
15:00 / 25 mars / 2025
Shkup - Ekipe të Kirurgjisë Plastike që sot me siguri kanë mbërritur në Koçan, ku duhet t'u ofrojnë ndihmë pacientëve nga Koçani, të cilët përgjithësisht kanë djegie të shkallës së parë ose të dytë, të cilët janë lëshuar për trajtim shtëpiak, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp. Qëllimi është, siç sqaroi ministri të mos vijnë deri në Shkup, por "ekipet tona nga Kirurgjia Plastike të ofrojnë mbështetje profesionale atje".
Shkup - Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2 200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë. "Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse a]dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë", theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.
Shkup - Ekipet e hetuesisë së Prokurorisë publike dhe MPB-së dje dhe sot janë duke ndërmarrë veprime të koordinuara për sigurimin e dëshmive në hetim në lidhje me zjarrin tragjik në Koçan. Siç njofton Prokuroria publike e shtetit, janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër për ekspertizë.
Shkup - Kryeministri, Hristijan Mickoski sot deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik do të ndërpritet në momentin deri aty ku ndodhet. "Në këtë moment, duke marrë parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë ta ndalojmë atë procedurë aty ku është, sepse vlerësojmë që prokurorët që po punojnë posaqçrisht në rastin që ka ndodhur në Koçan duhet të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre, t'u japim një shans të bëjnë punën e tyre. Kur thashë se jemi të kënaqur, realisht kam parë se ka pasur një aksion dhe punë të përbashkët në mes të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, e cila rezultoi me 34 persona të siguruar, cilët kanë edhe dyshimin më të vogël se janë të ndërlidhur me këtë rast", tha Mickoski. Ai theksoi se nuk do të ndalojë këtu, se rasti do të zgjerohet.
Shkup - Pronarëve të lokaleve do t'u jepet aq kohë sa u nevojitet për t'i përmirësuar parregulsitë dhe gjatë asaj periudhe nuk do të punojnë. Por, ka edhe objekte shtetërore mes atyre që nuk i përmbushin kushtet e nevojshme për punë, ndërsa disa prej tyre janë ende të moshës parashkollore, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Mickoski edhe njëherë përsëriti se do të përgjigjet secili që e ka shkelur ligjin, pavarësisht nëse personi është pjesë e ndonjë strukture politike apo jo, dhe këtu, përmendi, nuk duhet të ketë dilema. Lidhur me moratoriumin për pronarët e lokaleve që i paralajmëroi dje, kryrministri sqaroi se mendohet për periudhën që do t'u jepet për t'i mënjanuar parregullsitë apo të mund të bëjnë diçka me çka do të adaptohe. Thelbi është, theksoi, të gjithë që parashtruan dokumente, t'i përmbushin edhe kushtet.
Shkup - Pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se sot po lirohen 12 pacientë nga spitalet në Shkup. “Aktualisht kemi gjithsej 39 pacientë të shtruar në spitalet tona, nga të cilët 12 pacientë në Qendrën Klinike, 10 në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 10 në Spitalin e Përgjithshëm ‘8 Shtatori’ dhe 7 në spitalet private. Me lirimin për trajtim në shtëpi të këtyre 12 pacientëve, praktikisht do të mbeten 27 pacientë në spitalet tona (në kirurgjinë pediatrike, ku ishin dy pacientë, nuk do të ketë më asnjë, ndërsa do të mbeten pacientë vetëm në kirurgjinë plastike dhe toksikologji). Jashtë vendit kemi 115 pacientë, nga të cilët, fatkeqësisht, 4-5 janë në gjendje më serioze, disa prej tyre kanë përkeqësim, por kolegët tanë jashtë vendit po japin maksimumin për t’i ndihmuar të kalojnë këtë periudhë të vështirë,” theksoi ministri Taravari.
