• e mërkurë, 26 mars 2025
MIA Flesh

15:00/21 mars/2025

Shkup - Dje ishte një nga ditët më të rënda për vendin tonë. Tragjedia në Koçan më shqetësoi thellë, para së gjithash, si njeri dhe si prind. Në këto momente të vështira, është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në dhimbje dhe solidaritet. Më lejoni të shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet që po përballen me këtë humbje të pariparueshme, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Shkup - Numri i pacientëve të lënduar të cilët për momentin trajtohen nga lëndimet e marra nga zjarri në Koçan është 162. Sot, dhjetë nga pacientët që janë të shtruar në spital në mbarë vendin do të lëshohen për trajtim shtëpiak, ndërsa dje nga spitali janë lëshuar tre pacientë, deklaroi sot numri një i Shëndetësisë, Arben Taravari. "Momentalisht në Qendrën klinike po qëndrojnë 25 pacientë, në SPQ "8 Shtatori" 12 pacientë, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit 11 dhe në Shtip një pacient. Pritet të lëshohet një pacient nga Shtipi, një nga Kirurgjia pediatrike, tre nga Kirurgjia torakale. Në "Sistinë" dhe "Zhan Mitrev" po trajtohen gjithsej 9 pacientë, prej tyre pesë sot janë duke u çregjistruar", tha Taravari

Shkup - Nga rreth 1.100 licenca të dhëna në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për urbanistikë, Ministria e Transportit ka kontrolluar deri më tani 643, me ç'rast tek 97 prej tyre është konstatuar se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë ndaluar t'i plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për shkask të së cilës do të merren vendime për marrjen e tyre, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikollosski dhe shtoi se pret që deri më martën të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara.

Shkup – Nga mbi 1.100 licenca të dhëna, Ministria e Transportit deri më tani ka kryer kontroll të 643 licencave në bazë të Ligjit për Ndërtim dhe Planifikim Urbanistik me çka te 97 licenca është konstatuar se pas dhënies, personat juridikë kishin ndaluar së përmbushuri kushtet ligjore në bazë të të cilave janë dhënë me çka do të merren vendime për marrjen e licencave, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

Shkup - Me përfundimin e hetimit do të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet për arsyen e zjarrit, kush e shkaktoi, mënyrën e ndezjes dhe me cilin mjet piroteknik, deklaroi prokurori Ljupço Kocevski. Kocevski, këtë e theksoi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në konferencën për media në të cilën ai njoftoi se për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizikë dhe juridikë. Me këtë, për zjarrin në të cilin e humbën jetë 59 persona, mes të cilëve edhe gjashtë fëmijë, numri i përgjithshëm i të dyshuarve është 34 persona fizik, pasi dje Prokuroria Publike hapi hetim kundër shtatë policëve nga SPB Shtip dhe SPKP Koçan.

Shkup - Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS). Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim. Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve.

Shkup - Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua një propozim për ndarjen e 1 milion denarëve për ndihmën e familjeve të viktimave të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Koçan. Ky veprim i Këshillit të Komunës së Çairit, thonë nga atje,  është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit të Çairit në periudha të vështira, dhe një mesazh i fuqishëm që tregon se komuniteti qëndron i bashkuar në momentet e dhimbjes dhe nevojës.  Siç informojnë nga Komuna e Çairit,  kryetari i Komunës së Çairit shprehu mirënjohjen dhe angazhimin e tij për t’iu ofruar mbështetje familjeve të prekura. Ai theksoi se kjo ndihmë financiare është vetëm një hap i parë dhe se Çairi do të vazhdojë të mbështesë individët dhe familjet që kalojnë në periudha të vështira. 

Shkup - Gjatë ditës së djeshme nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, nga 82 kontrollet  e kryera është konstatuar se 13 objekte hotelierike nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike. Siç informoi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në konferencën e sotme për media, këtyre personave juridikë do t'u hiqet licenca dhe do t'u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë. 

Shkup - Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut informon se deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre. "Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizëm dhe solidaritet për të pësuarit nga zjarri në Koçan. Falënderojmë të gjithë ata që dhuruan dhe ju informojmë se jemi në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të pësuarit nga zjarri në Koçan", thuhet në kumtesë.

Shkup – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve. "Thirrjet për sulme ndaj mediave dhe punonjësve të medias, drejtpërdrejt kërcënojnë sigurinë e gazetarëve dhe paraqesin sulm ndaj lirisë së shprehjes", thonë në ASHMAA. Agjencia edhe një herë u kujton mediave gjatë krijimit të programit të tyre që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbajtjeve të emisioneve, filmave dhe serialeve veçanërisht në atë se çfarë rëndësie mund të marrin në kontest të këtyre momenteve të ndjeshme.

Shkup - Tre pjesëtarë të Armatës kanë qenë në automjetin që është përmbysur në rrugën Shtip-Koçan dhe të gjithë janë lënduar lehtë, njofton Shtatmadhoria e  e Armatës. Në automjet, siç thuhet në informacion, është goditur nga një automjet civil. "Sot në relacionin rrugor Shtip - Koçan në orën 13:00, një automjet i Armatës "Land Rover Defender" me tre pjesëtarë të Armatës, gjatë kryerjes së aktiviteteve të planifikuara rregullisht (ndërrimi i rojes), është përfshirë në një aksident komunikacioni, gjegjësisht automjeti i Armatës është goditur nga automjeti civil në pjesën e pasme. Në këtë rast tre pjesëtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar në spitalin e Koçanit për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore", qëndron në informacioni e Shtatmadhorisë së Armatës. Në vendngjarje kanë dalë MPB dhe pjesëtarë të Policisë Ushtarake.

