Pajaziti. Motrat dhe prindërit e Teodorës thonë se çdo anulim për ta paraqet dhimbje dhe zhgënjim.
Stamboll - Partia opozitare turke republikane popullroe (CHP) e nominoi prefektin e Stambollit, Ekrem Imamogllu për kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2028, edhe përkundër arrestimit të tij. kumtoi sot partia së cilës i takon Imamogllu. CHP, fuqia kryesore opozitare në Turqi, dje mbajti zgjedhje partiake në mënyrë që të emërojë kandiadt presidencial. Imamogllu, kundërshtari kryesor i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ishte kandidati i vetëm partiak.
Stamboll - Autoritetet turke kanë arrestuar nëntë gazetarë të cilët gjatë natës kanë raportuar për protestat në disa qytete kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, njoftoi sot Sindikata e gazetarëve të Turqisë. Për momentin është e paqartë se pse janë arrestuar gazetarët. Gjykata turke burgosi të dielën kryebashkiakun e Stambollit Imamogllu, një rival kryesor politik të presidentit Rexhep Taip Erdogan, në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, një veprim që shkaktoi protestat më të mëdha të vendit në më shumë se një dekadë.
Kiev - Forcat e operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në bashkëpunim me Drejtorinë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, forcat raketore dhe artilerinë, kanë shkatërruar dy helikopterë rusë Ka-52 dhe dy Mi-8 në rajonin rus Belgorod. Ka-52 është një helikopter sulmues për zbulim dhe sulme ndaj objektivave tokësore, ndërsa Mi-8 është helikopter transportues i përdorur nga ushtria ruse për të transportuar personel dhe mallra, si dhe për të mbështetur operacionet tokësore.
Kiev - Që nga shpërthimi i luftës me Federatën Ruse në Ukrainë, janë vrarë 604 fëmijë. Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Shtetit të Ukrainës, mediat ukrainase publikuan se 2,421 fëmijë në Ukrainë janë plagosur në konfliktin e armatosur. "Më shumë se 2,421 fëmijë janë plagosur në Ukrainë gjatë luftës me Rusinë", thuhet në raport. Numri më i madhë i viktimave dhe të plagosurve janë vërejtur në rajonin Donjeck - 633 fëmijë, Harkov - 470, Herson - 202, Dnjepropetrovsk - 203, Kiev - 136, Zaporozhje - 170 dhe Mikolaiv - 118, ndërsa një vajzë pesëvjeçare është vrarë në një sulm me dron rus më 23 mars të këtij viti.
Kajro - Egjipti ka prezantuar një propozim të ri për rivendosje të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit Hamasi duhet të lirojë sot pesë pengje të gjallë dhe Izraeli duhet të lejojë rrjedhjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat amerikane, duke cituar burime të paidentifikuara. Përveç kësaj, Izraeli duhet të lirojë disa qindra të burgosur palestinezë. Një zyrtar anonim i Hamasit tha se grupi "i është përgjigj pozitivisht" propozimit, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Riad - Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë i kanë filluar bisedimet në kryeqytetin arab Riad, ndërsa Uashingtoni përpiqet të ndërmjetësojë për armëpushim të kufizuar pas më shumë se tre vjet luftimesh në Ukrainë. Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura në hotelin Ric Karlton, raportojnë mediat ruse. Ekipi rus udhëhiqet nga diplomati i karrierës Grigorij Karasin dhe Sergej Beseda, oficer i lartë i inteligjencës dhe njeri i afërt i besuar i presidentit Vladimir Putin. Delegacioni i SHBA-së në Arabinë Saudite përfshin më shumë ekipe, ku janë të pranishëm edhe i dërguari special amerikan për Ukrainën, Kith Kelog dhe këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Majk Volc.
Meksiko Siti - Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën ndërsa katër janë lënduar kur një minibus ka rënë në humnerë në veri të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale. Automjeti, i cili transportonte 16 persona, ka rënë në më shumë se 120 metra në një zonë malore në shtetin e Nuevo Leon, në afërsi të rajonit Santiago, deklaroi përfaqësuesi lokal Erik Kavazo. Disa nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, të tjerë kanë mbërritur në spital, por mjekët nuk kanë mundur t'ua shpëtojnë jetën.
Toronto - Ujëvarat e Niagarës mbrëmë janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë në kujtim të viktimave të zjarrit katastrofik në Koçan para një jave, shkruan gazeta kanadeze The Star. Në periudhën prej orës 21:00 deri në orën 21:25 sipas orës lokale mbrëmë - edhe ana amerikane edhe ajo kanadeze e Ujëvarës së Niagarës janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë si flamuri i Maqedonisë së Veriut. "Ky hap ka për qëllim "për t'u bërë homazhe viktimave dhe t'i mbështesë ata që vuajnë për tragjedinë në klubin e natës", deklaroi Kris Gils nga Niagara Parks për gazetën Star.
Uashington - Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc deklaroi se sulmet ajrore ndaj infrastrukturës ukrainase dhe ruse tashmë janë ndërprerë. "Do të ketë përparim. Tashmë kemi ndërprerje infrastrukturore të zjarrit i cili hyri në fuqi menjëherë pas bisedës telefonike të presidentt amerikan, Donald Tramp me presidentin rus, Vlladimir Putin këtë javë", tha Volc në intervistë për Foks njus. Këshilltari i Trampit deklaroi edhe se negociatat e SHBA-së me delegacionin ukrainas dhe atë rus në Arabinë Saudite vazhdojnë dhe se palët janë afër arritjes së marrëveshjes paqësore.
Uashington - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens gjatë një interviste të djeshme për Foks njuz ka shprehur dyshime për mënyrën se si Danimarka po e trajton Grenlandën. "Danimarka, e cila kontrollon Grenlandën, nuk po bën punën e saj dhe nuk është aleate e mirë", tha ai. Grenlanda është bërë një temë e nxehtë në politikën ndërkombëtare pasi presidenti i amerikan Donald Tramp shprehu interes për ta aneksuar atë drejt SHBA-së. Ishulli i madh dhe pak i populluar në rajonin e Arktikut është i pasur me burime. Xhej Di Vens gjithashtu e konfirmoi interesin territorial të SHBA-së për Grenlandën.