• e martë, 25 mars 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 24 mars/ 2025

Shkup - Me pyetje nga mbrojtja dhe prokuroria e Bore Videvskit, sot në Gjykatën Themelore Pençe ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes. Videvski duke iu përgjigjur pyetjeve tha se nën torturë fizike në stacionin policor ishte detyruar të jepte dhe nënshkruante deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pasi ishte rrahur me shkop druri, e detyruan të thoshte se e njeh babanë e vajzës.

Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi pasdite në konferencë për shtyp informnoi se sipas të dhënave të fundit, sot nga spitalet do të lëshohen 16 pacientë, të cilët janë trajtuar në vend dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake. Ajo potencoi se në afat prej dy javëve, pritet gjysma e pacientëve, të cilët mjekohen në vendet e huaja, të kthehen në vendin tonë, për të cilët, siç tha, i ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshme për vazhdimin e mjekimit të tyre adekuat.

Shkup - Ambasada amerikane në vend në Fejsbuk faqen e saj publikoi apel deri te qytetarët, të cilët posedojnë vizë amerikane, që e njëjta të shfrytëzohet në mënyrë korrekte.]

Shkup - Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, njofton DPHM.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti në një takim protokollar ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Shkup, Paolo Palminteri, informojnë nga kabineti i tij.

Shkup– Gjatë ditëve të kaluara janë bërë 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në bazë të Ligjit për veprimtari hotelierike. Janë ndërmarrë shumë hapa. Vendime për ndalesë të përkohshme janë shqiptuar për 10 subjekte juridike, kafene dhe klube sipas Ligjit për veprimtari hotelierike. Kjo ka të bëjë në pjesën e sanksionit kundërvajtës dhe te të gjithë është ndryshe, varet nga kundërvajtja. Kjo është konfirmuar në vetë procesverbalin, ndërsa diku ndalesa është 10, 15, 20 ose 30 ditë, njoftoi në konferencën e sotme për media zëdhënësja e Qeverisë Maria Miteva. 

Tetovë- Në Tetovë është mbajtur marsh dhe protestë publike nga një grup qytetarësh pas thirrjes së nismës “Zero” për të shprehur revoltën për një numër të madh të tragjedive me qëlllimin për të kërkuar përgjegjësi. Qytetarët janë mbledhur në shesh gjysmë ore pas mesditës, pas së cilës grupi ka lëvizur drejt objektit ku funksionon Gjykata Themelore në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike.

Shkup – Padi penale është parashtruar kundër udhëheqësit 63-vjeçar të Sektorit për Urbanizëm në Komunën Mavrovë – Rostushë i cili ka kërkuar ryfshet prej 13.000 euro. 

Tetovë- Në një akt solidariteti dhe humanizmi, sot u mbajt seanca e 49-të e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Tetovës, ku u miratua me unanimitet propozim-vendimi për ndarjen e 1,2 milionë denarëve si ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit 2025 në Koçan.

Tetovë - Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami më 24 mars 2025, ka miratuar një vendim që ndihmon në forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe ruajtjen e sigurisë publike në territorin e Komunës. Ky vendim, i miratuar në përputhje me nenin 71, paragrafi 1 të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese dhe nenin 50, paragrafi 1, pika 16 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ka për qëllim të rregullojë më tej veprimtaritë dhe objektet me frekuencë të lartë të qytetarëve, siç janë qendrat tregtare, objekte fetare, objekte hotelerike dhe të tjera.

Prilep - Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës.

Kiev - Në sulmin raketor rus në rajonin verior ukrainas Sumi, u lënduan 28 persona, kumtuan autoritetet lokale.

Kajro - Egjipti ka paraqitur propozim të ri për armëpushim në luftën ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat e Katarit.

Londër - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje kanë pasur një bisedë të shkurtër telefonike mbi progresin në marrëveshjen e re ekonomike ndërmjet dy vendeve. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit britanik.

Paris- Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar pas ndeshjes Francë-Kroaci, të luajtur mbrëmë në "Stad de Frans", për shkak të përshëndetjes naziste.

Bruksel – Të gjitha vendet me të cilat BE-ja ka lidhur marrëveshje për partneritet për siguri dhe mbrojtje, mund të përfshihen në furnizime në mbrojtje bashkë me shtetet anëtare të BE-së përmes Instrumentit “Aksioni i sigurisë për Evropë” (SAFE), informon sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Siguri Ekonomike, Tregti, Shërbime Financiare dhe Dogana, Olof Gill. 

Gazë- Televizioni i Katarit Al Xhezira njoftoi sot se një gazetar i tyre është vrarë në një sulm izraelit ndaj automobilit të tij në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Londër - Ish kapiteni anglez, Alan Shirer sot vlerësoi se trajneri gjerman Tomas Tuhel do të mbetet në stolin e Anglisë vetëm nëse e fiton titullin në Kampionatin botëror vitin e ardhshëm.

QËNDRONI TË LIDHUR