• e martë, 25 mars 2025
MIA Flesh

09:00/24 mars/2025

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do ta vizitojë Komunën e Radovishit, ku do të marrë pjesë në rikonstruksionin dhe ridestinimin e shtëpisë së mallrave në një qendër moderne multifunksionale dhe muze në Komunën  e Radovishit. "Objekti, i cili për tridhjetë vite ka qëndruar i braktisur dhe i neglizhuar, një dëshmitar i heshtur i tranzicionit, tani do të vihet sërish në funksion. Shuma e përgjithshme për realizimin e projektit të rikonstruksionit dhe ri-destinimit të shtëpisë së mallrave në Radovish është 223.075.612,81 denarë.

Shkup - Nga sot përmes Kryqit të Kuq familjeve të të vdekurve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan do t'u paguhet përkrahje financiare nga donacionet e grumbulluara në vlerë prej 150.000 denarëve. Deri më 22 mars përmes Kryqit të Kuq janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Në spitalet e Maqedonisë të 55 pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë, ndërsa nëntë janë planifikuar të dalin nga spitali në fillim të kësaj jave, pasi të jenë kryer të gjitha analizat toksikologjike dhe psikologjike. Priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve, në të cilat aktualisht dyshohen 34 persona, si dhe nga inspektimet e paralajmëruara në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.

Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën themelore penale Shkup. Në seancën e kaluar u mor në pyetje Velibor Manev, njëri prej të akuzuarve. Ai tha se për grabitjen i ka koordinuar Ljupço Palevski Pallçon dhe se ka menduar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe se është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen. Manev u mor në pyetje nga Ljupço Palevski dhe mbrojtja e tij me ç'rast iu parashtruan disa pyetje lidhur me kornizat kohore për kryerjen e aktiviteteve me ç'rast cekën disa rrëfime të Manevit, sipas të cilavem ngjarjet nuk janë përshkruar në mënyrë identike. Përgjigja e manevit për shkakun për këtë ishte se është për shkak të gjendjes në të cilën i ka dhënë deklaratat në ato momente.

Shkup - Pa energji elektrike sot prej orës 8 deri në orën 15 do të jenë konsumatorët nga rr. "62" në Radishan në komunën Butel, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13, konsumatorët nga bul. "Aradhat partizane" nr.102 në komunën Karposh, e transmeton QRMK-Shkup njoftimin nga EVN Maqedoni.

Kavadar - Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy vetura janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit. Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm dr. Antoan Parakeov, drejtues i Shërbimit të emergjencës në Kavadar. "Si shërbim i emergjencës kemi qenë në vendngjarje sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje direkte të dy automjeteve në kryqëzimin afër urës së Brushinit në qytet. Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar", tha Parakeov.

Shkup - Nesër nga ora 9 deri në 13:00 pa rrymë do të jenë përdoruesit në vendin e quajtur Brazda në fshatin Zelenikovë të Komunës së Zelenikovës, ndërsa nga ora 9 deri në 16 fshatrat Pobozhje, Brodec, Brezë, Tanushë dhe Malinë. Ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike janë njoftuar nga QRMK-Shkup pas një njoftimi nga EVN Maqedoni.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë. 

Sofje - Gjendja e të gjithë 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan të cilët janë të hospitalizuar në Bullgari është stabile, deklaroi mbrëmë ministri bullgar i Shëndetësisë, Silvi Kirillov, për BTV. Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit. "Kemi dy pacientë të ekstubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile", tha Kirilov.

Jerusalem - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, mbrëmë pas mbërritjes në Izrael deklaroi se duhet të përfundojë vuajtja në Rripin e Gazës. Kaja Kalas tha se do të kërkojë një "kthim urgjent" të marrëveshjes për armëpushim për të ndaluar "shkatërrimin e Rripit të Gazës". "Ofensiva ushtarake izraelite shkaktoi një humbje të tmerrshme jetësh. Për sa kohë kjo luftë vazhdon, të dyja palët do të humbasin. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por duhet të respektojë jetën e civilëve dhe ligjin humanitar. Kërcënimet për aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës janë të papranueshme", shtoi ajo. 

Riad - Ndërmjetësuesit amerikanë sot do të zhvillojnë bisedime të veçanta me ekipet ruse dhe ukrainase në Arabinë Saudite, ndërsa Uashingtoni përpiqet të ndërmjetësojë për një armëpushim të kufizuar pas më shumë se tre vjet lufte. Siç raporton DPA, i dërgurai special amerikan për Ukrainën, Kith Kellog, i ka përshkruar bisedimet indirekte si "diplomaci lundruese", ku delegacioni amerikan lëviz mes dy palëve teksa takohen në "ambiente të ndara”. "Ju në thelb thoni, "Mirë. Cilat janë kushtet tuaja? Dhe shkoni në anën tjetër, "Cilat janë kushtet tuaja?", i tha Kellog komentuesit konservator Glen Bek në një intervistë fundjavën e kaluar.

Toronto - Në fillim të fushatës parazgjedhore në Kanada, në jehonën e luftës tregtare me kërcënimin e SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Tramp për aneksimin e Kanadasë, kryeministri i ri kanadez, mark Karni dhe kundërshtari i ti konservator porositën se Trampi duhet ta respektojë sovranitetin e Kanadasë. Mediumet amerikane transmetojnë se Karni dje paralajmëroi fushatë zgjedhore pesëjavëshe para se të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 28 prill.

Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot biseduan në telefon për operacionet izraelite në Gazë, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit. Në sulmin e djeshëm ajror izraelit ndaj spitalit në Gazë jetën e humbën pesë persona, mes të cilëve edhe lideri politik i Hamasit. Izraeli pohon se cak i sulmit ishte anëtari kyç i grupit militant. Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se është goditur reparti kirurgjik në spitalin Naser në Kan Junis. Ushtria izraelite kumtoi se sulmi ka pasuar pas të dhlnave të hollësishme zbuluese dhe prëdorimit të municionit të saktë për t'u minimizuar dëmi.

QËNDRONI TË LIDHUR