Shkup - Më vjen keq që kjo duhej të ndodhte që të gjithë të kuptojnë se gjërat kanë qenë të gabuara për më shumë se tre dekada, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke shprehur besimin se do t'i korrigjojnë dhe do t'i mposhtin, siç tha të gjitha mafitë që fatkeqësisht mbretëruan. Mundëm mafien gjyqësore, në procedurë është e ashtuquajtuara mafia e mazutit, e ashtuquajtura mafia e energjisë, në veprim ose në arrati është e ashtuquajtura mafia e lojërave të fatit, u ndalua dhe u sigurua. mafia e rrugës në Shkup, ku kishte disa grupe, dhe tani është radha e kësaj mafie që për fat të keq mbretëroi në Maqedoni. Edhe kjo do të mposhtet, pastaj do të pasojnë të tjerët, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pasi vendosi gurthemelin e megaparkut me shesh në lagjen Radishani.
Shkup - Nuk jam i sigurt se tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi çdoherë të gatshëm për zgjedhje, porositi sot kryeministri, Hristijan Mickoski. I pyetur lidhur me informatat se në prag të zgjedhjeve lokale, Arben Taravari do të mund ta braktis edhe koalicionin Vlen edhe koalicionin qeveritar, Mickoski tha se nuk ka informata të tilla dhe se koalicioni qeveritar funksionon shkëlqyeshëm. "Nuk kam informata të tilla se do ta braktis koalicionin qeveritar dhe koalicionin Vlen. Përkundrazi, mendoj se koalicioni qeveritar funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa lidhur me zgjedhjet lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni Vlen, këtë pyetje mendoj se më së miri është ta adresoni tek ata", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas vendosjes së gurthemelit në mega-parkun me shesh në lagjen Radishan.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se nga mbi 3,100 licenca në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanistikës që janë inspektuar deri më tani, tek 479 është konstatuar se funksionojnë në mënyrë të parregullt, për çka do të konfiskohen nga personat juridikë. Kjo listë, siç theksoi Nikolloski, do t'u dërgohet institucioneve përkatëse për veprime të mëtutjeshme. Ai paralajmëroi edhe ndryshime ligjore me të cilat do t'i bëjnë këto kontrolle të detyrueshme çdo gjashtë muaj, dhe jo si deri tani në baza vullnetare. Për kontrollet e ardhshme, shtoi ai, ankimimi nuk do të vonojë ekzekutimin, që do të thotë se pezullimi do të hyjë në fuqi menjëherë.
Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si institucion përgjegjës edhe për sektorin e hetelierisë, që nga dita e parë e kësaj ngjarjeje tragjike ka qenë e gatshme për bashkëpunim të plotë me organet kompetente. Si Ministri, kemi ofruar mbështetje të plotë në të gjitha procedurat ligjore, duke siguruar që çdo shkelje e ligjit dhe çdo keqpërdorim të sanksionohet siç duhet, njoftoi sot ministri Besar Durmishi. Ai infirmoi për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe që janë në kompetencën tonë.
Shkup - Vazhdimisht po rritet numri i psikologëve të cilët janë të përfshirë në ofrimin e mbështetjes psikosociale për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit pas tragjedisë në Koçan. Javën e kaluar kemi pasur rreth 100 psikologë, këtë javë në rrjetin e psikologëve shkollorë keni 130. Të gjithë ata kanë kryer trajnime të specializuara për përballimin e kësaj situate krize dhe janë aktivë në terren. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në disa shkolla në Shtip, duke informuar se në territorin e kësaj komune janë angazhuar edhe 10 psikologë shtesë në kuadër të institucioneve arsimore.
Shkup - Një person nga fshati Nikushtak dje u arrestua, pasi drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Siç njoftoi MPB-ja, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Kumanovë sot në orën 11:30 e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Shkup - Kryqi i Kuq filloi me pagesën e mjeteve me vlerë prej 150 mijë denarë për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, të cilët trajtohen në vendet e huaja nga fatkeqësia tragjike në Koçan. "Me pagesën gjithsej janë përfshirë 58 familje të personave të ndjerë, duke përfshirë edhe shoferin e ndjerë të Ndihmës së shpejtë në Koçan dhe 91 familje të personave të lënduar, të cilët janë hospitalizuar në spitaet jashtë shtetit tonë. Për çdo person u pagua nga 150.000,00 denarë", informojnë nga kryqi i Kuq.