Shkup - Nëpunës policorë të NJPB Gostivar mbrëmë në orën 23:15 në Gostivar e privuan nga liria S.Т.(54) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar. Siç bëri të ditur MPB, ai dyshohet se në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në ambientin ndihmës të shtëpisë të R.N.(71) nga Gostivari kreu vjedhje, me ç’rast kishte marrë 7.000 euro në vlera të ndryshme. I janë gjetur dhe sekuestruar një pjesë e parave. Është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

Berlin - Të paktën 8.938 persona kanë humbur jetën gjatë rutave të migracionit nëpër botë në vitin 2024, duke e bërë njëherësh vitin më vdekjeprurës në histori, tregojnë të dhënat e reja të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara. Numri i viktimave në vitin 2024 vazhdon trendin pesëvjeçar të rritjes së vdekshmërisë çdo vit, ndërsa bilanci i vitit të kaluar tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2023 kur u regjistruan 8.747 raste të vdekjes së emigrantëve, bën të ditur IOM.

Bruksel - Është e vështirë të bëhet krahasimi i një vendi ose një tjetër kandidat për anëtarësim në BE, sepse zgjerimi është një proces i bazuar në merita, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Partneritete Ndërkombëtare dhe Mesdheun, Gijom Mersie, duke komentuar deklaratën e presidentit lituanez Gitanas Nauseda  se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Unionit para vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat tashmë po negociojnë për anëtarësim. "Atë që po bën Komisioni është të sigurojmë që  mund të sigurojmë të gjithë mbështetjen teknike për vendet për të zbatuar reformat. Ne e bëjmë këtë me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Ukrainën dhe me çdo vend tjetër të përfshirë në procesin e zgjerimit. Prandaj, afati nuk varet nga ne, por nga reformat", theksoi Mersier.

Bruksel - Konfiskimi i pothuajse 200 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse në Evropë do të ishte një "akt lufte", deklaroi kryeministri belg Bart de Vever. Duke folur pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ai paralajmëroi se masa do të mbarte “rreziqe sistematike për të gjithë sistemin financiar global” dhe do të shkaktonte hakmarrje nga Moska, raporton portali Politiko. "Ne nuk jetojmë në një botë të fantazive. Jemi në botën reale, ku nëse dikujt i merr 200 miliardë euro, do të ketë pasoja", tha De Vever.

Gjenevë - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot shprehu zemërim për sulmet e fundit izraelite në Gazë dhe bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe dërgim të menjëhershëm të ndihmave humanitare. "Jam i indinjuar nga sulmet e fundit izraelite në Gazë, të cilat kanë vrarë qindra njerëz", tha Gutereshi. Ai, gjithashtu shprehu keqardhje për vdekjen e një anëtari të personelit të KB-së dhe plagosjen e pesë të tjerëve pasi sulmet izraelite goditën dy objekte të KB-së në qytetin Deir al Balah të Rripit të Gazës.

Gjenevë - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) sot paralajmëroi se në Gazë ka meill vetëm për gjashtë ditë. "Mundemi atë ta vazhdojmë me reduktimin e sasisë që ua japim njerëzve, por po flasim për ditë, jo për javë. Situata në Gazë është seriozisht shqetësuese", deklaroi Sem Rouz nga URVA për gazetarët në Gjenevë, duke folur nga Gaza qendrore.  Ai tha se gjashtë nga 25 furrat e bukës të mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit duhej të mbylleshin dhe gjithnjë e më shumë njerëz po mblidheshin në rrugët para furrave. Kjo është periudha më e gjatë që nga fillimi i konfliktit në tetor të vitit 2023, në të cilin asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gazë, theksojnë nga KB.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot, pas sulmit të ri të fuqishëm të Rusisë ndaj Ukrainës,  deklaroi se "vetëm presioni i përbashkët ndaj Moskës, i shoqëruar me sanksione më të ashpra dhe mbështetje më të fortë mbrojtëse për Kievin, do ta hapë rrugën e përfundimit të terrorit dhe vazhdimit të luftës nga Rusia". "Presim presion të vërtetë ndaj Rusisë nga SHBA-ja,  Evropa dhe të gjithë partnerët tanë. Kjo është ajo që do t'i mundësojë diplomacisë të funksionojë", ka shkruar Zelenski në rrjetin X. 

Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ashpërsojnë sanksionet drejt Rusisë me kufizimin e pagesave për burime të energjisë, madje edhe në moment kur mbahen bisedime paqësore me Qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, njoftoi sot Blumberg. Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp lejoi që të skadojë licenca e cila përfshin pagesa për burime të energjisë në disa banka ruse, të cilave edhe më tutje u ishte lejuar të pranojnë pagesa në dollarë amerikanë përmes asaj që njihet si “Licenca e përgjithshme 8”, e cila ishte në fuqi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. 

QËNDRONI TË LIDHUR