• e martë, 25 mars 2025
MIA Flesh

09:00/25 mars/2025 

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të mega-parkut me shesh në lagjen Radishan, Komuna e Butelit. Siç informon shërbimi qeveritar për shtyp, parku do të shtrihet në sipërfaqe prej 10.000 m2. Parku i ri do të ketë sipërfaqe të gjelbër prej 6.000 m2, shesh prej 4.000 m2 dhe kënd shumë të madh lodrash për fëmijë. Projekti është në vlerë prej 20 milionë denarëve, ndërsa mjetet janë siguruar nga Qeveria.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të lagështa.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri 20 gradë Celsius.  Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 20 gradë. DPHM-ja njoftoi se deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Berlin - Përbërja e re e Bundestagut gjerman do të takohet sot për herë të parë, njoftoi DPA. Deputetët e rinj, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, pritet të zgjedhin kryetarin e Bundestagut. Tradicionalisht, kryetari i dhomës së poshtme të parlamentit gjerman bëhet përfaqësuesi i grupit më të madh parlamentar, i cili në përbërjen aktuale të parlamentit është Unioni Demokristian dhe partia e tij simotër nga krahina e Bavarisë, Unioni Kristian Social.

Budapest - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Piter Sijarto ka deklaruar se nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet. "Hungaria vlerëson shumë përkushtimin e presidentit të ri amerikan për paqen. Nëse Tramp nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet. I mbështesim plotësisht iniciativat e Trampit", tha Sijarto mbrëmë pas takimit me ushtruesin e detyrës në Ambasadën amerikane në Budapest, Robert Paladin.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se kushdo që dëshiron stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të ecë drejt paqes së vërtetë dhe sigurisë së garantuar. "Rusia mbetet aktori i vetëm që vazhdon këtë luftë, duke tallur si popullin tonë ashtu edhe komunitetin botëror. Për ta shtyrë Rusinë drejt paqes, ne kemi nevojë për lëvizje të forta dhe veprime të forta", thotë Zelenski në një postim në rrjetin social Iks. Siç deklaroi ai, Ukraina është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të fuqishme që mund ta bëjë diplomacinë më efektive.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin i ka dhuruar një portret presidentit amerikan Donald Tramp. Putini ia ka dhënë portretin e Trampit të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Stiv Uitkof në Moskë në fillim të këtij muaji, konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Dhurata u përmend për herë të parë nga Uitkof në një intervistë javën e kaluar me ish drejtuesin e Foks njuz, Taker Karlson. Uitkof i tha Karlsonit se Trampi ishte "habitur" nga portreti të cilin e ka përshkruar si "të bukur".
Uitkof është takuar me Putinin pas bisedimeve me zyrtarë rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Bisedimet për ndërprerjen e zjarrit vazhduan dje në Arabinë Saudite, ku përfaqësuesit amerikanë u takuan me homologët e tyre rusë, një ditë pas takimit me negociatorët ukrainas.

Minsk - Aleksandar Llukashenko sot do ta marrë detyrën pas mandatit të shtatë si president i Bjellorusisë, njoftojnë mediat ruse. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën më 26 janar. Ceremonia e inaugurimit të Llukashenkos do të mbahet në Pallatin e pavarësisë në Minsk dhe do të fillojë në orën 12 me orën lokale. 

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara po tërheqin rreth një të tretën e personelit të vet ndërkombëtar nga Rripi i Gazës pas sulmit ndaj KB-së në rajon, kumtoi zëdhënësi. "Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonip Guteresh "solli vendim të rëndë" për ta ulur numrin e personelit të KB-së në Gazë", deklaroi zëdhënësi Stefan Duzhariq në Nju-Jork. Ai theksoi se KB-ja nuk do ta braktisë tërësisht Gazën. "Mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të sigurijmë ndihmë nga e cila varet ekzistenca e civilëve dhe mbrojtjes së tyre", tha ai.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë ka bërë të ditur se vizita e pritshme e përfaqësuesve amerikanë në Grenlandë këtë javë nuk është provokim. Trampi e bëri këtë deklaratë pas pretendimeve të kryeministrit të Grenlandës Mute Egede se është "ndërhyrje e huaj". "Ky është një gjest miqësor, jo provokim. Ka shumë njerëz në Grenlandë që do të donin që diçka të ndodhë në mënyrë që të mbrohen dhe të kujdesen siç duhet. Ata vijnë tek ne, jo ne tek ata”, ka thënë Tramp, pa dhënë më shumë detaje. Usha Vens, bashkëshorte e zëvendëspresidentit amerikan, Xhej Di Vens do ta kryesojë delegacionin që do të përfshijë edhe këshilltarin për Siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majk Uolc dhe Sekretarin e energjisë Kris Rajt që do të vizitojnë Grenlandën këtë fundjavë.

Uashongton - Negociatat e kryesuara nga SHBA-ja në Arabinë Saudite me delegacionet nga Ukraina dhe Rusia po përparojnë mirë dhe së shpejti pritet kumtim pozitiv, deklaroi një burim nga Shtëpia e Bardhë. "Bisedimet të cilat i mundësuan ekipet teknike të administratës së Trampit në Riad po zhvillohen jashtëzakonisht mirë dhe të gjitha palët e përfshira punuan ditë e natë. Presim kumtim pozitiv në të ardhmen e afërt", tha burimi, transmetojnë agjencitë botërore. Delegacioni i SHBA-së u tkaua me përfaqësuesit ukrainas në Riad të dielën dhe me përfaqësuesit rusë dje. Bisedimet kryesisht u fokusuan në ndërprerjen e zjarrit në Detin e Zi, por Trampi tha se po paraqitren edhe çështje të tjera si pjesë e përpjekjeve të tij për t'i vënë fund luftës trevjeçare ruse kundër Ukrainës.

Uashington - Anëtarët e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së kanë shfrytëzuar aplikacionin "Sinjali" (Signal) për të biseduar për operacionin e ardhshëm ushtarak kundër Huthëve jemenas, dhe si njëri nga pjesëmarrësit në grupin e mbyllur është gjetur edhe Xhefri Goldberg, kryeredaktor i botimit "Atlantik". Në bisedë morën pjesë përfaqësues kryesor të kreut amerikan: ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset, sekretari i shtetit Marko Rubio, nënkryetari Xhej Di Vens, këshilltar i Sigurisë Kombëtare Majk Uolc dhe zyrtarë të tjerë të lartë, ose gjithsej 18 persona.

QËNDRONI TË LIDHUR