Shkup - Në lagjen Radishan sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e megaparkut me sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë, ku morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministrat e Vetëqeverisjes Lokale dhe Transportit dhe Lidhjeve, Zllatko Perinski dhe Aleksandar Nikollovski, si dhe kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski. Siç theksoi Perinski, bëhet fjalë për një park, i cili do të shtrihet në 10.000 metra katrorë, nga të cilat 6.000 do të jenë gjelbërim, ndërsa 4.000 metra katrorë tjera do të jenë rrugica për këmbësorë, shesh dhe kënd lojërash për fëmijë me sipërfaqe prej 400 metra katrorë.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se përveç mbulimit të shpenzimeve shëndetësore të pacientëve nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, Qeveria do të ndajë dy deri në tre herë më shumë mjete për Koçanin për investime në projekte infrastrukturore dhe se tashmë është duke negociuar me dy kompani për të cilat janë përcaktuar lokacionet investuese, për t'i ridrejtuar në zonën industriale në Koçan. "Koçani do të jetë prioriteti ynë kryesor në periudhën që vijon, ashtu siç ishte edhe në të kaluarën. Mjetet do të rriten në periudhën që vijon në pjesën e investimeve në Koçan, por gjithashtu do të jetë prioritet edhe sigurimi i investitorëve dhe krijimi i vendeve të reja të punës me paga të mira në të ardhmen. Tashmë po bisedojmë dhe negociojmë me dy kompani të tilla, megjithëse vendet e investimeve ishin të përcaktuara më parë, tani ato do të ridestinohen në Koçan, në zonën atje. Por, gjithashtu, edhe ne si Qeveri, përmes këtij projekti për të cilin po flasim sot, do të ndajmë dy deri në tre herë më shumë mjete për Koçanin, në pjesën e investimeve në projektet infrastrukturore", tha Mickoski.
Shkup - Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur padi kundër dy personave për grabitje në dyqanin për teknikë të bardhë "Neptun" në stadiumin e qytetit në Shkup, prej ku nën kërcënimin me armë të rreme kanë vjedhur mbi 650 mijë denarë. "Dy të dyshuarit, më 29.11.2024, me trotinetë elektronikë kanë ardhur deri tek shitorja për teknikë të bardhë 'Neptun' në stadiumin e qytetit, të maskuar me maska, shallë, kapela dhe doreza, si dhe me pistoletë plastike në duar. Njëri prej tyre mbante në rrip edhe një pajisje të punuar me dorë nga dy pishtarë - piroteknikë. Kanë hyrë në shitore, në të cilin në atë moment ishte i mbushur me disa punonjës dhe klientë të moshuar, si dhe tre fëmijë dhe kanë kërcënuar të pranishmit me armën e supozuar. Nga shitorja, nën kërcënimin për sulm ndaj jetës së të pranishmëve, kanë marrë 554.146 denarë dhe 43 bono të tjera në vlerë të përgjithshme 115.000 denarë. Të dyshuarit janë larguar nga shitorja, megjithatë aty afër janë arretstuar nga nëpunësit e policisë", informojnë nga Prokuroria publike republikane.
Shkup - Deri nga fundi i muajit duhet të bëhen llogaritë dhe të konfirmohet vlera e pagës minimale dhe në këtë drejtim është formuar Komisioni për konfirmimin e përfaqësimit të sindikatave dhe javën e kaluar u votua në seancën e Qeverisë, porositi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. "Ata filluan të punojnë për të zgjedhur se cili sindikat i plotëson kushtet për të qenë përfaqësues. Pas konfirmimit të përfaqësimit, menjëherë do ta konvokojmë Këshillin ekonomiko-social, ku do ta hapim si temë pagën minimale. Nëse punëdhënësit dhe sindikatat dakordohen për mënyrë tjetër të konfirmimit ose vlerë tjetër të pagës minimale, ne do të jemi aty për t'u ndihmuar të dy palëve", tha Durmishi në përgjigje të pyetjes së gazetarve në konferecën për shtyp në Qeveri.
Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri në fund të muajit moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Siç njofton DPHM-ja, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta, mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht nga e enjtja. “Gjatë kësaj periudhe lokalisht pritet të ketë reshje më të mëdha të shiut, mbi 60 litra për metër katror”, njofton DPHM-ja.
Koçan - Bastisje për grumbullimin e provave materiale janë kryer mëngjesin e sotëm nga organet hetuese të Prokurorisë Publike dhe të MPB-së në zyrat e Inspektoratit shtetëror të tregut në Koçan dhe Vinicë. Në kuadër të ekspertizës, që është bërë në Koçan, nëpunësit kanë mbledhur prova materiale lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën "Puls", ndërsa kontroll i ngjashëm është bërë edhe në Vinicë, duke marrë parasysh se prej atje janë udhëheqësit e dikurshëm dhe aktual të Sektorit për mbikëqyrje inspektuese në Shtip, që është kompetente për qytetet në Rajonin lindor, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Dibër - Shoqata Humanitare Dibrane “Drita”, në prag të festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, ndau vauçerë për 54 fëmijë pa prindër, në vlerë prej 4 mijë denarë për blerje të veshjeve dhe këpucëve. "Janë përfshirë fëmijë nga qyteti, si dhe vendbanimet rurale nga Dibra dhe dy komunat fqinje, Qendër Zhupa dhe Mavrova dhe Rostushe, si fshatrat Mogorçe, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm, Skudrinjë, Novak dhe Qendër Zhupa, si dhe fshatra të tjera. Fëmijët morën vauçerë prej 2500 denarë për veshje dhe 1500 denarë për këpucë, të cilat do t'i blejnë sipas dëshirës së tyre. Gjithashtu secilit prej këtyre 54 fëmijëve iu dhanë edhe nga 2000 denarë në zarf, deklaroi për MIA-n Nertil Osmani, kryetar i shoqatës.
Bruksel - Rreth 74 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë se vendi i tyre përfiton nga anëtarësimi në BE, dy të tretat e tyre dëshirojnë që blloku të luajë një rol më të madh në mbrojtjen e tyre nga krizat globale dhe rreziqet e sigurisë, dhe 89 për qind besojnë se anëtarët e tij duhet të veprojnë më të bashkuar dhe të unifikuar në përballjen e sfidave aktuale, tregojnë rezultatet e Eurobarometrit “Dimër2025" të Parlamentit Evropian, të cilat sot u bënë publike. Me rastin e publikimit të sondazhit, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, tha se rezultatet e tij tregojnë se dy të tretat e evropianëve duan që BE-ja të luajë një rol më të madh në mbrojtjen e tyre.
Riad - Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës kanë përfunduar raundin e dytë të negociatave në Arabinë Saudite, njofton shërbimi i transmetimit publik ukrainas "Suspilne", duke cituar një burim nga delegacioni. Më herët u raportua se delegacioni ukrainas për shkak të këtij takimi e ka vazhduar edhe një ditë qëndrimin në Arabinë Saudite. Tani për tani nuk ka ende të dhëna për temat e bisedës. Mbledhja mes delegacioneve ruse dhe amerikane, e cila zgjati më shumë se 12 orë, ka përfunduar dje, ndërsa për sot është paralajmëruar deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA-së.
Nju Jork – Misioni i KB-së në Ukrainë në këtë fazë është “shumë hipotetik”, deklaroi sot zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së përgjegjës për operacione paqeruajtëse, Zhan – Pjer Lakroa. “Mendoj se mund të thoni se është shumë, shumë hipotetik”, tha Lakroa, diplomat francez përgjegjës për operacionet paqeruajtëse nga viti 2017. “Dukshëm, sepse çështja është në tavolinë, mendojmë për këtë”, shtoi ai para gazetarëve. Evropa bisedon për garancitë e sigurisë të cilat do t’ia japë Ukrainës në rast të ndërprerjes së armiqësive, përfshirë edhe shpërndarjen e trupave tokësorë.