• e martë, 25 mars 2025
MIA Flesh

18:00/21 mars/2025

Shkup - Një falenderim i sinqertë, në emër të popullit të Maqedonisë, qeverisë dhe shtetit, për nivelin e lartë të solidaritetit që Sllovenia po tregon – dëshmi e respektit të thellë mes vendeve dhe popujve tanë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në Lubjanë, në takime të veçanta me ministren e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon dhe ministren e Shëndetësisë Valentina Prevolnik Rupel dhe personelin mjekësor që kujdeset për pacientët tanë të hospitalizuar në Slloveni.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kompetente, e ka përfunduar fazën e parë të hetimeve për zjarrin që përfshiu diskotekën "Puls" në Koçan. Ndaj 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa një person dyshohet se ka pranuar ryshfet, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në konferencën e sotme për shtyp në MPB, Toshkovski tha se kjo tragjedi kërkon mobilizimin e plotë të institucioneve.

Shkup - Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Shërbimet në kuadër të MPB-së janë përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që do të bënte ndryshime në legjislacionin që rregullon këtë çështje. Kështu ka deklaruar sot për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se hetimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan do të zgjerohen nëse sigurohen dëshmi për përfshirje të personave të tjerë. "Absolutisht do të rritet ky numër nëse sigurohen dëshmi për ata që kanë involvim të drejtpërdrejtë apo indirekt në ngjarjen kriminale", tha Toshkovski. Në konferencën për mediat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri dha deklaratë në lidhje me arrestimin e fundit të kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov. Sipas Toshkovskit, veprimet e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) janë plotësisht në kuadër të autorizimeve ligjore dhe janë profesionale.

Shkup - Ministria e Transportit nuk kompetenca për objektin e klubit "Puls" në Koçan, i cili është nga kategoria B, sepse pas miratimit të Ligjit për Decentralizimin, Ministria është përgjegjëse vetëm për objektet e kategorisë A, informoi sot ministri përkatës dhe zëvendëskryeministër Aleksandar Nikolloski. "Objekti është ndërtuar në vitin 1999 sipas planit të vlefshëm në kuadër të Komunës së Koçanit. Është ndërtuar si një industri e lehtë, jo ndotëse dhe u përdor për një periudhë si fabrikë tekstili, ndërsa më pas si magazinë. Më pas u shtua një pjesë prej rreth 50-të metrash katrorë, i cili u legalizua në vitin 2011 në përputhje me Ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe u lidh me strukturën ekzistuese. Kjo do të thotë se është respektuar gjithçka në aspektin urbanistik", tha Nikolloski në përgjigjen e pyetjen konferencën e sotme për media në Qeveri.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e Institutit të Psikologjisë pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Oda e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq, ofruan mbështetje të fuqishme psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, e cila do të jetë më intensive në komunat ku një numër i madh i të rinjve, në fatkeqësinë në Koçan humbën vëllezërit, motrat, shokët dhe bashkëmoshatarët, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Shkup - Në gjendje të qëndrueshme janë të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën në Koçan, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, informuan për MIA nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend. "Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet mjekësore fillestare, janë në gjendje të qëndrueshmedhe tashmë ka filluar procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura", theksojnë nga Ambasada. Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.

Dibër - Këshilli i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar Vendim për akordimin e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan. "Mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Medat Kurtovski, në të cilën këshilltarët unanimisht kanë miratuar vendim për miratimin e mjeteve financiare në shumë prej 500 mijë denarëve, të cilat do të paguhen nga buxheti i komunës", njoftojnë nga komuna.

Shtip - Në Spitalin klinik të Shtipit është pranuar një pacient 56 vjeçar nga Vinica, pas aksidentit të komunikacionit në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan në mes të kryqëzimit Probishtip dhe kryqëzimit Spançev. Nga Spitali Klinik-Shtip thonë se janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe incizimet e pacientit, i cili është hospitalizuar tek ata. Nga Sektori për Punë të Brendshme nga Shtipi njoftojnë se rreth orës 13:00 në Stacionin Policor Koçan është njoftuar se në autostradën e shpejtë Shtip - Koçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve "Volksvagen golf" me targa të Vinicës dhe automjetit transportues në pronësi të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Bruksel - Bashkimi Evropian në iniciativat e tij të mbrojtjes duhet të përfshijë sa më shumë aleatë, që nuk janë anëtarë të Unionit, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian (SEDE). Shekerinska theksoi se në kontekstin aktual të sigurisë në të cilin Evropa përballet me paqëndrueshmëri dhe kërcënime nga shumë drejtime, "detyra jonë më e shenjtë është t'i mbajmë njerëzit tanë të sigurt". Ajo theksoi se NATO dhe BE janë partnerë të natyrshëm dhe të pazëvendësueshëm dhe se për këtë arsye është e rëndësishme të vazhdohet me forcimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, ndërsa e përshëndeti edhe Planin e Komisionit Evropian për "Riarmatimin e Evropës", rritjen e investimeve në mbrojtje nga anëtarët e Unionit, si dhe mbështetjen evropiane për Ukrainën.

Kiev - Tre persona janë plagosur në sulmin e sotëm me dronë rusë në Odesa. Në qytet është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, që tregon për dëmtime të mundshme të infrastrukturës energjetike. Sulmi shkaktoi zjarre të mëdha në infrastrukturën civile, ndërtesa tregtare dhe automjete. Mbi 20 makina zjarrfikëse dhe më shumë se 70 persona kanë shuar zjarret. Sulmi ka ndodhur pak përpara se presidenti çek Peter Pavel këtë mëngjes ta vizitojë Odesën..

 

QËNDRONI TË LIDHUR